Lajmet

​Rama reagon pas tragjedisë në Himarë

Rama uron edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi.

Published

on

Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish për ngjarjen e ndodhur dje në Himarë, ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues i drejtuar nga një oficer policie, ndërsa theksoi se çetat e udhëhequra nga nongratat kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike.

Rama uron edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi.

Madhësia e tragjedisë së djeshme në Himarë e bën edhe më të madhe se çdo herë tjetër,ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë, duke kërkuar përfitimet e tyre mizerabël në shkelje të çdo kodi moral, familjar, kombëtar. Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar! Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë, me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi, ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor”.

Vizioni i Shqipërisë turistike dhe ambicia që kjo të jetë dekada e kthimit të vendit tonë në kampionin rajonal të turizmit, lidhet edhe me rritjen e lartë të mjeteve lundruese dhe sfidën e disiplinimit të tyre, që nuk është një fjalë goje në një vend ku deri dje ato s’ekzistonin. Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor, janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë, në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë”, nënvizoi Rama.

Rama tha se “sa për çetat e udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë, që kërkojnë ta kthejnë këtë vdekje tragjike në motiv lufte politike, kjo s’është as e para as e fundit herë kur një fatkeqësi që trondit shoqërinë, ekspozon shëmtinë e pacipë të shpirtit të tyre”./ATSH/

Aktualitet

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, një aksident përfundon me fatalitet

Published

on

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2161 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 86 aksidente trafiku me dëme materiale, 34 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse u regjistrua edhe një aksident me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona teksa 15 janë dërguar në mbajtje, kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Aktualitet

​Raporti i DASH për të drejtat e njeriut: Kosova ndërmori hapa të besueshëm

Published

on

Në Kosovë nuk pati ndryshime të rëndësishme në situatën e të drejtave të njeriut, thuhet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për vitin 2024.

Në raportin e publikuar lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut në botë thuhet se Qeveria e Kosovës ka marrë ka marrë hapa të besueshëm, por jokonsistent në identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zyrtarëve që kanë kryer shkelje të të drejtave.

Në përmbledhjen e raportit potencohet se nuk pati raporte të besueshme për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në vendin tonë.

Raporti përfshin edhe gjetje për lirinë e mediave, të drejtat e punëtorëve, kushtet e punës dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit, duke theksuar se disa nga proceset institucionale mbeten të ngadalta dhe jo gjithmonë të qëndrueshme.

Continue Reading

Bota

Zelensky thotë se Ukraina do të refuzojë propozimet për të hequr dorë nga territoret e saj

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të refuzojë çdo propozim rus për të hequr dorë nga rajoni i Donbasit në këmbim të një armëpushimi, duke paralajmëruar se kjo mund të përdoret si trampolinë për sulme të ardhshme.

Zelensky këtë deklaratë e bëri para takimi midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska të premten, shkruan BBC.

Trump ka thënë se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë një shkëmbim territoresh dhe besohet se një nga kërkesat e Putinit është që Kievi të dorëzojë pjesët e Donbasit që ende kontrollon.

Ndërkohë, trupat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre duke bërë një sulm të papritur pranë qytetit lindor të Dobropillias dhe duke përparuar 10 km në një periudhë të shkurtër kohore.

Continue Reading

Aktualitet

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare

Published

on

Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.

Pritjet më të gjata raportohen në pikën kufitare në Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.

Përditësimi i të dhënavë të fundit është në ora 08:03 të mëngjesit.

Continue Reading

Të kërkuara