Lajmet

​Rreth 100 milionë njerëz në Evropë jetojnë me sëmundje kardiovaskulare

Numri po shkon duke u rritur.

Published

on

Po mbahet dita e dytë e simpoziumit për sëmundjet kronike jo-ngjitëse në Kosovë ku po diskutohet për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kancerin.

Drejtori i Shkencës dhe Shëndetit Publik në Federatën Botërore të Zemrës, Sean Taylor, derisa prezantoi “Gjendjen e Raportit Botëror të Zemrës 2022”, potencoi se janë rreth 100 milionë njerëz që jetojnë me sëmundje kardiovaskulare në Evropë, dhe se numri po shkon duke u rritur, duke u bërë një sfidë për sistemin shëndetësor.

Taylor theksoi se faktori kryesor dhe më i rrezikshëm është hipertensioni, që sipas të dhënave shkakton më shumë se gjysmën e vdekjeve në kuadër të sëmundjeve kardiovaskulare. Ai shtoi se faktorë të tjerë janë ndotja e ajrit dhe niveli i ulët i aktivitetit fizik, që ndikon në nivelin e rritjes së vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndërkaq, menaxherja e lartë e programit në Fondacionin Botëror të Diabetit, Mette Skar, potencoi se në aspektin global janë rreth 435 milionë njerëz që jetojnë me diabet dhe se ka gjasa që ky numër të rritet në 700 milionë deri më vitin 2035.

Skar theksoi se personat që jetojnë me diabet janë kryesisht në shtetet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, derisa shtoi se menaxhimi i diabetit nuk është i shtrenjtë “por mostrajtimi mund të jetë”.

Ndërsa, përmes një prezantimi online, drejtori i Politikave në Organizatën Evropiane të Kancerit, Richard Price, theksoi se kujdesi ndaj kancerit është një fushë komplekse dhe “shkenca ka në vete kompleksitet sepse çdo ditë kanceri sjellë të reja” dhe se sipas tij duhet bashkëpunim të ngushtë për të pasur sukses.

Lajmet

​Rodgers, piloti që realizoi fluturimin e parë mbi ShBA

Published

on

Piloti Calbraith Rodgers, më 5 nëntor të vitit 1911, u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kaliforinës, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin.

Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brenda 30 ditësh.

Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i New-Yorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturua gjithsejtë 105 minuta fluturimi.

Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin.

Mekanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brenda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përsëri në ajër.

Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin.

Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

NJOFTIM MORTOR

Published

on

UBT njofton se sot, e mërkurë, në orën 11:00, në Qendrën e UBT-së në Prizren, do të mbahet mbledhje komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit.

UBT shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e profesorit të përkushtuar, që me profesionalizëm e dashuri ndaj dijes la gjurmë të pashlyeshme te studentët, kolegët dhe komuniteti akademik.

Varrimi i Prof. Dr. Kabashit do të bëhet, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia e të ndjerit në rrugën “Pjetër Loshi (Petrovë)” nr. 49, ndërsa namazi i xhenazes do të falet në xhaminë e Dragomanit.

Prehu në paqe, Profesor Faton Kabashi!

Continue Reading

Të kërkuara