Lajmet

​Pulsi Publik: Shtohet besimi te krerët e institucioneve

Alisa Hasani nga UNDP, tha se në këtë matje kanë marrë pjesë mbi 1 mijë e 300 qytetarë.

Published

on

Kënaqëshmëria në kryeministrin Albin Kurti është rritur, ashtu siç është rritur edhe për Kuvendin e Kosovës dhe kryetarin e këtij institucioni, Glauk Konjufca. Kështu u tha gjatë prezantimit të “Pulsit Publik”, nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku gjithashtu u tha se një numër i madh kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten, Vjosa Osmani.

Alisa Hasani nga UNDP, tha se në këtë matje kanë marrë pjesë mbi 1 mijë e 300 qytetarë. Ajo tregoi për shkallën e besimit të qytetarëve në krerët e institucioneve.

“Kënaqëshmëria në kryeministrin është rritur, në parlament po ashtu kemi pasur rritje. Sa i përket kryetarit të parlamentit është një rritje, një numër i madh kanë thënë që janë të kënaqur edhe me presidenten. E njëjta kënaqëshmëri nuk ka qenë sa i përket drejtimit politikë. Këtë vit kjo përqindja është rritur në 44.6 për qind”, tha ajo.

Ajo shtoi se të dhënat janë ndarë edhe sa i përket komuniteteve, ku theksoi se ka rritje të lirisë së shprehjes së mediave.

“Respondentët janë pyetur edhe për problematikat më të mëdha në Kosovë. Në krahasim me sondazhet tjera, kemi parë një dallim, varfëria dhe papunësia kanë qenë problematikat më të mëdha, inflacioni ka qenë problematika e tretë. 23.5 për qind kanë pretenduar se ende mendojnë që korrupsioni është prezent në Kosovë, 32.7 besojnë se situata në Kosovë mund të ndryshojë”, shtoi ajo.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros tha se të dhënat e këtij raporti paraqesin matjen e perceptimit për çështje të ndryshme.

“Sot do t’iu prezantohen të dhënat e serive kohore. Këto do të tregojnë një matje të perceptimit të njerëzve për çështje të ndryshme. Duke qenë i vetmi sondazh, kjo e bën këtë puls publik një matës shumë të rëndësishëm. Mund ta lexoni në tri gjuhët në faqen e internetit. Ne në UNDP, jemi të interesuar që të mbledhim të dhëna të besueshme. Pulsi publik është përgjigjur nevojës së Kosovës për qasje të shpejt në të dhëna. Të dhënat e disponoheshe mbulojnë të dhënat nga nëntori deri më sot”, tha ai.

Lajmet

Rama: Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milionë euro

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas alokimit të mjeteve të kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Rama tha se ky është lajm i mirë për qytetarët duke thënë se Drejtoria e Financave e Prishtinës do të vazhdojë punën sot jashtë orarit të rregullt për procesim sa më të shpejtë të pagesave, transmeton KosovaPress.

Më në fund ka filluar alokimi i pjesshëm i mjeteve financiare prej 25 milion euro nga bartja e vitit 2024 nga Ministria e Financave drejt Kryeqytetit.Drejtoria e Financave e Kryeqytetit do të vazhdojë punën sot, jashtë orarit të rregullt të punës, me qëllim të procesimit sa më të shpejtë të pagesave“, tha Rama.

Rama tha se Komuna e Prishtinës pret që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria e Financave.

Në përputhje me dinamikën e alokimit të mjeteve nga Ministria, ne si komunë do të vazhdojmë me procesimin e pagesave në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Presim që sa më shpejtë të përfundojë alokimi i plotë i shumës prej 25 milionë eurosh nga Ministria“, thotë Rama.

Kujtojmë që Trafiku Urban prej ditësh ka ndërprerë punën për shkak të mos ekzekutimit të pagesave./KP

Continue Reading

Lajmet

​Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023 t’i sjellë para drejtësisë.

Rutte ka thënë se për këtë ka folu me presidentin serb, Vuçiq, i cili siç tha Rutte i ka thënë se do të punojë në këtë drejtim.

Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë Rutte për Tëvë1, para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të ndihmojë në këtë proces.

Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.

Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.

Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.

Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë./KP

Continue Reading

Lajmet

Sveçla publikon video: Po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe po rrisim sigurinë për qytetarët

Published

on

By

Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka publikuar një video të disa rrugëve në veri e ku thotë se po hapen shtigjet e reja për qytetarët aty.

Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njejtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit, për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë”, ka shkruar Sveçla./EO

Continue Reading

Lajmet

​Trafiku urban paralajmëron bllokim tërëditor të ditës

Published

on

By

Punëtorët e transportit publik dhe privat edhe sot kanë protestuar për disa orë para objektit të Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës. Ata kanë deklaruar se sot është afati i fundit për reflektim, në të kundërtën nga nesër i gjithë segmenti rrugor do të bllokohet me të gjithë autobusët e trafikut urban nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi, ka shprehur shqetësimin se komuna dhe ministria po shtyjnë përgjegjësitë për alokimin e fondeve, duke theksuar se qytetarët po vuajnë për shkak të vonesës në pagesën e borxheve ndaj operatorëve të trafikut urban.

Ai ka kërkuar që kjo situatë të zgjidhet menjëherë, pasi vonesat e mëtejshme mund të përkeqësojnë situatën.

Komuna tash sapo doli me një njoftim që parat nuk kanë ardh dhe ne kemi mbetur andej dhe këtej top i vërtet i pingpongut që po na nxjerrin. Në këto temperatura të ftohta për hirë të qytetarëve që po vuajnë për transporte që i kërkojmë mëshirë qytetarëve për hirë të atyre qytetarëve, këta duhet të bëjnë sot reflektimin nëse ndodh një gjë e tillë ne do t’i kthehemi punës së rregullt në momentin që alokohen mjetet për t’i shlyer borxhet”, tha ai.

Ndërkohë, Gashi më i ashpër ka qen në fund të protestës së sotme.

Sot është afati i fundit për reflektim në të kundërtën nga nesër i gjithë segmenti rrugor do të bllokohet me të gjithë autobusët me kapacitetet që kem të trafikut urban dhe që prej mëngjesit sindikata do të organizoj protestën që në mëngjes-darkë dhe këtu nuk do ta kenë lëvizjen e lirë të funksionoj si komuna, si qeveria.”, ka thënë ai.

Qytetari Bush Vitija e shprehi shqetësimin për situatën e vështirë të transportit, ku disa qytetarë, veçanërisht ata në raste sociale, po vuajnë për shkak të mungesës së mundësive për transport.

Shiko të vështirë e kemi shumë sepse dikush nuk ka mundësi, ne që i kemi veturat i kemi mjetet udhëtojmë por dikush që është më raste sociale është shumë problem dhe taksistit si po dëgjojmë nga aty deri këtu nga 4-5 euro e kanë gjetur mundësin po e shfrytëzojnë rastin, keq për qytetarët. Transporti është mungesë shumë mungesa e transportit po bllokohet komunikacioni”, tha ai.

Naim Krasniqi u shpreh për KosovaPress, se shpreh shqetësimin e tij për situatën e rëndë që po kalojnë qytetarët, duke theksuar se mungesa e transportit dhe vonesat në pagesat e rrogave (7 muaj pa pagesë) po e bëjnë jetesën të padurueshme.

Pra atëherë e imja është që të tregoj që kjo është një fatkeqësi shumë e rëndë, për gjynah ky popull, kemi vuajtur në luftë e dimë se çfarë kemi vuajtur e sot për t’u bërë kjo mos të ketë autobusë njerëzit që kanë nevojë që çdo person këtu që është që udhëton ata kanë nevojë të udhëtojnë, sot është bërë një bllokadë nga asgjë, këtu është faktor njeriu. E kushtueshme është për ata që nuk kanë marrë rroga që 7 muaj, a ka Zot ai ministër i financave, a ka fëmijë ai, a ka grua, a ka familje ai, kur ua bllokon njerëzve që 7 muaj ata mbajnë familje ku ka ma krizë ku ka më çmimet janë shkuar për 4-5 vite 400 për qind.”, u shpreh ai.

Situata e rënduar e transportit dhe vonesat në pagesat e rrogave janë pasojë e një mungese koordinimi ndërmjet institucioneve përgjegjëse. Kjo ka krijuar një klimë të pasigurisë dhe tensioneve sociale, duke e bërë jetën e qytetarëve më të vështirë, veçanërisht atyre që ndodhen në kushte të vështira ekonomike./KP

Continue Reading

Të kërkuara