Lajmet

​Rasti Dehari përplas pushtetin me PDK-në

Berisha i PDK-së tha se interesi i partisë në pushtet është që të mos zbardhet rasti Dehari.

Published

on

Një përplasje është zhvilluar në mes të pushtetit dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, pasi ky i fundit tha se interesi i partisë në pushtet është që të mos zbardhet rasti Dehari.

Deputeti i PDK-së ka thënë se qeveria ka qëllim të kap drejtësinë përmes këtij rasti andaj sipas tij i njëjti nuk po zbardhet.

Fjalimin e tij e ka kundërshtuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetët e Vetëvendosjes të cilët në shenjë revolte kanë shkaktuar zhurmë nga ulëset e tyre.

“Janë dy parakushte për me zbardhë vetëvrasjen apo vrasjen e Astritit, e para kushti i parë është zbardhja e rastit të sulmeve terroriste në presidencë dhe objekte të qeverisë. Por rastin e sulmeve terroriste mbi institucionet e Kosovës nuk pres ta zbardhni sepse tërmeti politik do të binte mbi subjektin tuaj dhe para kusht i dytë është zbardhja e rastit të vetëvrasjes së Arbnorit, cilat ishin motivet që e shtynë në vetëvrasje, për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk e ka marrë guximin askush të flas publikisht por tani është sekret publik që përfliten emra zyrtarësh me të cilët ai ka qenë i involvuar dhe në rolin e sinjalizuesit”, ka thënë ai.

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit që deputetit të PDK-së t’i ndalet fjala.

“Indikative mbetet po ashtu edhe emërimi i rrugëve të Prishtinës me emrin Vëllezërit Dehari e unë pyes se cili site roli i tyre. A e bëtë këtë për heshtjen e familjes duke tentuar t’i fusni në histori. Së fundi ndodhi edhe vjedhja e mostrave dhe në vend që ministrja të marrë përgjegjësi që rreh tavolinën tani ajo filloi me akuzua prap opozitën. Unë me të vërtetë po ndjehem keq që këtë duhet ta hap para bacën Avni por e di se Astrit Dehari ishte kundër marrëveshjeve të cilat sot i keni nënshtruar edhe kundër tradhtisë që po bëni me marrëveshjet”, ka thënë Berisha.

Këtë e ka kundërshtuar Haxhiu, e cila ka thënë se deputetëve të PDK-së u duhet ndaluar me ligj të flasin për Deharin.

“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për Astrit Deharin, Ju keni qenë në qeveri kur është vrarë astrit Dehari, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha. Ju i keni duart e përlyera me gjak, ju. Duhesh me pas pak fytyrë, marre. Në kohën e juaj është vrarë Astrit Dehari”, ka thënë ajo.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Zoti Berisha edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me e lidhë Lëvizjen Vetëvendosje me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor politik me prapavijë politike… Zoti Berisha, për këtë ka një vendim të gjykatës që i ka liruar ata persona prej kësaj akzue, nëse dini diçka më shumë unë e kisha ftu prokurorin me ju ftu në intervistë, gjithçka që dini zoti Berisha e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist unë e ftoj prokurorin me të intervistu. Çkado që kanë pasur institucionet që kanë ditë, i kanë liruare këta persona, prej kësaj mund të konstatojmë që ishte një proces i montuar politik”, ka thënë Konjufca. 

Rajoni

Shkrimtarë dhe gazetarë shqiptaro-amerikanë vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në Washington

Published

on

Një grup shkrimtarësh, gazetarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë vizituar Shtëpinë e Bardhë në Washington, në kuadër të një turi kulturor dhe historik për t’u njohur nga afër me një prej institucioneve më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita u organizua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e drejtuar nga presidenti Adi Memeti.

Për këtë përvojë ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Keze Kozeta Zylo, në një artikull të publikuar më 1 nëntor në gazetën Illyria, ku ka ndarë përshtypjet nga vizita dhe rëndësinë historike të ambienteve të rezidencës presidenciale.

Gjatë turit, pjesëmarrësit vizituan disa prej ambienteve më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Dhomën e Gjelbër, Dhomën e Kuqe dhe Dhomën e Kaltër. Ata panë gjithashtu Sallën e Ngrënies Shtetërore, e cila përdoret për darka zyrtare dhe pritjen e personaliteteve të huaja.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin Mhill Vela, ish-president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, profesori Bexhet Asani, sekretar i shoqatës, si dhe gazetarët Ibadete dhe Shkumbin Tetaj.

Pjesë e grupit ishin edhe gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Kondi dhe Shaqir Salihu, gazetarja Eva Dori, shkrimtaret Merita Bajraktari dhe Luz Thaqi, si dhe Vilma Tafaj.

Në aktivitet mori pjesë edhe Qemal Zylo, themelues dhe drejtor i televizionit Alba Life dhe i shkollave shqipe në New York, së bashku me përfaqësues të tjerë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Organizatorët e kanë konceptuar këtë aktivitet si vizitë kulturore dhe historike. Nuk është raportuar për ndonjë takim me presidentin amerikan Donald Trump apo me përfaqësues të administratës së tij.

Vizita përbën një mundësi për pjesëmarrësit që të njihen më nga afër me historinë presidenciale amerikane, ndërsa aktivitetet e tilla dëshmojnë angazhimin e organizatave shqiptaro-amerikane në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar në diasporë.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Arratiset nga duart e policisë një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

Published

on

Një burrë me shtetësi të Shqipërisë është shpallur në kërkim policor pasi është arratisur derisa ishte i privuar nga liria në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 15:00. Me vendim të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”, ndërsa hetimet për lokacionin e tij dhe rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtatë persona të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Disa raste të dhunës në familje dhe kanosjes janë regjistruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, duke çuar në arrestimin e shtatë personave në rajone të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë janë regjistruar dy raste. Në njërin rast, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur me thikë një grua, ndërsa gjatë kontrollit policia i ka gjetur një thikë dhe 0.36 gramë marihuanë, duke e dërguar në mbajtje. Po ashtu në kryeqytet është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë tjetër për një rast të mëparshëm të dhunës në familje.

Në Pejë, policia ka arrestuar një burrë të dyshuar për ushtrim të dhunës dhe kanosje ndaj një gruaje. I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Klinë, ku një burrë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Në Lipjan janë arrestuar dy burra pas një përleshjeje fizike mes vete pas një mosmarrëveshjeje, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në Fushë-Kosovë është iniciuar rast ndaj një burri me shtetësi të Shqipërisë, i cili ndodhet në kërkim policor nën dyshimet për dhunë në familje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy persona për ngacmim seksual në Fushë-Kosovë

Published

on

By

Dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë me dyshimin se kanë ngacmuar seksualisht dy gra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara