Lajmet

​Riatdhesohen 72 shtetas shqiptarë, qëndronin ilegalisht në Angli e Francë

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Published

on

Vijon riatdhesimi i shtetasve shqiptarë, të cilët janë kapur duke qëndruar në mënyrë të parregullt në Angli dhe Francë, apo që e kanë përfunduar kryerjen e dënimit, për vepra të ndryshme penale, në këto shtete.

Gjatë dy ditëve të fundit në Rinas, në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjendën në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”.

Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe tre shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë.

Ndërsa në charter-in e dytë nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me qëndrim të parregullt në territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit për vepra të ndryshme penale të kryera në Francë.

Katër prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Lajmet

Prokuroria urdhëron ndërprerjen e përkohshme të numërimit në Mitrovicë

Published

on

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar që përkohësisht te ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën  Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.

Në komunikatën për media thuhet se kjo vije si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.

“Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”, thuhet në komunikatën për media./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Hill vazhdon sot si dëshmitar para Speciales

Published

on

Për ditën e dytë radhazi, ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, do dëshmojë para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai është ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe dëshmia e tij ka nisur dje, për të vazhduar sot nga ora 09:00, si dhe në dy ditët në vijim.

Hill dje ka përsëritur atë që e kanë theksuar edhe dëshmitarë të tjerë para tij, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur një strukturë të qartë vertikale të komandimit dhe se Hashim Thaçi nuk ka qenë komandant i saj./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Dita e sotme do të përcillet me mot të vranët ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vende-vende mund të ketë dhe reshje shiu, të intesitetit të ulët.

Temperaturat minimale do jenë 4-8 °C, ndërsa ato maksimale: 10-13 °C./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, ose “Kurti 2.5”, ose “Konjufca 1”

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar para mediave se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja.

Kurti tha se duhet ketë Kurti 2.5 deri në dhjetor ose Glauk Konjufca 1 deri në prill.

Ka ngelur edhe 10 ditë, mandati i është dhënë nga presidentja Osmani Konjufcës, ne urojmë për më të mirën. Ritheksojmë se nuk mendojmë që është punë e meçme të shkojmë të zgjedhje në dhjetor dhe sërish në prill, deputetët janë para përzgjedhje ose Kurti 2.5 deri dhjetor ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre duhet të përcaktohet prej njërën prej tyre”, tha Kurti.

Continue Reading

Të kërkuara