Sport

​Reja lavdëron impaktin e të rinjve në kombëtare

Ai vlerësoi paraqitjen e kombëtares në Abu Dhabi.

Published

on

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja është shprehur i kënaqur për paraqitjen e kuqezinjve në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që përfundoi në barazim 1-1 dhe u luajt dje në Abu Dhabi.

Në prononcim e tij për faqen zyrtare të FHSF-së pas ndeshjes, tekniku vlerëson provën e përfaqësueses shqiptare ndaj një skuadre që do të marrë pjesë në finalet e Botërorit “Katar 2022”, teksa thekson se ka marrë përgjigjet e duhura dhe ka mbajtur shënim disa nga emrat e rinj, të cilët mund të jenë të pjesë e kuqezinjve edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, Reja shpreh komplimentet për faktin që ndonëse kishin pak ditë në dispozicion, lojtarët u përshtatën shumë mirë dhe interpretuan në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke u mbrojtur mirë dhe duke krijuar disa raste të mira për gol. Sakaq, ai shpreh keqardhjen për rastet e humbura dhe nënvizon se duhet të përmirësohemi në këtë drejtim.

“Me Arabinë Saudite ka qenë një ndeshje mjaft interesante, kemi luajtur ndaj ekipi që ka treguar vlera të mira në fushë, por ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, me përqendrimin e duhur, djemtë punuan shumë mirë gjatë ndeshjes, duke krijuar 4 ose 5 raste për gol për të mos harruar edhe një penallti të padhënë nga gjyqtari në rastin e ndërhyrjes ndaj Skukës. Duke marrë në konsideratë vlerat e Arabisë Sauditë, është e qartë që kemi bërë një paraqitje të mirë dhe për këtë duhet t’u bëj komplimentet djemve, për seriozitetin që treguan gjatë gjithë këtyre ditëve”, tha Reja.

Ai më pas u shpreh i kënaqur me atë që treguan lojtarët e rinj në këtë ndeshje.

“Sigurisht unë kam marrë indikacione të rëndësishme nga kjo ndeshje dhe kam mbajtur shënim emrat e disa lojtarëve edhe për të ardhmen. Miqësore të tilla janë të rëndësishme për të fituar eksperiencë dhe për të nxjerrë konkluzione, ndërkohë që do të kemi edhe një miqësore të tretë në nëntor, ku do të testojmë pjesën më të madhe të lojtarëve që kisha në këtë grumbullim”, shtoi ai.

“Sidoqoftë pres përmirësime të mëtejshme në aspektin e lojës dhe mbi të gjitha për problemin e zakonshëm, kemi vështirësi në pjesën e konkretizimit të manovrave në fazën ofensive. Ndaj Arabisë nga 5 raste të paktën duhet të kishim shënuar 2 ose 3 gola sepse kishim raste të mira kështu që në këtë pjesë të lojës duhet ë përmirësohemi dhe të jemi më të saktë në finalizim. Në vija të përgjithshme kemi bërë një ndeshje të mirë”, përfundoi Reja.

Lajmet

​Terry: Ëndrra ime është të drejtoj Chelsean

Published

on

John Terry, një nga figurat më të mëdha në historinë e Chelseat, e i cili ka folur hapur për të ardhmen e tij në futboll dhe ëndrrën që të bëhet trajner i klubit londinez.

Në një intervistë ekskluzive për “Livesport Daily”, Terry tha se pas katër vitesh larg stolit të trajnerit, ndoshta koha e tij për t’u rikthyer në menaxhim ka kaluar.

Terry kujtoi periudhën e tij trevjeçare si trajner ndihmës tek Aston Villa, ku ndihmoi klubin të rikthehej në Premier League. Më pas, ai kërkoi vazhdimisht një post drejtues, por asnjë mundësi nuk u konkretizua.

“Kam kërkuar për dy-tre vjet një rol si trajner apo menaxher, por nuk munda ta gjej. Tani ndjehem sikur ndoshta jam larguar shumë gjatë,” tha ai.

I rikthyer së fundmi në Chelsea vetëm në një rol të analizës së videove, Terry pranoi se ambicia e tij e madhe, drejtimi i Chelseat, sot duket shumë pak e realizueshme.

“Ëndrra ime është të menaxhoj Chelsean. Por pa gjithë pjesën tjetër të punës, kjo ndoshta nuk bëhet realitet.”

Terry foli edhe për momentin e veçantë të triumfit në Champions League më 2012, ku ai ishte i pezulluar për finalen, por u kujtua botërisht për “full kit”-in e tij gjatë festimeve.

“Për mua, momenti më i mirë te Chelsea është një ndeshje ku nuk kam luajtur, finalja e 2012-s. E dinim sa shumë e donte klubi atë trofe.”/S.K/KP/Livesport/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​FBK emëron Bujar Locin përzgjedhës të Kosovës ndaj Shqipërisë

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist.

Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.

Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.

Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë.

Debutimi i tij do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen e parë parakualifikuese Shqipëria vs Kosova, ora 18:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madrid paralajmëron gjigantët evropian për Vinicius Jr

Published

on

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, sepse kontrata e brazilianit skadon në vitin 2027 dhe rinovimi i tij nuk është zgjidhur ende, duke hapur derën për interesim të madh nga klubet e tjera.

Sipas DefensaCentral, Real Madridi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për sulmuesin dhe kjo shifër tashmë u është komunikuar agjentëve që pyesin çdo ditë për situatën e lojtarit.

Vetë lojtari ka treguar publikisht se dëshiron të vazhdojë te Real Madridi, por me ardhjen e trajnerit Xabi Alonso roli i tij ka ndryshuar.

Ai nuk është më titullar i padiskutueshëm, për shkak të sistemit më të ngurtë dhe rotacioneve që po përdor trajneri. Ky ndryshim ka krijuar pasiguri te lojtari dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në klub.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, është i vendosur të mos humbasë kontrollin mbi situatën: ose rinovim, ose shitje por asnjë largim me ulje çmimi.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe nëse Vinicius ndihet i rëndësishëm në projektin e Xabi Alonsos, rinovimi mund të bëhet realitet.

Për momentin, një gjë është e sigurt se Real Madridi nuk pranon oferta nën 100 milionë euro për yllin brazilian./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Të kërkuara