Lajmet
Serbët në Leposaviq godasin automjetin e Policisë, këta të fundit gjuajnë me armë zjarri
Sipas njoftimit, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë.
Published
2 years agoon
By
Betim GashiNjë njësi policore është sulmuar të hënën në Bistricë të Leposaviqit nga një veturë që po tentonte ta ndalojë për kontroll.
Sipas njoftimit, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policorë.
“Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Nga Lista Serbe kanë reaguar, duke thënë se aty është plagosur rëndë Miljan Deleviq.
Lajmet
AAK-ja kërkon debat për punën e qeverisë Kurti
Published
4 mins agoon
November 25, 2024By
UBTNewsPas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputeti nga AAK-ja Besnik Tahiri në konferencën për media ka thënë se për katër vjet qeverisje nuk është kryer asnjë projekt.
Tahiri tha se AAK-ja e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishëm që Kuvendi i Kosovës dhe kërkesa e tyre për debat të shpërfaqet.
“Rezoluta jonë për tri vite qeverisje, propozimi në kryesi ka qenë që të shqyrtohet për mandatin e kësaj qeverie. AAK e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që kuvendi i Kosovës, fillimisht kërkesa jonë për debat rreth kësaj teme duhet të shpërfaqet. Kjo qeverisje e dështuar e cila përveç faktit që ka dëmtuar në rrafshin e jashtëm në rrafshin e brendshëm ka probleme më serioze që ndërlidhen me mirëqenien e ekonomisë dhe në secilin sektor. Katër vjet asnjë projekt nuk është përmbyllur, për katër vjet, një mandat kjo qeveri do të përshkruhet, si qeveri që e ka normua kundërligjshmërinë në fusha të ndryshme. Ky debat do të jetë ballafaqimi i kësaj qeverie me AAK-në thirrëse me opozitën në mënyrë që të shpërfaqim efektet që kanë ndodhur”, ka thëne Tahiri.
Bota
Rekrutoi +50 burra për të përdhunuar gruan e tij: Domique Pelicot rrezikon 20 vite burg!
Published
6 mins agoon
November 25, 2024By
UBT NEWSDomique Pelicot, 72-vjeçari që drogoi dhe përdhunoi së bashku me rreth 50 burra të tjerë bashkëshorten e tij, rrezikon të dënohet me 20 vite burg. Pas njëmbëdhjetë javësh seanca, pritet verdikti final këtë të hënë, më 25 nëntor, teksa Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 20 vite në mënyrë që potencialisht ai të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në qeli.
Dominique Pelicot për një hark kohor prej afro 10 vitesh, drogoi bashkëshorten e tij dhe ftoi burra të ndryshëm në banesë që ta përdhunonin atë, teksa ishte e pavetëdijshme. Një pjesë të mirë të këtyre akteve, ai i filmoi në telefonin e tij.
Ky abuzim çoi në dëmtime të rënda fizike dhe emocionale për gruan e tij, si dhe shfaqjen e infeksioneve të shumta seksualisht të transmetueshme. Pelicot i ka pranuar krimet në gjykatë, duke pretenduar se veprimet e tij vinin nga një lloj varësie që ai kishte. Ai i kontaktonte përdhunuesit e tjerë në platforma të ndryshme dhe bëhet fjalë për burra nga mosha 26 deri në 74 vjeç. Shumica e tyre pretenduan se në gjyq se nuk mendonin se bëhej fjalë për përdhunim, pasi besonin se gjithçka ishte me dakordësinë mes dy partnerëve.
Ky rast ka shkaktuar zemërim të madh publik në Francë, me protesta në solidaritet me viktimën e dhunës, gjatë seancave gjyqësore. Gisèle Pelicot, gruaja franceze që është bërë një heroinë feministe për rastin e saj dhe vendimin që gjyqi për përdhunimin e kryer nga ish-bashkëshortin e saj dhe +50 burrave të tjerë të mbahet publikisht.
“Unë jam një grua e shkatërruar totalisht dhe nuk e di si do ta rindërtoj veten. Së shpejti mbush 72 vjeç dhe nuk jam e sigurt që jeta ime do të jetë e mjaftueshme per t’u rikuperuar nga kjo,” tha ish-menaxherja e logjistikës, e cila u përdhunua në mënyrë të përsëritur duke u droguar pa dijeninë e saj nga burri i saj, Dominique Pelicot, 71 vjeç.
Ai filloi abuzimin në vitin 2011 dhe më tej, në vitin 2020 gjithçka u zbulua. Ai u kap krejt rastësisht, pasi në vitin 2020 po fotografonte vajza dhe gra nën fundet e fustaneve në një qendër tregtare. Më tej, policia kontrolloi telefonin e tij dhe zbuloi të vërtetën e Gisèles. Kjo e fundit mësoi nga policia episodet e përdhunimit që zgjatën gati një dekadë.
Lajmet
Gjatë qeverisjes së tij, Kurti thotë se bujqësia u mbështet nga partneriteti ndërkombëtar me 50 milionë euro
Published
11 mins agoon
November 25, 2024By
UBTNews9.15 milionë euro është kostoja e projektit të Komisionit Evropian për modernizimin e sistemit të ujitjes në Radoniq dhe Dukagjin.
Aty u tha se qëllimi kryesor është modernizimi i sistemit të ujitjes së tokave bujqësore duke kontribuuar drejtpërdrejtë në zhvillimin e sektorit bujqësor.
“Ky projekt është dëshmi dhe rezultat i raportit të shëndosh me partnerët tanë, pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 50 milionë euro. Të investosh në rehabilitim të ujitjes, do të thotë që mbi 11 mijë hektarëve të tokave bujqësore, t’ua mundësosh rritjen e efikasitetit të menaxhimit të tokave. Njëherit përmes këtij projekti, funksionalizohet sistemi i ujitjes së Dukagjinit, i cili aktualisht është jashtë përdorimit”, u shpreh Kurti.
Lajmet
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri
Published
11 mins agoon
November 25, 2024By
UBTnewsKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi më 25 nëntor se është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një nënstacioni policor në fshatin Izvor të Zveçanit, në veri të Kosovës.
“Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare”, shkroi ai në Facebook.
Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e këtij stacioni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Ndërkaq, sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, projekti për këtë nënstacion kap vlerën e rreth 700.000 eurove.
Kurti tha se javën e kaluar është vendosur edhe një gurthemel për stacionin e policisë mbi urën e lumit Bistrica, e cila ndodhet në rrugën kryesore që çon në kalimin kufitar të Jarinjës. Në këtë pikë ndodhen pjesëtarë të njësive speciale dhe të rregullta të Policia e Kosovës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla më 23 nëntor, gjatë vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit në Bistricë, tha se ky “objekti i ri e modern do të jenë në shfrytëzim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët nga ky vend, po shërbejnë prej gati dy vjetësh në luftimin e çdo kriminaliteti, mbrojtjen e kufirit tonë e për sigurinë e përgjithshme të Republikës sonë”.
“Do të vazhdojmë pa u ndalur në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve tona për të përballur me sukses çdo sfidë që mund të na dalë përpara”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e komunitetit serb, që është shumicë në veri të Kosovës, kundërshtojnë ndërtimin e stacioneve policore ose bazave policore, me arsyetimin se ata janë të ekspozuar ndaj “presioneve dhe diskriminimit” nga ana e Policisë. Gjithashtu, sektori civil serb ka kërkuar kohët e fundit nga komuniteti ndërkombëtar që t’i kushtojë vëmendje ankesave të qytetarëve për sjelljen e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si “joprofesionale” dhe “të politizuar”.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka vlerësuar ndërtimin e stacioneve të reja si “një mjet shtesë për shtypjen dhe dëbimin e popullatës serbe”. Ai po ashtu ka deklaruar se autoritetet e Kosovës “kanë ndryshuar në mënyrë të dhunshme strukturën etnike të policisë” në veri të Kosovës, dhe ka potencuar se Marrëveshja e Brukselit parashikon që në këtë pjesë të dislokohen policë nga radhët e komunitetit serb.
Në fillim të nëntorit 2022, mbi 500 policë nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës dhanë dorëheqjen si pjesë e një aksioni kolektiv për t’u larguar nga institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave nga ato të lëshuara nga Serbia, në ato të Kosovës. Që nga ajo kohë, në veri të Kosovës janë ndodhur kriza të shumta, që kulmuan me një sulm të armatosur të një grupi të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në shtator 2023, kur u vra një polic i Kosovës. Ndërkohë, në veri janë dërguar kryesisht policë nga komuniteti shqiptar, si dhe pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.
Gjithashtu, Qeveria e Kosovës në fund të majit të këtij viti mori vendimin përfundimtar për shpronësimin e mbi 100 parcelave në komunat me shumicë serbe, Leposaviq dhe Zubin Potok, për ndërtimin e stacioneve dhe bazave të policisë.
Shtetet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë (OSBE), atëbotë kishin shprehur shqetësimin për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, duke shtuar se shpronësimi duhet të vlerësohet në kuadër të ligjshmërisë, të drejtave të njeriut dhe interesit publik, dhe jo në bazë të përkatësisë etnike të qytetarëve.
Poroshenko i bëri thirrje botës të zgjohet: Lufta e Tretë Botërore ka filluar
AAK-ja kërkon debat për punën e qeverisë Kurti
Rekrutoi +50 burra për të përdhunuar gruan e tij: Domique Pelicot rrezikon 20 vite burg!
Khamenei bën thirrje për dënim me vdekje për liderët izraelitë
Gjatë qeverisjes së tij, Kurti thotë se bujqësia u mbështet nga partneriteti ndërkombëtar me 50 milionë euro
Kosova po ndërton stacione të reja policore në veri
Nënkoloneli i ushtrisë shqiptare shpallet qytetar nderi i Deçanit
Kuvendi cakton tri seancat e radhës
SBASHK në protestë më 4 dhjetor dhe ka një paralajmërim
Të kërkuara
-
Bota4 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman