Lajmet

​Shembet një urë në rrugën Kamenicë-Strezoc

Published

on

Ministria e Infrastrukturës ka treguar se është shembur një urë në rrugën Kamenicë-Strezoc, ndërsa raportohet edhe për rrëshqitje të dheut në rrugën Shipashnicë e Epërme Desivojcë.

Rrëshqitje të dheut raportohet të ketë edhe në kilometrin e 18-të të rrugës Pejës-Kuqishtë. Ministria e Infrastrukturës tregon se po intervenohet në këto rrugë.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur edhe për gjendjen e rrugëve nacionale e atyre rajonale.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës:

Mirëmbajtja dimërore e auto-udhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale

Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës informon si në vijim:

Në rajonin e Gjilanit 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Ndërsa në Gjilan 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut në rrugën Shipashnicë e Epërme Desivojcë në Kilometrat 55-60. Ndërsa rrugën Kamenicë- Strezoc është shembur ura, po punohet për zgjidhje alternative.

Rruga nacionale N9 , Prishtinë –Pejë në fshatin Vragoli sot janë liruar dy shirita për qarkullimin e automjeteve.

Ne rrugën rajonale R220 drejtimi :Prilluzhe-Vushtrri lumi Sitnica ka dal nga shtrati dhe pjesa e rrugës Prilluzhe – Mihaliq është e mbyllur për komunikacion.

Gjithashtu edhe tek Prizreni 2 është intervenuar në shpërndarjen e kripës në rrugët: R115 Prizren – Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë,R114 Dragash – Brod.

Për shkak të temperaturave nën zero (-3) u intervenua në hedhje kripe e rërë në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Për shkak të temperaturave nen zero, në Auto-udha R6 Doganaj Hani i Elezit, është intervenuar me hudhje kripe si preventivë për parandalimin e krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Po ashtu në Peja 1, në rrugën N9 Pejë-Klinë bëhet pastrimi e kanaleve anësore sepse pas vërshimeve ka pasur erodime dhe mbyllje të kanaleve. Po ashtu në kilometrin e 18 të rrugës Pejë-Kuqishtë kujdestarohet 24 orë për shkak të reshjeve ka erodime dhe rrëshqitje të dheut, dhe po intervenohet me eskavator në largim të materialit. Gjithashtu në rrugën R108 Deçan-Kozhnjer bëhet largimi i erodimeve.

Kompanitë e mirëmbajtjes janë duke vazhduar punën në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Lusim qytetarët që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Të kërkuara