Lajmet

​Rama: Pa respektuar të kaluarën e lavdishme nuk kemi të ardhme

Ai shtoi se pa respektin e mirëfilltë për ta, nuk do kemi një të ardhme të mirë.

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama së bashku me përfaqësues të tjerë të komunës, kanë bërë homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, ku tha se duhet të respektohet e kaluara dhe dëshmorët që dhënë jetën për lirinë.

Ai shtoi se pa respektin e mirëfilltë për ta, nuk do kemi një të ardhme të mirë.

“Të respektojmë të kaluarën tonë, ta respektojmë jetën që e kanë dhënë martirët për lirinë që ne e gëzojmë sot. Duhet të dimë që pa e pasur një respekt të mirëfilltë për ushtarët, për të gjithë ata që kanë fliu jetën, kanë dhënë fëmijët e tyre, kanë dhënë jetën e vet për liri, nuk kemi një të ardhme të mirë, prandaj edhe këtu jemi sot ta tregojmë respektin tonë, ishim edhe lart të varrezat e dëshmoreve. Ne do t ‘i bëjmë projektet të cilat i meritojnë dëshmorët pa një trajtim të mirëfilltë në çdo aspekt, në këtë mënyrë synojmë edhe për një të mirë të shoqërisë tonë dhe një të ardhme të mirë për vendin tonë duke treguar respektin për ata që kanë dhënë jetën për liri”, tha ai.

Ai më pas ka vazhduar me dhënien e gjakut, aksion ky që ësht ëorganizuar nga komuna për nder të ditës së dëshmorëve të Prishtinës.

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.

S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.

Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Continue Reading

Të kërkuara