Lajmet

​Shega mrekullibërëse

Është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese.

Published

on

Shega është një ndër frutat që me lëngun e saj shëron disa lloje sëmundjesh. Është e njohur për vlerat ushqyese dhe shëruese.

Shumë studime kanë vërtetuar që është një nga lëngje më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe kockor.

Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leucemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit. Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet shihet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet.

Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës. Acidet yndyrore që përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.

Lëngu i shegës, lufton infarktet, sëmundjet e stomakut, sëmundjet e zorrëve, dhimbjet e barkut, ënjtjen e bajameve e acarimin e mishrave të dhëmbëve.

Bota

Trump premton masa më të ashpra ndaj Putinit kur Europa të zvogëlojë varësinë nga nafta ruse

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump e bëri të qartë se po pret që vendet evropiane të zvogëlojnë varësinë e tyre nga nafta ruse përpara se të vendos që të ushtrojë më shumë presion mbi Vladimir Putinin.

“Jam i gatshëm të bëj gjëra të tjera, por jo kur njerëzit për të cilët po luftoj blejnë naftë nga Rusia. Nëse çmimi i naftës ulet, shumë thjesht, Rusia do të pajtohet”, u tha presidenti gazetarëve, shkruan BBC.

Hungaria dhe Sllovakia kanë rritur blerjen e naftës ruse që kur Putini nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës në vitin 2022, pavarësisht se iu dha kohë nga BE për të gjetur furnizues alternativë./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Aktualitet

Abuzimi seksual ndaj të miturës në Gjirokastër: Katër të arrestuar, njëri nga ata punonjës i Policisë

Published

on

Një histori tronditëse u zbulua këtë të enjte në Këlcyrë në Shqipëri, ku një vajzë e mitur 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është bërë objekt shantazhi.

Hetimet kanë zbuluar se vajza e mitur është abuzuar nga njerku i saj, një 55-vjeçar, që rezultoi të jetë punonjës i Policisë së Përmetit, dhe që u arrestua nga Policia e Gjirokastrës.

Sipas Policisë, e mitura është abuzuar nga njerku për rreth 3 vite radhazi, dhe në prangat e policisë gjithashtu ka rënë edhe një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën,, përfshi edhe shoku i tij, 27 vjeç.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër efektiv të Policisë së Tepelenës, një 53-vjeçar, i cili dyshohet po ashtu se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur.

Pas publikimit të informacioneve në media të dy efektivët janë pezulluar nga detyra.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se 27-vjeçari dhe shoku i tij 46-vjeçar, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar dhe detyruar të bënte një video regjistrim në momente intime.

Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, me këtë video, ata kanë shantazhuar efektivin e policisë, duke i kërkuar një shumë parash prej 12 mijë eurosh në këmbim, që të mos e publikonin.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, ndërsa ndaj dy efektivëve të policisë akuza e “Ngacmimit seksual”./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

Serbia përgatit ligjin për ushtri me detyrim, shqiptarët e Luginës e kundërshtojnë

Published

on

Serbia është shumë afër që të funksionalizojë shërbimin ushtarak të detyrueshëm mirëpo, për shqiptarët që janë shumicë në Luginë të Preshevës, një gjë e tillë është e papranueshme.

Përfaqësuesi komunal në Bujanoc, Ragmi Mustafi thotë se ushtria serbe nuk i përfaqëson shqiptarët, pikërisht për shkak të së kaluarës.

“Është komplet e papranueshme çfarëdo nisme për rektrutim te shqiptarët për në ushtrinë serbe e aq më tepër për shërbim të detyrueshëm ushtarak te shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë… Ajo ushtri nuk përfaqëson shqiptarët, ajo ushtri është një ushtri që përfaqëson anën e kundërt të shqiptarëve, përkatësisht vrasësit dhe ata që kanë ushtruar dhunë e kanë abuzuar me të drejtat tona e me jetët tona në Luginë të Preshevës”, u shpreh Ragmi Musrafi.

Lidhur me këtë, dy ditë më parë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka propozuar themelimin e një Komisioni të posaçëm, që do të hetonte rastet e vdekjeve të ushtarëve shqiptarë që ishin në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë gjatë viteve të ’80.

Mustafi thotë se kjo nismë do të bënte që Serbia të ballafaqohej me të kaluarën.

“Është mirë që të zbulohet e vërteta. Përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë të ardhmen, përmes të vërtetës ne mund të ndërtojmë paqen, ndryshe, Serbia duhet të përballet përfundimisht me të kaluarën e saj”, thotë Mustafi.

Megjithatë, konsiderohet si shumë e vështirë që nisma e Shaip Kamberit të jetësohet.

“E rëndësishme është që shqiptarët të ngrenë zërin. E rëndësishme është që edhe deputeti shqiptar, në mënyrë brilante të përfaqësojë këto tema me të cilat edhe më tej ballafaqohet komuniteti shqiptar. E rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të shohë proaktiv komunitetin shqiptar dhe shumë më e rëndësishme është që ne të themi të vërtetën”, vazhdoi ai.

Me këtë nismë, synohet që të zbardhet e vërteta për vdekjet e 135 shqiptarëve gjatë shërbimit në ushtrinë jugosllave e që në atë kohën ishin cilësuar si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, por që për familjarët ishin të dyshimta sepse shpesh kishin hasur në shenja dhune mbi trupat e kthyer./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

OVL takohet me ambasadorin Guerot: Shqetësimet tona për Specialen të adresohen edhe në shtetin francez

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është pritur në Ambasadën e Francës në Kosovë nga ambasadori Olivier Guérot. Përfaqësuesit e OVL-së kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me Gjykatën Speciale dhe kushtet me të cilat po përballen bashkëluftëtarët e tyre.

Ata kanë kërkuar nga ambasadori francez që këto shqetësime të përcillen edhe tek institucionet më të larta të shtetit francez.

Në një njoftim në Facebook, OVL-ja ka falënderuar ambasadorin për vëmendjen, si dhe Francën për kontributin e dhënë në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm drejtësi”, thuhet në reagim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara