Kronikë e zezë

​Sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte në Brezovicë

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Themelore në Ferizaj.

Published

on

Në Brezovicë janë duke u identifikuar dhe sekuestruar disa vila. Kështu ka bërë të ditur Prokuroria e Themelore në Ferizaj.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar përkohësisht rreth 100 objekte ndërtimore, të cilat janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë.

“Ferizaj, 11 Tetor 2022– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe raporteve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, lidhur me inspektimin e jashtëzakonshëm të objekteve të ndërtuara në Brezovicë – Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”, nga këto raporte vërtetohet se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës. Andaj, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind (100) objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Ferizajit. 

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për ngacmim seksual në Shtime

Published

on

By

Një person është arrestuar në lidhje me një rast të ngacmimit seksual, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas raportit policor, i dyshuari burrë është arrestuar pasi ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet nga Gjermania një i kërkuar për vjedhje të rëndë

Published

on

By

Një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar sot nga Gjermania për në Kosovë, pas bashkëpunimit mes autoriteteve të të dyja shteteve.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari u arrestua nga autoritetet gjermane pasi ndaj tij kishte një fletarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, me kërkesë të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, nën dyshimin për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Procedura e ekstradimit u realizua nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim me njësitet përkatëse policore. Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari u është dorëzuar organeve kompetente për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara