Lajmet

​Rriten rastet e dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, ndër faktorët xhelozia

Kjo u bë e ditur sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Published

on

Vetëm në vitin 2022, në Kosovë janë raportuar 2 mijë e 768 raste të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe ngacmimeve seksuale.

Kjo u bë e ditur sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

Majori në Policinë e Kosovës, Ramadan Ahmeti tha se ka rritje rapide të dhunës në familje, sidomos nga viti 2017 e tutje.

“Nga viti 2010 kur kemi pasur 944 raste deri në vitin 2017 kanë qenë 1 mijë e 269 raste. Pastaj prej vitit 2017 e tutje, rastet janë rritur në mënyrë rapide në raportim dhe trajtim të lëndëve tona të policisë. Vetëm vitin e fundit kemi pasur 2 mijë e 768 raste, përqindja ka shkuar duke u rritur prej vitit 2017 për rastet e dhunës të paraqitura në polici”, tha ai.

Duke paraqitur statistika për vitin e kaluar se në cilën moshë ndodh më shumë dhuna në familje dhe ndaj grave, ai tha se të njëjtat paraqiten më shumë në moshën 20 deri 30 vjeç.

“Tek mosha, statistikat për vitin e kaluar për rastet e dhunës në familje tregojnë se nga mosha 20-30 vjeçar i kemi 757 raste, ndërsa 30-40 janë 703 raste, kurse nga mosha 40-50 vjeç janë 548 raste. Dmth kjo është se nga mosha 20-50 vjeç janë rastet më të shumta që shkaktohen prej personave të kësaj moshe”, tha ai.

Ai tregoi edhe për faktorët që po sjellin dhunën në familje dhe ndaj grave, ku tha se xhelozia dhe marrëdhëniet e çrregulluara në familje janë ndër arsyet kryesore.

“Faktorët që ndikojnë janë kryesisht shumë, por ne si polici nuk e kemi kapacitetin për të hulumtuar në aspektin social, trajtimin të tjera, por ne evidentojmë të dhëna, kemi pa se ne kemi të obligueshme për të marrë të dhëna se cilët janë shkaktarët për këtë dhunë në familje. Në numrin total të rasteve, 131 raste është evidentuar se dhuna është shkaktuar në bazë të traditave të vjetra, ndërsa 351 raste janë për shkak të pushtetit, që unë dua me qenë ai që vendosi që ai vendosi. Pastaj është xhelozia 437 raste, kushtet sociale 146 raste, marrëdhëniet e çrregulluara në familje 672 raste që janë më së shumti. Mirëpo këto sigurisht donë edhe analizë më të thuktë të kompetentëve të fushës sociale”, shtoi Ahmeti.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza tha se gjitha hallkat institucionale kanë dështuar në dhunën në familje, derisa shtoi se nevojitet theksim më i madh i rolit të institucioneve edukativo-arsimore.

“Ajo çka mund të përmendim patjetër është roli i institucioneve edukative arsimore sa i përket çështjes së dhunës në përgjithësi dhe asaj në baza gjinore në gjitha format e manifestimit të saj në veçanti. Megjithatë, fatkeqësisht nga ajo çka kemi pa në praktik tek rastet, sidomos ato që kanë përfunduar me fatalitet, apo vrasjen e grave kemi pasur dështim të hallkave institucionale për të realizuar misionit për të cilin thirren, mbrojtjen e jetës së grave”, tha ajo.

Edhe anëtarët të tjerë të komisionit ngritën si shqetësim rastet e shumta të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, derisa kërkuan nga Policia e Kosovës strategji konkrete për të adresuar këtë fenomen negativ në vend.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara