Lajmet

​Procedohet në Kuvend Projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se Policia e Kosovës ka nevojë për një ligj të tillë.

Publikuar

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shqyrtuar Projektligjin për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e inspektoratit policor të Kosovës me autorizim policor, nismë kjo e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe i njëjti është proceduar për në seancë. Por nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u tha se nuk do të votojnë këtë nismë meqë sipas tyre është qeveria ajo që do të sjell Projektligjin për pensionim te parakohshëm.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se Policia e Kosovës ka nevojë për një ligj të tillë.

“Vërtet Policia e Kosovës ka nevojë për të pasur një ligj të tillë. Me këtë projektligj propozohet rregullimi ligjor i kohës të së drejtës në pension. Do të rregullohen kushtet dhe kriteret për garantimin e pensioneve, llojet e pensioneve”, ka thënë ajo.

Në këtë projektligj janë propozuar 4 lloje të pensioneve, i rregullt, invalidor, familjar dhe vullnetar.

“Po rrezikohemi të jemi policia më e vjetër në rajon, ne kemi ardh në përfundim që është nevoja të marrim këtë iniciativë, t’i propozojmë Kuvendit nxjerrjen e këtij ligji. Pres që në mes të dy leximeve të jepen rekomandime që ky projektligj të përfundojë si ligj dhe të jetë i aplikueshëm”, përfundoi Musliu.

Por deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se nuk do të marrim pjesë në votimin e kësaj nisme meqë sipas tyre është jo serioze.

“Sponsorizuesi apo deputetët e PDK-së që kanë filluar këtë nismë është dashur që të merren vesh dhe të inkurajojnë edhe deputetët e PDK-së që fillimisht ta votonin marrëveshjen ndërkombëtare për financimin e një projekti për skemat sociale dhe pensionale me çka do të hapej rruga edhe qeveria të fillojë këtë nismë për komplet skemat pensionale sepse ne që në fillim e kemi thënë, siç kemi thënë edhe do ta bëjmë edhe Ligjin për pensionim edhe për Policinë e Kosovës”, ka thënë Dugolli.

“Qe dy herë radhazi është rrëzuar një marrëveshje ndërkombëtare, PDK dhe LDK e rrëzuan , ajo marrëveshje do të vije prapë në Kuvend dhe thërras kolegët deputetë ta votojnë këtë marrëveshje ndërkombëtare dhe pastaj të punojmë të gjithë së bashku por kjo ka një rend, qeveria bën planifikimet dhe ajo të na sjell Ligjin për pensionim për Policinë e Kosovës por edhe ligjin që rregullon njëherë e mirë skemat pensionale”, ka shtuar ai.

Ndërsa deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të rishqyrtojnë qëndrimin e tyre dhe të përkrahin këtë nismë.

“Nganjëherë kolegu Enver nuk e di çka flet, ja fut kot, deputeti nuk vjen këtu me bë lojna, por propozojnë ligje”, ka thënë ai.

“E di çka po flas, nëse nuk do me kuptu është tjetër çështje. Nuk themi që jemi kundër ligjit për pension të parakohshëm të Policisë së Kosovës. Ka qenë premtim i yni dhe kjo do të bëhet”, është përgjigjur Dugolli.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi ka thënë se iniciativa e deputetëve të PDK-së është e qëlluar por që do të presin që një projektligj i tillë të vjen në Kuvend nga qeveria.

“Mos të na shihni neve këtu si pjesë e pushtetit dhe të thoni se jemi kundër. Ne jemi për këtë ligj por presim që ky ligj të na vjen nga qeveria, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme. Por fillimisht duhet rregulluar Ligji për paga dhe për shërbyes civilë. Kur të vjen nga qeveria vjen me një tabelë që mund te realizohet. Ne mund ta votojmë këtu por sa mund të jetë e zbatueshme në teren. Ju përgëzoj për iniciativën por pres qe ky ligj të na vjen nga qeveria”, ka thënë Selimi.

Ndërsa Fatmir Humolli nga Lëvizja Vetëvendosje tha se është mirë që komisioni të jetë në funksion të detyrës që tij.

Në komision u tha se ky projektligj është dërguar në qeveri dhe është pritur 30 ditë por nuk ka pasur ndonjë mendim.

“Në momentin që autoritetet e qeverisë e sigurojnë që mund të prodhojnë një projektligj që për një presje është më i mirë se ky, do e keni përkrahjen time”, ka thënë deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Lajmet

​HEXA, makina fluturuese e gjeneratës së re në demonstrim në Tokio

Publikuar

nga

HEXA, makina fluturuese e gjeneratës është parë gjatë fluturimit të saj të parë demonstrues si pjesë e ngjarjes SusHi Tech Tokyo 2024, të organizuar nga Qeveria Metropolitane e Tokios, të premten më 17 maj 2024, në Tokio, Japoni.

HEXA, prodhim i kompanisë amerikane LIFT me bazë në Japoni dhe i zhvilluar nga Marubeni Aerospace, i pilotuar nga Jace ‘Digit’ McCown, shefi Pilot për LIFT Aircraft, më parë fluturoi me helikopterin UH1N për Forcat Ajrore të SHBA-së.

LIFT Aircraft me bazë në Austin, Texas filloi projektin në tetor 2017 në Budapest, u zbulua në 11 dhjetor 2018 për publikun përmes mediave sociale dhe artikujve të lajmeve dhe bëri paraqitjen e tij të parë publike në South By Southwest 2019 në Austin.

LIFT HEXA (fillimisht “Hexa”) është një ngritje dhe ulje vertikale tërësisht elektrike (eVTOL) me një pasagjerë me një krah shumëkopter ultralight, që synon kryesisht turizmin dhe udhëtimet në distanca të shkurtra. Avioni HEXA është projektuar nga Robert Kovacs, i cili është i bazuar në Hungari.

LIFT u themelua nga Matt Chasen, një sipërmarrës serial, investitor dhe entuziast i sporteve aventureske.

HEXA është një aeroplan modular amfib me multikopter eVTOL me një pasagjer, i aftë për t’u ulur si në tokë ashtu edhe në ujë.

Avioni ka 18 helikë të kontrolluar në mënyrë të pavarur dhe 18 motorë elektrikë të montuar në një montim të shtyllës motorike që i ngjan një rrjete prej gjashtë sektorësh me drejtim nga brenda me dymbëdhjetë helikë të jashtëm dhe gjashtë të brendshëm me energji elektrike.

Kjo lejon që avioni të kontrollohet duke ndryshuar shpejtësinë individuale të motorit për çdo helikë dhe i lejon pilotit të ketë shikueshmëri të shkëlqyer. Avioni mundësohet nga paketa të shumta baterish.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara