Kronikë e zezë

​Prokuroria në Gjakovë ka ngritur dhjetë aktakuza për dhunim dhe sulm seksual

Në këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës janar-gusht 2022, ka ngritur dhjetë aktakuza, kundër dhjetë personave, për veprat penale, “sulmi seksual”, “dhunimi”, si dhe “mundësimi apo detyrimi në prostitucion”.

Po ashtu, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë personave të dyshuar si kryerës të këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata.

Gjakovë, 27 shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore janar- gusht 2022, ka ngritur 10 (dhjetë) aktakuza, kundër 10 (dhjetë) personave, për veprat penale, “Sulmi seksual”, “Dhunimi”, si dhe “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”. Po ashtu, për këtë periudhë kohore prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 6 (gjashtë) personave të dyshuar si kryerës te këtyre veprave penale, të cilat janë aprovuar nga gjykata kompetente. Prokuroria Themelore në Gjakovë, është e angazhuar që të kryejë me seriozitet të lartë të gjitha rastet, e me prioritet dhe urgjencë, rastet nga kapitulli i veprave penale kundër integritetit seksual”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Tri raste për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në tri raste të ndryshme për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.

Në Pejë, është arrestua një burrë nën dyshimin për dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës grua.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në Raportin e fundit të Policisë së Kosovës.

Asaj i është ofruar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës, në Malishevë ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës grua.

Gjatë arrestimit të dyshuarit, Policia njofton se ai ka qenë i dhunshëm dhe ka lënduar dy zyrtarë policor.

“Gjatë arrestimit i dyshuari ka qenë i dhunshëm ku si pasojë dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime. Lidhur me rastin zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë për tretman”, sipas raportit të Policisë.

Lidhur me rastin zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në QKUK në repartin e psikiatrisë për tretman.

Në Mitrovicën e Jugut, Policia ka arrestuar një person si të dyshuar për sulm fizik ndaj një burri tjetër dhe një gruaje.

Rasti ka ndodhur më 05.02.2026.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prizren, për lëndime të renda trupore

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi që dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës burrë, sipas Raportit të fundit të Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa Policia gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor”, sipas Raportit të Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Në Fushë Kosovës arrestohet një e dyshuar pasi goditi me veturë një këmbësor

Published

on

By

Në Raportin njëditor të Policisë së Kosovës raportohet se një grua është arrestuar, pasi e njëjta ka goditur me veturë një person si shkak i pakujdesisë.

Viktima ka pësuar lëndimi trupore, sipas Policisë.

Ndërsa, e dyshuar me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Vozitësja femër kosovare me veturë, nga pakujdesia dyshohet se ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, sipas Raportit 24-orësh.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Arrestohet i dyshuari për kanosje të një gruaje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte kanosur viktimën grua, sipas Raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 05.02.2026 rreth orës 07:00

“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë.

Në raportin e Policisë ky rast është regjistruar për veprën penale-kanosje.

Continue Reading

Të kërkuara