Kulturë

​Rita Ora në Tiranë, takon të rinjtë: Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja

Rita Ora zbuloi se në janar të 2023 do të publikojë albumin e ri.

Published

on

Me 6 shtator Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore do të zhvillojë një koncert falas për të gjithë shqiptarët në sheshin “Skënderbe”.

Ky koncert përkon edhe me “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Tashmë Rita Ora ndodhet në Shqipëri dhe takimin e parë që ka zhvilluar me artistë e rinj që ndjekin Liceun Artistik nën shoqërinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Teksa ka folur për karrierën, të ardhmen e saj dhe sfidat me të cilat është përballur, Rita Ora ka shpërndarë mesazhe motivuese. Duke kujtuar kohët kur hyri në industrinë e këngës botërore, Rita Ora thotë se të gjithë të rinjtë kanë mundësi të ndjekin ëndrrat e tyre, mjafton që të mos dorëzohen dhe të jenë të fokusuar në atë që dëshirojnë vërtetë.

Çfarë doni të bëni në jetë? Doni të bëni familjen tuaj të lumtur? Doni të bëni veten tuaj të lumtur apo doni të këndoni? Doni të bëni shumë para? Cila është ëndrra juaj? Gjithmonë duhet të vijë nga brenda. Kur ju rriteni takoni njerëz dhe disa njerëz ju inspirojnë të bëni diçka tjetër disa të tjerë ju thonë që ju nuk mund ta bëni atë dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin dhe disa të tjerë do të thonë ohh edhe unë do ta bëj atë. Duhet të fokusoheni dhe mos të dëgjoni çka thonë njerëzit e tjerë. Ata nuk do ta ndjejnë dhe nuk do t’ju besojë, prandaj do të jetë shumë e vështirë jo të bindni veten, por t’i provoni të gjithë të tjerëve që ata janë gabim dhe kjo më ka bërë mu të vazhdoj përpara. Unë isha 18, 19, 20 kur e fillova këtë dhe jam shumë me fat që akoma po e bëj këtë sepse ndonjëherë është e frikshme, njerëzit kanë karriera fantastike dhe thjesht e mbyllin, dhe ti je shumë e re … Unë e dua muzikën, por un e mendoj edhe si biznes. Unë mendoj si mund ta bëj këtë biznes afatgjatë? Kur unë të jem 50 ose 60 unë do të tërhiqem, unë mund të ndihmoj familjen time fëmijët e mi ose mund t’ ju inspiroj juve. Unë mendoj që të përdorni instinktin edhe të jeni të shkathët dhe bëhuni të guximshëm dhe me vetëbesim sepse unë mendoj që ne jemi kreativë dhe asnjë nuk do ta kuptojë kreativitetin tonë. Duhet të jemi të durueshëm”, tha Rita Ora.

Rita Ora zbuloi gjithashtu që në janar të 2023 do të publikojë albumin e ri dhe se do të marrë gjithashtu pjesë në një film, por pa bërë të ditur se në cilin.

Albumi i ri në janar të vitit të ri. Më shumë muzikë. Edhe një film, nuk mund të them cili film, vetëm se do të kënaqeni dhe do të qeshni sepse ëndrra ime është t’i them të gjithëve se mund të jesh më shumë se një gjë. Mund të jesh këngëtar, kërcimtar, aktor, prind në të njëjtën kohë”, tha Rita Ora./RTSH/

Kulturë

23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit

Published

on

Sot, më 23 prill, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit, një datë që synon të nxisë leximin, të promovojë krijimtarinë dhe të rrisë vetëdijen për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve.

Kjo ditë e veçantë ka origjinën nga tradita e Katalonisë në Spanjë, ku lexuesve që blinin libra u dhurohej edhe një trëndafil – një simbol i bukur i dashurisë për librin dhe dijen.

Data 23 prill nuk është zgjedhur rastësisht. Ajo lidhet me jetën dhe veprën e disa prej figurave më të mëdha të letërsisë botërore, si William Shakespeare, Maurice Druon, Halldór Laxness, Vladimir Nabokov dhe Josep Pla. Që nga viti 1995, UNESCO e ka shpallur zyrtarisht këtë datë si Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm që kanë librat dhe krijuesit në zhvillimin kulturor dhe shoqëror.

Në shumë vende të botës organizohen aktivitete të ndryshme si panaire libri, lexime publike, diskutime letrare dhe fushata ndërgjegjësuese, të cilat synojnë të rikujtojnë rëndësinë e leximit dhe mbështetjes së autorëve.

Dita e sotme shërben si një thirrje për të gjithë që të afrohen më shumë me librin – një burim i pashtershëm dijeje, imagjinate dhe zhvillimi personal.

Continue Reading

Lajmet

Rahoveci drejt një qendre moderne për art dhe inovacion

Published

on

Në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon të krijojë një hapësirë bashkëkohore për zhvillimin e jetës kulturore dhe kreative në qytet. Kjo qendër pritet t’u shërbejë artistëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit artdashës, duke ofruar kushte më të avancuara për krijimtari, bashkëpunim dhe zhvillim profesional.

Me një investim që tejkalon 3 milionë euro, projekti synon të forcojë infrastrukturën kulturore në Rahovec dhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e artit dhe inovacionit, jo vetëm në nivel lokal, por edhe më gjerë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezantohet me “Carmina Burana” në Medellín

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të vazhdojë turneun e tij në Amerikën Qendrore dhe Latine me një paraqitje të radhës në Medellín, Kolumbi. Kjo ndalesë shënon edhe finalizimin e planit të turneut ndërkombëtar. Më 13 maj, trupa do të ngjitet në skenën e Teatrit “Pablo Tobón Uribe”, ku do të prezantojë veprën “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.

Kjo performancë pritet të sjellë një tjetër prezantim të rëndësishëm të artit skenik kosovar para publikut ndërkombëtar, duke forcuar praninë e Baletit Kombëtar të Kosovës në skenat prestigjioze të botës.

Continue Reading

Kulturë

Koncerti “Prelud për Autizmin” në Prishtinë me mesazh ndërgjegjësues

Published

on

Një koncert i veçantë me mesazh ndërgjegjësues do të mbahet më 25 prill në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të muajit të autizmit.

Nën titullin “Prelud për Autizmin”, koncerti do të sjellë një program me vepra baroke të interpretuara nga artistë ndërkombëtarë dhe vendas, si dhe me pjesëmarrjen e familjeve të fëmijëve me autizëm.

Në skenë do të performojë klaviçembalistja polake me origjinë shqiptare Jowita Graiçevci-Szornel, së bashku me vajzën e saj, violinisten Barbara Szornel. Programi përfshin vepra të kompozitorëve të njohur të periudhës baroke si Biagio Marini, Arcangelo Corelli, Giuseppe Tartini, François Couperin, Jean-Philippe Rameau dhe Henryk Wieniawski.

Të ftuara në koncert janë edhe violinistja Sihana Badivuku dhe talentja 13-vjeçare Sibora Resyli. Koncerti do të mbahet në Sallën “Atelie” në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, duke filluar nga ora 18:00. Aktiviteti është pjesë e projektit trevjeçar “Platforma Edukative Koncertale ARSKOSOVA 2025-2027”, i organizuar nga Fondacioni Muzikor ArsKosova dhe i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Kosovës.

Organizatorët bëjnë të ditur se koncerti është i hapur për fëmijët dhe familjet me autizëm dhe nevoja të veçanta. Pas koncertit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takojnë artistët dhe të njihen nga afër me instrumentin e klaviçembalos.

Continue Reading

Të kërkuara