Lajmet

​Rikërkohet të mos lejohet përdorimi i IP adresave serbe në Kosovë

Sipas DHTIK, edhe Telekomi i Kosovës që është në pronësi të shtetit është duke vazhduar të përdorë IP të Serbisë.

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DHTIK) edhe njëherë nëpërmjet një shkrese drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar nga Qeveria që ART-ja mos të lejojë përdorimin e IP të Serbisë në Kosovë, pasiqë të njëjtat janë duke e dëmtuar në vazhdimësi biznesin medial me miliona euro në vit, ndërsa Republikën e Kosovës me cenim të sovranitetit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në një komunikatë për media ka ngritur shqetësimin se edhe vetë Telekomi i Kosovës që është në pronësi të shtetit është duke vazhduar të përdorë IP të Serbisë.

“Ja si dalin të dhënat me Telekomin e Kosovës në Prishtinë: Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e DHTIK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eliminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia dhe këto të fundit të zëvendësohen menjëherë me ato të Shqipërisë, në mënyrë që reklamat në webfaqe të dalin në gjuhën shqipe. Për njohuri sistemi i ri i marketingut botëror vendos reklama në webfaqet dhe portalet, në bazë të IP të çdo shteti. Sipas DHTIK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset e specifikisht për sektorin medial, i cili është duke u ballafaquar me mosrregullimin e tyre. Dhoma e Tregtisë, konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po iu shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës, kur kërkojmë në linkun “What’s my IP address (https://whatismyipaddress.com/)”, figuron shteti serb”, thuhet në komunikatë.

DHTIK ka kërkuar me shkresa dhe ka takuar edhe ARKEP-in.

“Duke pasur parasysh që ne si Dhomë jemi duke pranuar vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës. Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, rikërkon nga kryeministri, Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave nga operatorët kabllorë. DHTIK gjithashtu kërkon nga Provajderët e Internetit në Kosovë që mos të përdorin IP të Serbisë sepse po dëmtojnë bizneset që po reklamojnë përmes internetit përkatësisht webfaqeve dhe rrjeteve sociale”, thuhet tutje në komunikatë.

Lajmet

​117 vjet nga Kongresi i Alfabetit

Published

on

Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.

Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.

Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.

Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.

Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.

Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe.

Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.

Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Anglia mposht Serbinë në Wembley

Published

on

Anglia është tani zyrtarisht pjesëmarrëse e botërorit në futboll, duke ruajtur rekordin e saj në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 me një fitore 2-0 kundër Serbisë në stadiumin Wembley.

Bukayo Saka e çoi Anglinë në avantazh në minutën 28 me një gjuajtje të qetë me volej me këmbë anësore përpara se Nico O’Reilly të shihte një goditje të devijuar të godiste shtyllën.

Në pjesën e dytë, zëvendësuesi Eberechi Eze në minutën e 90-të goditi traversën përpara se të shënonte golin e dytë për Anglinë me një goditje të mrekullueshme.

Mesfushorët sulmues Eze, Jude Bellingham dhe Phil Foden të gjithë impresionuan me performancat e tyre të forta nga stoli./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Qeveria në detyrë me tri vendime të reja

Published

on

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën kanë marr tri vendime të reja, dy në lidhje me Ministrinë e Financave kurse edhe një emërtim të ri në pozitën e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkangjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B (Ndarjet).

Po ashtu, ka miratuar kërkesën tjetër të Ministrisë së Financave për riformulimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë numër 09/273 të datës 31 tetor 2025, thuhet në njoftim.

Kabineti qeveritar në detyrë gjithashtu ka emëruar Jetmir Hazirin në pozitën e drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Regjistrim Civil./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Tragjedi në Bruklin, 41-vjeçari nga Kosova vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

Published

on

Një 41-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi u sulmua nga një person që po tentonte të vidhte pako në hollin e një ndërtese në Bruklin.

Bëhet e ditur se sipas Policisë, viktima e identifikuar nga familjarët si 41-vjeçari B.H, u gjet i plagosur rëndë në kokë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Qarkut Kings, ku ndodhej në gjendje kritike dhe më pas ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve.

B.H punonte si mbikëqyrës i një pallati apartamentesh në Bruklin. Familja u trondit që ai i cili ishte i respektuar në ndërtesë dhe në lagje, u vra ndërsa bënte punën e tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, pak pas orës 08:00, në një ndërtesë në Ocean Avenue, zona e Flatbush.

Policia njoftoi se një person është marrë në pyetje, por deri tani nuk janë ngritur akuza. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë./S.K/KP/NBC News NY/

 

Continue Reading

Të kërkuara