Lajmet

​Profesionistët shëndetësorë pro lehtësimit të masave, kundër grumbullimeve

Vitia dhe kryetarët e komunave diskutuan sot për lehtësimin e masave.

Published

on

Rënia e rasteve pozitive me COVID-19 në javën e fundit ka krijuar mundësi për rishikim të masave të reja antiCOVID. Kështu thonë ekspertët e shëndetësisë të cilët kërkojnë që edhe me lirim të masave mos të lejohen grumbullimet e qytetarëve duke marrë parasysh se ndodhemi në fushatë zgjedhore.

Ndërsa, edhe në takimin e sotëm në mes të ministritë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarët e komunave të Kosovës kanë diskutuar për lehtësim të masave.

Masat që pritet të hyjnë në fuqi janë hapja e çerdheve dhe shkollave, gastronomisë i lejohet puna për 50% të hapësirës brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimi apo teste përkatëse. Ndërsa, në fuqi vazhdon të jetë kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në 05:00.

Infektologu, Ilir Tolaj konsideron se tani është momenti për lirim të masave antiCOVID. Tolaj përkrah idenë në lokale të gastronomisë të kenë qasje vetëm ata që janë të vaksinuar apo dëshmojnë se nuk janë të infektuar.

Mirëpo, bënë thirrje që mos të ketë grumbullime të qytetarëve marr parasysh që ndodhemi edhe në fushatë zgjedhore.

“Janë disa prej masave të cilat kanë qenë realitivisht të panevojshme siç është bartja e maskës në rrugë ose disa masa të tjera të cilat janë ora policore. Disa të tjera duhet të qëndrojnë ende, e përmendet zgjedhjet ato gjatë asaj kohe por edhe në përgjithësi nuk duhet të lejohen asnjë mundësi e grumbullimit të një numri të madh të njerëzve brenda një hapësire të kufizuar për një kohë të caktuar meqenëse aty mund të përhapet infeksioni….e di që janë disa përpjekje për të lejuar hyrje në lokale dhe ambiente të mbyllura vetëm të atyre që janë të vaksinuar është një zgjidhje që mund të bëhet dhe që në vende të caktuara po praktikohet por nuk e di se sa Kosova ka kapacitet për mbikëqyrë një gjë të tillë“, tha Tolaj.

Edhe infektolgu Tolaj e mbështetje hapjen e institucioneve arsimore, por që sipas tij zgjidhja më e mirë do të ishte vaksinimi edhe i fëmijëve.

Madje infektologu, Ilir Tolaj bën thirrje që të hiqet edhe ora policore, por dasmat dhe klubet e natës thotë se nuk duhet të lejohen edhe për një periudhë të caktuar derisa të rritet edhe më shumë përqindja e vaksinimit kundër COVID-19.

“Shkolla me masa minimale antiCOVID do të mund me siguruar mbajtjen e mësimit në klasa duke minimizuar rrezikun për infeksione. Kuptohet edhe autoritetet e shkollave po edhe ato shëndetësore duhet me përcjell situatën dhe në momentin kur identifikohen epidemitë e vogla duhet që ajo klasë të izolohet apo shkolla por për ta shtyrë deri në pafundësi shtyrjen e mësimit pa ndërmarrë masat e vaksinimit të fëmijëve është e kot pasi që në cilido moment kurdo që hapen klasat do të kemi rritjen e numrit të rasteve tek fëmijët….Ora policore duhet të hiqe nuk ka ndonjë arsyetim askund nuk është ka dhënë ndonjë rezultat të prekshëm. Masat kryesore që kanë qenë të efektshme për uljen e numrit kanë qenë ndërprerja e dasmave e punës të klubeve të natës dhe kafiterive për në orët e vona dhe brenda, kjo duhet të vazhdoj edhe për një periudhë të caktuar derisa vaksinimi të jetë shumë më të lartë sesa që është tani”, u shpreh ai.

Ndërsa, internisti Driton Vela kërkon që lirimi i masave antiCOVID të bëhet në mënyrë graduale. Edhe Vela kërkon nga partitë politike që të mos grumbullojnë qytetarë dhe të mos ballafaqohet vendi edhe një valë tjetër të infektimit.

“Aktualisht kemi rënie të madhe të rasteve të reja, të rasteve të reja, hospitalizime dhe të vdekjeve fatmirësisht prandaj në këtë kontekst është e arsyeshme që të lirohen masa duke marr parasysh masat e kujdesit siç janë maskat distanca por edhe rregullat e reja hyrjes përmes vaksinimit apo edhe dëshmisë që nuk e ke virusin. Kur në këtë ekuacion i fut grumbullimet e mundshme për fushatë situata komplikohet e kemi një përvojë të keqe me fushatën të shkurtit kur menjëherë pas fushatës kemi pasur rritje vala alfa ka filluar menjëherë pas fushatë, duhet të kemi kujdes, partitë duhet të kenë kujdes që të mos lejojnë që të grumbullohen njerëzit në hapësira të mbyllura….Tërheqja e tyre duhet të bëhet në mënyrë graduale sepse kemi parë që sa herë kemi bërë tërheqje automatike të menjëhershme të të gjitha masave atëherë janë rikthyer numrat e lartë të infeksioneve”, theksoi Vela.

Masat që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori 2021 janë:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Ndërsa, deri më tani për dy javë shkollat dhe çerdhet kanë qenë të mbyllura, ndërsa gastronomisë i është lejuar të shfrytëzoj vetëm hapësirat e jashtme.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara