Lajmet

​Problemi kryesor në shëndetësi është ikja e mjekëve nga Kosova, për 28 ditë u larguan 42 persona

Kjo tryezë u organizua nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Published

on

Ikja e mjekëve për në vendet evropiane është problemi kryesor me të cilin po ballafaqohet shëndetësia në Kosovë dhe motivimi i tyre nuk është vetëm çështja financiare por janë edhe kushtet e punës dhe mundësitë për shkollim. Në këtë të fundit, shteti duhet angazhohet që stafi mjekësor të shkojë në shkollim jashtë vendit me kontratë që edhe të kthehen.

Kështu u tha në tryezën me temën “Gjendja aktuale në sektorin e shëndetësisë– Kemi apo nuk kemi sistem shëndetësor funksional? – Kahja e reformës së nevojshme”, të organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Si problematikë kryesore në këtë tryezë u përmend edhe ikja e punëtorëve shëndetësore, ku për 28 ditë u larguan 42 perona.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tha se si ministri kanë për qëllim që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti.

“Është me rëndësi që të bisedojmë haptazi dhe të bëhemi pjesë e procesit të transformimit të shëndetësisë dhe shkencave mjekësore në Kosovë. Transformimi nuk mundet të bëhet në zyre ose në dhoma të bordeve të ndryshme, por transformimi i shëndetësisë bëhet aty ku janë mjekët, infermierët, laborantët dhe të gjithë ata që merrem më shëndetësi, duke pasur parasysh se ne e kemi deklaruar transformimin e shëndetësisë së Kosovës se në qendër të vëmendjes do ta ketë pacientin dhe të bëhet në bazë të të dhënave shkencore dhe evidencës së problemeve që i kemi ne sot duhet të jetë e orientuar në hulumtimet shkencore dhe të mos jemi ne vetëm marrësh të dhënave shkencore por të jemi prodhues të dhënave shkencore dhe e gjithë kjo duhet të jetë e bashkuar me zhvillimet teknologjike në gjithë aspektin shëndetësorë, jo vetëm të dhënave të kartelës së pacientit por të gjithë elementet e tjera, duhet ta kemi shëndetësinë më të zhvilluar më të përparuar siç e ka bota sot”, tha ai.

Latifi përmendi edhe shtatë shtyllat kryesore të shëndetësisë ku veçoi vetëm edukimin e mjekëve.

“Ne jemi në një fazë kur vërtetë ndihmojmë shumë në rregullimin e shëndetësisë ngase e kemi caktuar 7 shtylla në të cilat ne duhet të fokusohemi për 10-20 vitet e ardhshme dhe më tutje. E këto shtylla i kam paralajmëruar disa herë…nuk po marrë kohë të hyjë në të gjitha këto, por me rëndësi është që vetëm një nga më kryesoret që mendoj se është edukimi i mjekëve, edukimi i specializantëve tonë sipas nevojave të shtetit tonë dhe sipas parashikimeve të ekspertëve që çka do të kemi nevojë për vitet e ardhshme. Prandaj unë e kisha quajtur më shumë think-tang(mendimtar) në kuptimin se ne duhet t’i diskutojmë të gjitha elementet e shëndetësisë së Kosovës sikurse janë të gjitha kapacitete njerëzore siç janë struktura e spitaleve, organizimi i spitaleve, e çështje të tjera…Unë ju ftoj të gjithëve të jeni ministra të shëndetësisë, pra e kam thënë edhe një herë po e them prapë me mëndu të gjithë si ministra të shëndetësisë, si kryeministra të Kosovës, si mjek të Kosovë, si shkencëtar të Kosovës”, tha ai.

Kurse, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, tha se kjo tryezë ka për qëllim gjetjen e problemeve që po ndodhin në shëndetësi. Ai thotë se njëri ndër problemet kryesore në shëndetësi është ikja e mjekëve në vendet e Evropës, pasi që nuk kanë motivimin e duhur, e që sipas tij për 28 ditë janë larguat 42 persona.

Për më tepër ai thotë se duhet të fillohet të mendohet edhe për specializantët.

“Ne jemi të kënaqur që kemi dhënë 400 specializime, 2 mijë specializime, çka vetëm informata e fundit. Për 28 ditë 42 persona kanë shkuar është shumë e vërtetë ajo se çka ka thënë ministri se nuk mundemi t’i ndalim, por t’i ndalim sa të mundemi, dhe më besoni se në klinikën time ku janë prej 12 në ortopedi 4 nga më të mirët kanë shkuar…Prandaj një planifikim që kemi punuar ia kemi ofruar ministrisë një planifikim dhe askush nuk është marrë me të… Prandaj edhe të rinjtë po ikun që motivimi nuk është vetëm çështja financiare e motivimit, janë kushtet e punës, janë kushtet e ofensivave për shkollim. Ne i kemi shumë mirë me ligj , institucionet publike por edhe shteti duhet t’i sigurojë që të shkojnë edhe jashtë sepse po e them si është e mundur që të dal kardiokirurg i specializuar në Klinikën e Kardiokirurgjisë ku bëhen vetëm tri procedura…Po ne do të qojmë dhe t’i mësojmë dhe e kemi kontratën që t’i kthejmë dhe në disa vende e kemi kontratën që do ta kthejmë”, tha ai.  

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara