Lajmet

​Qeveria anulon vendimin për shpronësimin e tokave për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë

Vendos Qeveria.

Published

on

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta anuluar shpronësimin e pronave të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq.

Në vitin 2019 Qeveria “Haradinaj” kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e autostradës “Prishtinë-Pejë”.

Për këtë pati edhe kritika nga ministri i Financave, Hekuran Murati. Ministri Murati pati thënë se fillimisht ishte vlerësuar se shpronësimet në ato zona do të merrnin diku mbi 31 milionë euro, por më vonë kjo shifër është ngritur në 42 milionë euro.

Në mbledhjen e sotme, po ashtu u vendos për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe kompaninë AlDar Properties.

Lajmet

Tre kampione sporti apel për kryerjen e mamografisë falas

Published

on

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, mesazhet e tri kampioneve të sportit, në disiplinat e atletikës, peshëngritjes dhe boksit, ndërsa ritheksoi thirrjen e vazhdueshme për të bërë mamografinë falas.

Atletja Luiza Gega, Kampione Evrope në Atletikë tha se tetori rozë është një kujtesë për të gjitha gratë se shëndeti është gara më e rëndësishme që mund të fitohet.

“Jam mësuar që gjithmonë të vrapojë pas qëllimeve, po asnjë fitore nuk ka kuptim pa kujdesin për veten. Kontrolli i gjirit nuk është frikë, është forcë, është një hap i vogël që mund të shpëtojë jetë. Prandaj bëje pjesë të rutinës tënde kujdesu për veten, vrapo për jetën”, tha Gega.

Enkileda Carja, kampione Evrope në Peshëngritje iu bashkua këtij apeli për të gjitha gratë dhe vajzat në kryerjen e mamografive falas gjatë tetorit rozë, teksa shtoi se në peshëngritje mësohet çdo ditë se si të ngremë më shumë, po ka një peshë që duhet ta ndahet, pra, atë të përgjegjësisë për shëndetin”.

“Tetori rozë më kujton se forca nuk është fizike, është forcë që përballesh me frikën që të mos anashkalosh shëndetin, të kujdesesh për trupin që të mban në këmbë çdo ditë. Bëje për veten, për ata që të duan, për jetën. Një kontroll i vogël sot mund të shpëtojë nga një peshë e rëndë nesër”, pohoi Carja.

Ajo pohoi se kanceri i gjirit nuk zgjedh moshë, profesion apo stil jete, prandaj kontrolli i rregullt është një raund që secila prej nesh duhet ta fitojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e ka shtrirë fushatën e saj sensibilizuese jo vetëm në tetor, por gjatë gjithë vitit, përmes mamografive stacionare apo njësive lëvizëse në qytete të ndryshme të vendit.

Tetori Rozë është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, që synon rritjen e kujdesit dhe vëmendjes për diagnostikim të hershëm dhe trajtim në kohë të kësaj diagnoze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Kurti dyshon për formimin e qeverisë të dielën

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dyshuar edhe vet se mund ta bëjë qeverinë e re të dielën kur e ka afatin e fundit.

“Nuk është kollaj,” tha Kurti, duke shtuar se nëse qeveria nuk formohet, alternativa e vetme janë zgjedhjet e reja.

Ai përmendi se “ka shumë inate e xhelozi” në skenën politike dhe se “atmosfera është intoksikuar”.

Sipas tij, as partitë ish-opozitare nuk po tregojnë “vullnetin dhe synimin” për formimin e qeverisë.

Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e ciniziëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prap. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre”, tha Albin Kurti në Londër.

Continue Reading

Lajmet

FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani

Published

on

By

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, një ekip nga Akademia Ushtarake e FSK-së, Qendra për Studime Universitare ( QSU) morën pjesë në Javën Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani.

FSK njofton se “Gjatë kësaj jave, ata patën mundësinë të vizitojnë qytetin e Dresdenit, të njoftohen me mënyrën e shkollimit të Oficerëve të Gjermanisë, si dhe qendrat e tyre për trajnim. Ata përfaqësuan QSU-në duke prezantuar për historinë e saj dhe zhvillimin e arsimimit, si dhe duke shkëmbyer përvoja me kadetët e shteteve tjera”./EO

Continue Reading

Lajmet

Zgjedhjet lokale, PZAP-ja urdhëron rinumërimin e votave në tri komuna

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhor (KQZ) njofton se ka nisur rinumërimi i pesë vendvotimeve me urdhër të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërsa gjatë ditës së sotme do të vazhdohet me numërimin e fletëvotimeve me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Sipas KQZ-së, numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës përfundoi të hënën rreth mesnatës. Sipas njoftimit, mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të bëhet rinumërimi i votave në tri komuna, në Mitrovicë të Jugut, Kamenicë dhe Podujevë.

Vendvotimet të cilat do të rinumërohen i takojnë komunave të ndryshme, si: Mitrovicë e Jugut (1110/01 dhe 1110/06); Kamenicë (1019/01 dhe 1020/01) dhe Podujevë (1807/02). Në vazhdim të aktiviteteve të planifikuara, gjatë ditës së sotme në QNR do të fillohet me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe atyre nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Nga rezutatet e deritanishme preliminare, shtatëmbëdhjetë komuna pritet të shkojnë në balotazh në zgjedhjet për kryetar 2025, pesë më pak se para katër vjetësh në Kosovë.

Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Peja, Rahoveci, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku e Kllokoti do të jenë pjesë e balotazhit më 9 nëntor./KP

Continue Reading

Të kërkuara