Sport

​Shitblerja e lojtarëve, thyhet rekordi i përfitimeve nga agjentët

FIFA ka publikuar raportin e ri të vitit 2022 për fitimet e ndërmjetësve në transfertat ndërkombëtare.

Published

on

Pikërisht një vit pas publikimit të raportit të fundit për fitimet e ndërmjetësve (agjentëve) në botën e transfertave, FIFA ka publikuar raportin e ri të vitit 2022 për fitimet e ndërmjetësve në transfertat ndërkombëtare.

Në këtë raport shpjegohen të dhënat më interesante të nxjerra nga raporti i këtij viti tjetër kalendarik.

Tarifat e paguara për shërbimet e ndërmjetësve të klubeve arritën në 622.8 milionë dollarë në vitin 2022, një rritje prej 24.3 për qind krahasuar me shpenzimet e tarifave nga klubet në krahasim me vitin 2021.

Klubet e ngarkuara kanë punësuar ndërmjetës në 1532 transferta ndërkombëtare, një rritje prej 22.4% në vitin 2021 dhe totali më i lartë ndonjëherë. Në të njëjtën kohë, tarifat e shërbimit të paguara për ndërmjetësit që përfaqësojnë klubin e përkushtuar gjithashtu arritën një nivel të ri të të gjitha kohërave (450.1 milionë dollarë), duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 2019 (425.6 milion dollarë).

Klubet evropiane përbënin 96.2% të 622.8 milion dollarëve të shpenzuara për tarifat e shërbimit ndërmjetës, me klube nga Anglia ( 203.2 milion dollarë ), Italia ( 88.5 milion dollarë ), Portugalia ( 65.9 milion dollarë), Spanja ( 60.4 milion dollarë), Gjermania ( $ 56.1 milion) dhe Franca ( 30.0 milion dollarë).

Së fundi, kishte edhe 3,086 transferime ndërkombëtare ku lojtari përfaqësohej nga një ose më shumë ndërmjetës (15.3% e të gjitha transfertave). Ky është një rekord dhe përfaqëson një rritje prej 17.7% krahasuar me vitin 2021.

Lajmet

Rekord i ri, 43 gola në një natë në Champions League

Published

on

Gjithsej, 43 gola janë shënuar në 9 ndeshjet e para të javës së tretë në Champions League, ku aktualisht shihet një dominim i frikshëm nga ekipet e mëdha.

14 skuadra zbritën në fushë në orën 21:00, pas dy ndeshjeve të pasdites, ku takimi që spikati më shumë ishte Arsenal-Atletico Madrid.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por në të dytën “Topçinjtë” dominuan frikshëm, duke shënuar plot 4 herë, me ekipin e Simeones që ishte i pafuqishëm për t’u kundërpërgjigjur.

PSG shkaktoi një tërmet, duke marrë fitoren e tretë në po kaq ndeshje, kësaj radhe duke mundur Leverkuesenin në Gjermani me rezultatin e thellë 2-7.

Të dyja ekipet ngelën me 10 lojtarë, ndërsa në listën e golashënuesve i pranishëm ishte edhe Dembele, i cili sapo u kthye nga një dëmtim.

Interi gjithashtu tregoi forcën në Belgjikë, duke mundur 0-4 debutuesit e Royal Union.

Haaland dhe Bernardo Silva i dhanë fitoren 0-2 Manchester Cityt kundër Villarrealit.

Surpriza më e madhe erdhi nga Holanda, ku Napoli u mposht me rezultatin e thellë 6-2 nga PSV-ja.

Në sfidat e tjera, Dortmund mundi 2-4 Copenhagen, ndërsa Newcastle triumfoi 3-0 me Benficën.

Sa i përket sfidave të orës 18:45, Barcelona mundi 6-1 Olympiacosin, ndërsa Kairat Almaty-Pafos u mbyll pa gola./S.K/Tch/

Continue Reading

Lajmet

​Villarreal-Barcelona nuk do luhet në Miami

Published

on

Protesta e futbollistëve dhe presioni i ditëve fituan mbi La Liga që më në fund hoqi dorë nga plani për zhvillimin e sfidës mes Villarreal dhe Barcelonës në Miami.

Liga Spanjolle komunikoi zyrtarisht se kjo sfidë nuk do të luhet në token amerikane pikërisht në Florida.

Relevent, kompania promovuese e kësaj ndeshjeje e gjendur përballë këtij presioni që arriti kulmin me notën e protestës drejtuar Këshillit Superior Sportiv vendosi të tërhiqet përfundimisht nga kjo ide.

‘La Liga shpreh keqardhjen e thellë që ky projekt që do të shërbente për ndërkombëtarizimin e futbollit spanjoll nuk do të realizohet-thuhet ndër të tjerat në komunikatën zyrtare të La Liga-zhvillimi i një ndeshjeje tonë jashtë kufijve do të ishte një hap vendimtar drejt zgjerimit global të imazhit të kampionatit tonë duke përforcuar praninë ndërkombëtare të klubeve dhe përfshirjen e futbollistëve dhe markës së futbollit spanjoll në një treg strategjik si SHBA’, shkruan TCh.

Në fund La Liga thekson se falënderon klubet për disponibilitetin e tyre në këtë projekt dhe shtoi se do të vijojë punën për ta çuar futbollin spanjoll në çdo cep të botës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Skëndërbeu luan në Europë, por me të rinjtë

Published

on

Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19, ku ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, u mbyll me barazim 1-1.

Sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00 dhe ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti ndërsa autori I golit mbetet Uilson.

Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën ndëerkohë në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes, shkruan TCh.

Si për ironi të fatit ekipi i parë i Skëndërbeut është i dënuar nga UEFA për 10 vite dhe në edicionin pasardhës pritet të përfundojë periudhën e dënimit I cili nga 10 kualifikime ju shndërruar në 10 vite.

Gjithësesi për të qenë sërish pjesë e kupave të Europës me ekipin A do të duhet si fillim të rikthehen në Kategorinë Superiore e më pas brenda Final Four./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Published

on

Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.

Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.

Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.

Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.

Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara