Lajmet

​Protestuesit të indinjuar pas dhunimit të 11-vjeçares, kërkojnë dënim me vdekje për autorët

Në këtë reagim qytetar nuk morën pjesë ndonjë prej figurave të njohura publike apo krerët e institucioneve shtetërore.

Published

on

Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Në këtë reagim qytetar nuk morën pjesë ndonjë prej figurave të njohura publike apo krerët e institucioneve shtetërore, ndonëse gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta.

Aktivistja Xheraldina Rexhepi, duke e quajtur ngjarjen e djeshme si makabre, u shpreh se këto ngjarje tregojnë se shoqëria ka dështuar.

Duke u shpreh e bindur se do të ketë reagim institucional ndaj personave të dyshuar ajo tha se nuk po bëhet asgjë në drejtim të parandalimit të këtyre dukurive.

Unë kam qenë dje shumë i indinjuar sepse është një ngjarje makabre e cila nuk ka ndodhur rastësisht, është ngjarje në të cilën nuk ka dështuar askush në atë që ka ndodhur dje kemi dështuar të gjithë si shoqëri. Institucioni i parë shoqërisë sonë, familja, që se ka ditë ku e ka vajzën 7 orë, dhe familja e atyre djemve që ka rritur djem që iu është dukur në rregull që munden ta trajtojnë një fëmijë 11-vjeçare në atë mënyrë duke e lënë të lirë sepse nuk kanë qenë as të vetëdijshëm për krimin që ka bërë. Ne si shoqëri nuk jemi duke bërë asgjë, nuk mundemi me prit prej shtetit për t’i kryer këto punë na secili prej vetes sonë duhet të fillojë ndryshimin në këtë shoqëri”, tha ajo.

Nga Ferizaj për të marrë pjesë në këtë protestë kishte ardhur edhe Shukri Retkoceri, i cili kërkoi nga krerët e shtetit që të reagojnë karshi dukurive të dhunimit.

Ai kërkoi hetim për prokurorët dhe gjyqtarët që merren me këto raste.

Unë e lus Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun le t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët apo e kryejnë punën apo e kryejnë detyrat sipas ligjit sipas Kushtetutës së Kosovës. Ky akt dje kriminal që ka ndodhur, ata dhunues e meritojnë varje këtu përpara bustit të Skënderbeut dhe më kurrë këso raste nuk ndodhin. Në Kosovë dhunimet po ndodhin me dhjetëra apo qindra herë për një motmot… O prokurorë, o gjyqtarë a keni bre ju çika, a keni motra, a keni mbesa po me iu ndodh kështu juve në familjet tuaja e lutja ime o prokurorë e gjyqtarë të Kosovës nëse nuk kryeni detyrat edhe punën se kryeni me ligj e me Kushtetutës Zoti fytyrën ua marroftë”, u shpreh ky qytetar.

Lulzim Bexheti kërkoi nga qeveria që përmes edukimit të hershëm të parandalohen këto raste.

Ai iu bashkua kauzë që emrat e personave që tashmë dyshohen për dhunim të 11-vjeçares të bëhen publik.

Jemi këtu prezent me shfaq një simpati ndaj vajzës së vogël që i ka ndodh rasti njëkohësisht të dënoj këtë si akt sepse qoftë i fundit ky akti. E shohim se jemi pak veta këtu por ata që jemi, jemi me zemër dhe me shpirt i shprehim së pari qëndrim dinjitet për familjen e vajzës, ndërsa për qeverinë kam dy fjalë, duhet shumë me punua nuk është vetëm arsimi që i ndalon këto gjëra, por është edukimi i hershëm edhe duhet me u shfaq në masë të madhe me emër me mbiemër konkret, është mjaftë këto me u fsheh”, theksoi ai.

Edhe ditën e nesërme me fillim nga ora 12:00 është paralajmëruar protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.

Dhunimi i të miturës ngjalli reagim të madh në shoqërinë tonë.

Aktualisht deri tani janë arrestuar katër persona, kurse personi i pestë është në kërkim.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar tri raste të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Rahovec dhe Malisheve.

Në rastin e parë në Rahovec është arrestuar një person pasi kishte sulmuar nenën e tij dhe me pas kishte tentuar të vetëvritet.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Pagarushë të Malishevës, lidhur me rastin e datës 18.05.2026, për dhunë në familje është arrestuar një i dyshuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Lipjan dyshohet se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me leje të skaduar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prishtinë, po qëndronte në QKUK

Published

on

By

Në raportin njëditor te Policisë së Kosovës është raportuar se është zhdukur një grua e cila ishte duke qëndruar në  Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Rastin e ka raportuar nënë e viktimës, sipas raportit.

“Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj viktima f/ke është larguar nga Reparti i Psikiatrisë-QKUK dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen disa qytetarë serb në Graçanicë për dyshime për presion ndaj votuesve

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët dyshohet se kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj votuesve me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.

Sveçla tha se zgjedhjet në Kosovë, pavarësisht sfidave dhe bllokadave politike që kanë ndodhur në raste të caktuara, vazhdojnë të vlerësohen pozitivisht në raportet ndërkombëtare për standardin e organizimit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.

Ai përshëndeti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e të dyshuarve në Graçanicë, duke theksuar se ata “përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve”.

Sipas Sveçlës, veprime të tilla që targetojnë qytetarët e komunitetit serb në Kosovë janë rezultat i “direktivave të orkestruara nga Serbia”, të cilat, sipas tij, synojnë të cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vend.

“Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik”, deklaroi ai.

Në fund, ministri në detyrë theksoi se institucionet do të garantojnë që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrjet e jashtme.

Continue Reading

Lajmet

Diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 21 gradë sot në Kosovë

Published

on

By

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të mbajë sot në Kosovë.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësira më të dendura priten kryesisht në zonat malore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Continue Reading

Të kërkuara