Kronikë e zezë

​Rrahu bashkëshorten, paraburgim ndaj të pandehurit në Kaçanik

I njëjti dyshohet për dhunë në familje.

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje pej 20 ditësh një personi në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.

Sipas gjykatës, i pandehuri F.L në shtëpinë e tij në Kaçanik, pas një fjalosje që kishte me anëtarët e familjes së tij për të shkuar për të punuar jashtë vendit, ka përdorur forcën dhe ka filluar të bëjë demolimin e orendive në shtëpi. Në këtë mënyrë ai ka keqtrajtuar psikologjikisht bashkëshorten e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Njoftimi i gjykatës:

Ferizaj, 10 shkurt 2023 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.L., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.L., më 8 shkurt 2023 në Kaçanik, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri pas një fjalosje që kishte me anëtarët e familjes së tij për të shkuar për të punuar jashtë vendit, në atë mënyrë që i njëjti me përdorim të forcës kishte filluar të bëjë demolimin e orendive në shtëpi si dhe duke ju sjellë keqtrajtim psikologjik të vazhdueshëm ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij – A.L. dhe anëtarëve të tjerë të familjes, duke ju bërtitur me ton të lartë me ç` rast si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara dhe anëtarët tjerë i`u ka shkaktuar shqetësim emocional, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej njëzet (20) ditësh.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara