Lajmet

​Rama: Rruga “Muharrem Fejza” do të përfundojë për 40 ditë

Rama tha se janë marrë masa të menjëhershme për rregullimin e rrugës “Muharrem Fejza”.

Published

on

Komuna e Prishtinës ka filluar zhvendosjen e kioskave në rrugën “Muharrem Fejza”, gjë që u tha se do të mundësojë përfundimin e kësaj rruge brenda 40 ditëve.

I pari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në mesditën e së enjtes, ka qëndruar në këtë lagje derisa është bërë zhvendosja e kioskave. Nga aty, Rama tha se janë marrë masa të menjëhershme për rregullimin e rrugës “Muharrem Fejza”.

“Jemi duke e bërë zhvendosjen e këtyre kabinave e cila do të na lejojë përfundimin e rrugës ‘Muharrem Fejza’ deri në pikën ku është hap, deri te ajo që është me zhavorr, siç e dini e gjithë rruga lartë ka qenë ashtu gjendje shumë të keqe, gjendje katastrofale, ne kemi marrë masa të menjëhershme për me shtruar me zhavorr sepse gjatë kohës me temperatura përfundi gradë nuk mund të kryesh punë të tjera. Po ashtu gjatë kohës edhe me shi dhe borë, nuk janë kushtet për zhvillim të rrugëve. Tash kur jemi në pranverë që koha ka filluar të përmirësohet, i kemi temperaturat mbi 0 gradë, pra jemi në plus e kemi një tempo të zhvillimit të rrugës ’Muharren Fejza’, një tempo. 40 ditë pra 39 ditë nga sot, kështu që do ta përfundojmë të gjithë rrugën ‘Muharren Fejza’ deri në pikën ku janë të hapura, e më pas do të behet analiza e gjendjes ekzistuese edhe në kanalizime, pra do t’i incizojmë këto që ta dimë saktësisht se çka është instaluar dhe kanalizimet se a punojnë në mënyrë të mirëfilltë”, tha ai

Të gjitha këto punë, Rama tha se do t’i bëjë në bashkëpunim me drejtorinë e infrastrukturës.

Drejtori i infrastrukturës, Krenar Xhaferi, thotë se pas zhvendosjes së kioskave do të bëhet edhe rregullimi i gjithë problemeve që ndodhen në këtë rrugë.

“E gjithë rruga për 40 ditë realisht pqër 40 ditë, ne do t’i trajtojmë edhe skajorët që janë dëmtuar, kubëzat që janë dëmtuar, gjithë rrugën ‘Muharrem Fejza’ ne kemi bërë një plan të hollësishëm dhe do ta respektojmë planin dinamik në rrugën ‘Muharrem Fejza’”, ka thënë ai.

Ne mëngjesin e sotëm grupi i këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje ka kritikuar qeverisjen e Ramës, ku ky i fundit i është përgjigjur sot duke thënë se janë marrë më shumë probleme dhe madje kanë bërë edhe mjaftë projekte.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara