Lajmet

​Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për policët e arrestuar, mbrojtja kundërshton

Avokatët thonë se prokuroria nuk ka ofruar fakte bindëse që të pandehurve t’u caktohet paraburgimi.

Published

on

48 zyrtarët policorë dhe dy doganierë e arrestuar të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” që dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare” janë dalë sot para turpit gjykues.

Për çka Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për gjithë të pandehurit, por që e njëjta masë po kundërshtohet nga mbrojtja dhe po kërkohet që të pandehurve t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak apo edhe e paraqitjes në stacionin më të afërt policor.

Avokatët e dy të arrestuarve thonë se prokuroria nuk ka ofruar fakte bindëse që të të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit.

Avokati i A.Sh, Bledar Gashi para medieve tha se Prokuroria vetëm ka parafrazuar kërkesën për paraburgim dhe se nuk ka arsyetuar nëse të njëjtit lihen në një masë më të lehtë mund të ndikojnë tek dëshmitarët, apo në prishjen apo asgjësimin e provave apo se rrezikohet që të njëjtit të arratisen.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj mbrojtësit tim dhe ndaj të tjerëve për arsye se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘pjesëmarrja dhe organizim i grupit kriminal të organizuar’, vepër penale tjetër, ‘mashtrim’ dhe për vepra tjera penale për të cilat dyshohet. Prokuroria ka kërkuar edhe si masë paraprake masën e sigurisë arrest me burg ndërsa na si palë mbrojtëse e kemi kundërshtuar masën e paraburgimit për arsye se e njëjta nuk është e bazuar në prova dhe në asnjë fakt sepse prokuroria speciale vetëm ka kërkuar paraburgimin dhe nuk e ka arsyetuar mënyrën se i njëjti po të lihet ndonjë masë të lehtë siç është arresti shtëpiak, apo paraqitja në stacion policor i njëjti mund të ndikojë në dëshmitarë, në prishjen apo asgjësimin e provave si dhe arratisjen. Por Prokuroria Speciale vetëm e ka parafrazuar këtë kërkesë”, tha avokati Gashi.

Edhe avokati Ardian Ismali kundërshtoi kërkesën për masën e paraburgimit, për çka theksoi edhe se disa fakte që ofroi prokuroria nuk janë bindëse dhe nuk janë të mjaftueshme që të njëjtit të konsiderohen fajtorë.

“Ne si avokat sigurisht do ta kundërshtojmë dhe po kundërshtojmë kërkesën për caktimin paraburgimit për arsye se e njëjta nuk ka bazë ligjore dhe lidhur me këtë kërkesë nuk ka lidhje klauzale mes veprimeve dhe veprës penale po ngarkohen të dyshuarit. Ne po kundërshtojmë këtë kërkesë dhe presim verediktin final të kësaj mase. Prokuroria ka ofruar disa fakte por sipas bindjes sonë dhe vlerësimit tonë nuk janë të mjaftueshme dhe nuk përbëjnë bazë të mjaftueshme që të njëjtit të konsiderohen të jenë fajtor lidhur me veprimet”, tha avokati Islami.

48 policë dhe dy doganierë që u arrestuan të hënën në pikat kufitare “Qafë Prushë” dhe “Qafë Morinë” dyshohet se janë përfshirë në mbi 400 veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Hetimet ndaj tyre siç kanë njoftuar në konferencën e jashtëzakonshme për medie, kishin nisur një vit më parë ishin kundër 68 personave.

Aksionin e djeshëm, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi e quajti sukses të madh të institucioneve zbatuese të ligjit, duke shtuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është në agjendën e vendit.

Vendi

Inspektorati i Punës vazhdon aksionin: Ndalohen punimet në kantiere ndërtimi

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të gjerë inspektues në të gjithë territorin e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët me rrezikshmëri të lartë. Në raportin e fundit 48-orësh, i cili shënon ditën e gjashtë të këtij aksioni, fokusi ka qenë tërësisht te sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 100% e inspektimeve.

Gjatë kësaj periudhe, inspektorët kanë shqiptuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve ku janë hasur shkelje. Çdo rast ku është urdhëruar ndalimi i punimeve, shoqërohet automatikisht me kërkesë për dënim në Gjykatën për Kundërvajtje.

Ky proces synon që të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë, të përballen me pasojat ligjore menjëherë pas përfundimit të aksionit.

Inspektorati bën me dije se në ditët në vijim do të nisin riinspektimet për të parë nëse janë eliminuar parregullsitë e konstatuara. Punimet do të lejohen të vazhdojnë vetëm atëherë kur subjektet të vërtetojnë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e sigurisë në kantiere. Ky angazhim i Inspektoratit mbetet pjesë e përpjekjeve për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë punëtorët në vend.

Continue Reading

Vendi

FINALISTËT E KUPËS SË KOSOVËS PËRCAKTOHEN PAS NDESHJEVE DRAMATIKE

Published

on

Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Kosovës, pas dy përballjeve të forta gjysmëfinale që u karakterizuan me tension dhe rivalitet deri në minutat e fundit.

Dukagjini triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat 3-2, duke e mbyllur këtë duel me rezultat të përgjithshëm 6-2 dhe duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të garës. Në anën tjetër, Ferizaj arriti të sigurojë finalen pas një ndeshjeje shumë të luftuar ndaj Llapit, e cila përfundoi 0-0 në kohën e rregullt. Ferizaj doli më i suksesshëm me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një përballje që premton emocione dhe spektakël për trofeun e çmuar të garës.

Continue Reading

Vendi

Themelohet Garda për Mbrojtjen e Natyrës: Bashkëpunim kundër krimeve mjedisore

Published

on

By

Në shënim të Ditës Botërore të Tokës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, një iniciativë që synon forcimin e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve.

Në një ceremoni ku morën pjesë Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që i hap rrugë funksionalizimit të kësaj garde.

Sipas njoftimit, anëtarët e kësaj strukture do të punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës për të parandaluar dhe trajtuar në mënyrë efikase krimet mjedisore në gjithë territorin e vendit.

Ministri Sveçla theksoi se mbrojtja e natyrës tashmë po kthehet në një angazhim të strukturuar dhe të organizuar, me qëllim ruajtjen e mjedisit për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci në Gjermani: Kosova dhe Gjermania forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka vizituar Gjermaninë ku është pritur në Ministrinë Federale të Mbrojtjes nga Sekretari i Parlamentit të Shtetit, Nils Schmid.

Gjatë këtij takimi zyrtar u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri Maqedonci vlerësoi lart kontributin e Gjermanisë në kuadër të KFOR-it dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, duke vënë theksin te rritja e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimi i programeve për trajnime të përbashkëta.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohje për rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin e ushtrisë sipas standardeve të NATO-s për ruajtjen e paqes në rajon.

Continue Reading

Të kërkuara