Teknologji

​Rusia bllokon Facebook-un

Kjo si përgjigje e kufizimeve për qasjen në mediat ruse në këtë platformë.

Published

on

Rregullatori shtetëror rus në sektorin e komunikimeve, Roskomnadzor, njoftoi sot se ka bllokuar rrjetin social Facebook të platformave të kompanisë Meta, në përgjigje të kufizimeve për qasjen në mediat ruse në këtë platformë.

Roskomnadzor specifikoi se që nga tetori i vitit 2020, ka pasur 26 raste të diskriminimit të mediave ruse në Facebook, me qasje të kufizuar në media si RT dhe Ria Novosti, raporton Reuters.

Organi rregullator rus tha më herët se “po regjistronte gjithnjë e më shumë raste të bllokimit të pabazë të llogarive zyrtare të mediave ruse dhe zyrtarëve në platformat e huaja të internetit”.

Automobilizëm elektrikë

Njihuni me veturën që e tejkalon shifrën e pabesueshme prej 800 mijë eurosh

Published

on

Një Prodrive 25 i rrallë është shfaqur në tregun e veturave të përdorura, çmimi i të cilit tejkalon shifrën e pabesueshme prej 800,000 eurosh.

Një homazh modern i rrallë dhe i ndërtuar me kujdes për një nga veturat sportive më legjendare të Subarus tani po arrin një çmim afër shtatë shifrave në tregun e veturave të përdorura.

Prodrive 25, model me edicion të kufizuar bazuar në WRX STI të Subaru, u prezantua disa vite më parë si homazh bashkëkohor për modelin legjendar 22B. U prodhuan vetëm 25 ekzemplarë, dhe njëri prej tyre përfundoi në tregun e veturave të përdorura me një çmim prej 700,000 paundësh, ose 808,206 eurosh.

Përshpejtimi nga 0 në 100 km/h zgjat më pak se tre sekonda.

Vetura është e lyer me ngjyrën e kaltër klasike të Subaru, është në gjendje të shkëlqyer dhe ka përshkuar vetëm 306 kilometra.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ja 10 veturat elektrike më të shitura në Evropë

Published

on

Pavarësisht vështirësive të muajve të fundit, kompania e Elon Musk, Tesla, vazhdon të kryesojë në renditjet e veturave elektrike më të shitura në Evropë. Si në qershor, ashtu edhe në gjysmën e parë të vitit, Model Y është vetura elektrike më e shitur në kontinent.

Pavarësisht një rënieje prej 33 për qind në shitje, Model Y mbetet vetura elektrike më e shitur në tregun evropian.

Model Y i ridizenjuar deri tani nuk ka arritur të sjellë rritjen e pritur të shitjeve për markën. Ndërkohë, konkurrenca nga BYD dhe Grupi Volkswagen e bën të vështirë për Teslan të mbajë pozicionin e saj kryesues.

Kështu, VW ID.7 bëri kërcimin më të madh, duke pasur parasysh se shitjet e Passatit elektrik u rritën me plot 573 për qind në gjysmën e parë të vitit.

Skoda ka një performancë shumë të dukshme me vetëm dy modele, ndërsa modeli Elroq vazhdon të ngjitet. Renault 5 është vetura më e përballueshme që hynë në këtë listë. Pavarësisht pozicioneve të larta, të gjitha modelet e Teslas kanë rënie të dukshme në shitje.

Tregu i automjeteve elektrike pati 1,193,397 regjistrime në gjashtë muajt e parë, rritja 25 për qind u gjenerua nga pothuajse të gjitha markat, përveç Teslas.

Continue Reading

Teknologji

Apple po sjell një Siri më të zgjuar që do të bëjë më shumë për ju

Published

on

Në vitin 2024, Apple prezantoi një Siri të ripërtërirë në veprim: një asistent digjital që mund të kryente detyra komplekse nëpërmjet një komande të thjeshtë zanore.

Ky Siri – pjesa më e rëndësishme e Apple Intelligence – nuk gjendet askund, por kompania ka punuar në heshtje për një përmirësim që do të dalë shpejt.

Njohësi i brendshëm i Apple, Mark Gurman, në buletinin e tij Power On, thotë se kompania po bën përmirësime masive, shkruajnë mediat e huaja.

Këto përmirësime janë planifikuar të publikohen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe do t’i lejojnë Siri-t të kryejë të paktën disa operacione të dobishme.

Siri u prezantua si e aftë për të gjetur edhe informacione specifike, kjo mbetet ëndërr e paparashikuar, përmirësimet e reja do t’i lejojnë Siri-t të kryejë të paktën operacione më të thjeshta si më poshtë:

Komentimi në një postim;

Gjetja, redaktimi dhe dërgimi i një imazhi të caktuar;

Shtimi i diçkaje në shportën tuaj të blerjeve;

Hyrja në një aplikacion. 

Continue Reading

Teknologji

Si përdoret opsioni i ri “Repost” në Instagram?

Published

on

Instagram ka sjellë një funksion të ri që po tërheq vëmendjen e përdoruesve – opsionin “Repost”.

Keni vënë re opsionin e ri, që ndodhet në të njëjtin rresht me butonat Like e Share. Si funksionon ky opsion, ku mund ta gjeni dhe si ta çaktivizoni nëse nuk ju nevojitet? “Repost” funksionon njësoj si në aplikacionet për shpërndarje, mund të ripostoni postimet e preferuara e të shikoni çfarë kanë ripostuar miqtë tuaj.

Për të ripostuar një foto ose Reels, thjesht klikoni në ikonën me dy shigjeta që formojnë një rreth, poshtë postimit. Mund të shtoni edhe një mesazh në ripostimin tuaj duke shkruar në flluskën që shfaqet në ekran dhe duke shtypur “Ruaj”.

Nëse e keni ripostuar diçka gabimisht, ose ndryshoni mendje, mund ta anuloni duke shtypur sërish ikonën “Repost”. Ripostimet ruhen në një skedë të veçantë në profilin tuaj, mes “Reels” dhe “Fotot ku jeni etiketuar”. Ato do të mbajnë gjithmonë emrin e autorit origjinal, edhe kur shfaqen në profilin tuaj.

Mund të ripostoni çdo përmbajtje në Instagram, për sa kohë që postimi vjen nga një llogari publike. Përmbajtjet nga llogaritë private nuk mund të ripostohen.

Kur ripostoni një postim, do t’u rekomandohet ndjekësve tuaj në fidin e tyre. Kjo do të thotë që ripostimet e të tjerëve mund të shfaqen në fidin tuaj.

Si të çaktivizoni funksionin Repost?

Ndërsa nuk mund ta hiqni plotësisht funksionin “Repost” nga Instagrami, mund të parandaloni që të tjerët të ripostojnë përmbajtjen tuaj.

Ripostimet e të tjerëve do të vazhdojnë të shfaqen në fidin tuaj.

Për të çaktivizuar mundësinë që të tjerët të ripostojnë fotot dhe Reels-et tuaja, ndiqni këto hapa:

Hyni në profilin tuaj duke klikuar foton e profilit në këndin e poshtëm djathtas;

Hapni “Menu” në këndin e sipërm djathtas;

Zgjidhni opsionin “Sharing” (Ndarja);

Çaktivizoni “Allow reposts” (Lejo ripostimin);

Në këtë mënyrë, ju ruani kontrollin mbi përmbajtjen që ndani dhe ndaloni ripostimet e tyre nga të tjerët. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara