Lajmet

​Qeveria ka realizuar vetëm 48 për qind të Planit Strategjik dhe Operacional

Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e këtij plani për këtë periudhë të 15 Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit.

Published

on

Qeveria e Kosovës ka realizuar vetëm 48 për qind të Planit Strategjik dhe Operacional për periudhën janar-dhjetor 2022.

Lëvizja FOL ka bërë monitorimin e këtij plani për këtë periudhë të 15 Ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit, e cila ka evidentuar se Zyra e Kryeministrit nga 255 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 131 aktivitete, ndërkaq 94 nuk i ka realizuar fare.

Kurse Ministra e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka paraparë 118 aktivitete në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, mirëpo nuk kanë ofruar përgjigje se sa nga këto aktivitete janë realizuar për vitin 2022.

Mexhide Demolli-Namani nga Lëvizja FOL, tha se ministritë si (ZKM, MASHT, MINT, MAPL, MFPT, MBPZHR, MKRS, MKK) kanë planifikuar aktivitete afatgjata, të cilat kanë filluar në vitin 2022 ndërkaq realizimi i tyre do të vazhdoj në vitet në vijim.

“Nga 2 mijë 937 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore janë realizuar 1 mijë e 808 aktivitete apo shprehur në përqindje rreth 48 për qind dhe 1 mijë e 129 aktivitete të parapara për këtë periudhë nuk janë realizuar apo 52 për qind të Planit Strategjik Operacional të Qeverisë nuk është realizuar. Zyra e Kryeministrit për periudhën janar – dhjetor ka paraparë të realizojë 255 aktivitete, këto të shtrira në rreth 78 objektiva. Nga 255 aktivitete, ka realizuar 131, ndërkaq 94 nuk i ka realizuar”, theksoi Demolli-Namani.

Sipas FOL këto aktivitetet janë paraparë në kuadër të 38 objektivave: 15 objektiva janë realizuar 100 %, 8 objektiva janë realizuar nga 50 % deri ne 99 %, 7 objektiva janë realizuar nga 1 deri ne 50 %, 8 objektiva të parapara për vitin 2022 nuk kanë filluar të realizohen.

Demolli-Namani ka thënë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga 201 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 101 aktivitete ndërkaq 100 nuk i ka realizuar.

Në bazë të raportit të FOL, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures nga 486 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 255 aktivitete ndërkaq 231 nuk i ka realizuar.

Po ashtu edhe Ministria e Ekonomisë nga 236 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 170 aktivitete ndërkaq 66 nuk i ka realizuar.

Ndërsa, Ministria e Punëve te Brendshme nga 416 aktivitete të parapara në kuadër të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë, ka realizuar 264 aktivitete ndërkaq 152 nuk i ka realizuar.

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Published

on

By

Një grua është arrestuar në Lipjan nën dyshimin se ka shantazuar një burrë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e njëjta dyshohet se veprën penale “Shantazh” ndaj viktimës e ka ushtruar për disa muaj me radhë.

E dyshuara, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E. A/

Continue Reading

Lajmet

Paradite mot i ngrohtë, pasdite priten reshje lokale e rrufe

Published

on

By

Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.

Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.

Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Breshëri dëmton rreth 90% të të mbjellave në Istog

Published

on

By

Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.

Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.

Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.

Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/

Continue Reading

Të kërkuara