Lajmet

​Reagojnë nga zyra e presidentes: Personi në foto nuk është Denis Vengerskii

Blerim Vela e ka quajtur “dezinformatë” lajmin se personi i njohur si Denis Vengerskii po qëndron në Kosovë.

Published

on

Lidhur me raportimet se është parë në Prishtinë rusi i shpallur “Non-grata” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe nga Presidenca e Kosovës, ka reaguar kjo e fundit.

Shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmanit, Blerim Vela e ka quajtur “dezinformatë” lajmin se personi i njohur si Denis Vengerskii po qëndron në Kosovë, duke treguar se personi në foto është shoferi zyrës ndërlidhëse ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii.

“Dezinformatë: personi në foto është vozitësi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Kosovë dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës brenda 24 orëve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar Vela në Twitter.

Edhe Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me pretendimet se “Rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet në mes të Prishtinës”.

Nga Policia kanë sqaruar se këto raportime janë të pavërteta dhe se Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.

Policia ka theksuar se nga 23 tetori të dy të lartcekurit nuk kanë hyr në Kosovë. ndërsa personi i cili është shfaqur në fotografi të publikuara nga mediet thonë se është V.L person i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovës, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë.

Vendi

Përmbyllet afati i njoftimit në KQZ: 22 parti dhe 3 koalicione konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

Published

on

By

Në mesnatën e 7 majit ka përfunduar afati zyrtar që partitë e regjistruara në Kosovë të njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e ardhshme dhe formimin e koalicioneve parazgjedhore. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se nga 53 partitë e regjistruara, 22 prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa 9 parti kanë njoftuar mospjesëmarrjen. Gjithashtu, janë zyrtarizuar 3 koalicione të përbëra nga gjithsej 9 parti politike.

Partitë që kanë njoftuar garimin në zgjedhje janë Partia Socialdemokrate, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Lista Serbe, Yenilikçi Türk Hareket Partisi, Lidhja Demokratike e Kosovës, Fjala, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Socialdemokratska Unija, Jedinstvena Goranska Partija, Kosova Demokratik Türk Partisi, Nova Demokratska Stranka, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Kosovski Savez, Partia Balliste, Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale, Partia Liberale Egjiptiane, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Stranka Demokratske Akcije dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Në anën tjetër, mospjesëmarrjen e kanë njoftuar Partia Demokratike e Unitetit, Balli Kombëtar i Kosovës, Lëvizja Qytetare Vatra, Bashkimi për Ndryshim Anamorava, Partia e Drejtësisë, Srpski Narodni Pokret, Partia Reforma Demokratike, Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate. Sa i përket koalicioneve, janë regjistruar koalicioni VAKAT, Ashkalitë e Bashkuar dhe koalicioni rreth Lëvizjes Vetëvendosje që përfshin edhe subjektet Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

KQZ sqaron se ky njoftim është proces i ndarë nga certifikimi i subjekteve të reja, i cili përfundon më 10 maj, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë nga të gjitha subjektet është data 12 maj 2026./Ekonomia online/

 

Continue Reading

Aktualitet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje në qytetet e Pejës, Rahovecit dhe Skenderajt.

Në rastin e parë në Pejë, një burrë dhe një grua dyshohen se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një viktime femër.

Lidhur me këtë ngjarje, e dyshuara është arrestuar, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet ende në kërkim policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Rahovec është raportuar se një grua ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese nga një i dyshuar mashkull, rast i cili aktualisht ndodhet nën hetime. Ndërsa në Skenderaj, një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Vendi

Gjashtë të arrestuar për korrupsion e keqpërdorim detyre

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar sot një aksion në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar gjashtë persona (F.S., L.R., N.S., A.I., A.Sh. dhe B.B.), të cilët dyshohen për një sërë veprash penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, mashtrimin dhe legalizimin e përmbajtjes së rreme.

Gjatë operacionit, organet e rendit kanë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, ndër të cilat dy vetura në vlerë rreth 80,000 euro, një orë të markës “Rolex” me vlerë deri në 10,000 euro, pesë telefona celularë dhe dokumentacione të ndryshme.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Prokurori i Shtetit pritet të kërkojë caktimin e masave të sigurisë brenda afatit ligjor.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Continue Reading

Lajmet

Ekstradohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut, kërkohej përmes INTERPOL-it për narkotikë

Published

on

By

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, ka realizuar këtë të enjte ekstradimin e një shtetasi maqedonas për në Maqedoninë e Veriut.

I dyshuari ishte arrestuar më parë në Kosovë, pasi kërkohej me letërreshtim ndërkombëtar nga INTERPOL-i për veprën penale “Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Ekstradimi u krye në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me organizatat ndërkombëtare për parandalimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për kapjen e personave që tentojnë t’i shmangen drejtësisë.

Continue Reading

Të kërkuara