Lajmet

​Pritet zgjatja e orarit të gastronomisë dhe lëvizjes

Masat pritet të shqyrtohen nga Qeveria.

Publikuar

Asociacioni i Komunave të Kosovës, po kërkon nga Qeveria që të hiqen maskat dhe ora policore. Në takimin që sot AKK ka mbajtur me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, janë diskutuar masat kundër COVID-19.

Kryetari i AKS-së, Sazan Ibrahimi, i ka thënë KosovaPress-it se mbetet kërkesë e tyre që të hiqet ora policore dhe mbajtja e maskave në ambientet e hapura. Por siç thotë ai, Qeveria ka vendosur që të dy këto masa kundër COVID-19 të mbeten në fuqi.

“Kërkesat tona ishin që në kuadër të miratimit të masave të reja, të ndryshojë ajo për orën policore dhe mbajtja e maskave. Duke i parë edhe vendet e rajonit, është e pakuptimtë që në Kosovë kur kanë rënë rastet pothuajse në tërësi, të mbahet ora policore dhe maskat”, tha ai për KosovaPress.

Në masat e reja kundër COVID-19 që pritet të shqyrtohen dhe miratohen nga Qeveria, do të ndryshojë vetëm orari i lëvizjes që do të jetë nga ora 24:00 deri në ora 05:00 dhe zgjatja e orarit të punës për gastronominë deri në ora 23:00.

Lajmet

A po shkojnë LVV e PDK drejt bashkëpunimit për zgjedhjet e ardhshme

Publikuar

nga

Ftesës për takim që kryeministri Albin Kurti ua bëri partive opozitare parlamentare, iu përgjigj vetëm Partia Demokratike e Kosovës. Dy subjektet e tjera politike, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e refuzuan takimin. 

Në diskutimin që kishin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tema kryesore e bisedës ishte mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.

Njohësi i çështjeve politike, Bekim Kabashi për UBTNews tregon si e pa takimin mes Kurtit dhe Krasniqit.

“Siç është parë tema kryesore ishte gjetja e një kompromisi për datën e zgjedhjeve, unë e shoh edhe në aspektin tjetër tash pavarësisht partitë opozitare konkurrencën kryesore ose sifduesin kryesor e kanë qeverinë, ka edhe një konkurrencë brenda aspektit opozitar politik sepse partitë opozitare nuk është që kanë qëndrime të njëjta ose agjenda të njëjta madje edhe ideologjikisht nuk janë të njëjta plus edhe ambicia secila prej tyre është të marrin mbështetje elektoriale sa më të madhe”, deklaroi Kabashi.

Ai foli edhe për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen mes këtyre dy partive.

“Unë nuk e shoh si të tillë për arsye sepse rezultatet për mundësinë e një koalicioni parazgjedhor sepse PDK dhe Vetëvendosja sigurisht nuk do të shkojnë me një listë të përbashkët zgjedhore për koalicion parazgjedhor, por në qoftë se ekziston mundësia e bashkëpunimit atëherë do të jetë pas mbajtjes së zgjedhjeve dhe nuk mund të definojmë prej këtij momenti për arsye sepse këtë e përcakton rezultati zgjedhor”, shtoi ai.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021. Lëvizja Vetëvendosje atë botë fitoi me mbi 50 përqind të votave të përgjithshme./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Hamza: Nuk ka marrëveshje PDK-VV për datën e zgjedhjeve

Publikuar

nga

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka paralajmëruar se Grupi Parlamentar i kësaj partie do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, teksa ka mohuar se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari Memli Krasniqi janë dakorduar për datën e zgjedhjevetë parakohshme.

Hamza në një konferencë për media tha se propozimi i tij për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ka marrë mbështetjen e Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së PDK-së, pasi ajo do të sjellë më shumë investime në Kosovë.

“PDK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare. Për mua si kandidat për kryeministër, prioritetet janë të qarta. Fillimisht interesi i vendit, pastaj i partisë politike dhe në fundi i yni si individë brenda partisë politike, por mbi të gjitha e përtej të gjithave interesi i qytetarëve të vendit. Fatkeqësisht, Kosova është nën masa dhe janë qindra miliona euro të bllokuara”, tha ai.

Hamza tha se duhet të kthehet optimizmi te qytetarët dhe të krijohet klima e mirëbesimit nga investitorët ndërkombëtarë për të krijuar vende të reja pune dhe përmirësim të standardit të jetesës.

“Standardi i jetesës së qytetarëve tanë është rënduar viteve të fundit si rezultat i ngritjes enorme të çmimeve, e cila nuk ka qenë e përcjellë me ngritjen e të ardhurave. Këto trende duhet të ndalohen, duhet të punojmë në përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve tanë. Do të vazhdojmë të ballafaqohemi me rrezikun më të madh që ka Kosova, e që është emigracioni. Nëse e humbim fuqinë punëtore, kapitalin, vajzat, djemtë e rinj, burrat, gratë, personat e kualifikuar, atëherë ky do të jetë një dëm i madh për vendin”, tha Hamza.

I pyetur nëse është vendosur për datën e mbajtjes së zgjedhjeve së parakohshme në takimin Kurti-Krasniqi të hënën, të cilën e refuzuan AAK e LDK, Hamza tha se nuk qëndron një gjë e tillë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit i bashkohet AAK-së

Publikuar

nga

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Nga sot, Lulzim Behxheti ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Haradinaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryeministri sllovak në gjendje kritike

Publikuar

nga

Autoritetet sllovake kanë konfirmuar se sulmi me armë ndaj kryeministrit të vendit, Robert Fico ishte një atentat.

“Një zëdhënës i ministrisë së brendshme sllovake konfirmon se një atentat është kryer ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico”, raporton BBC.

Ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Në faqen e Robert Ficos në Facebook thuhet se “se kryeministri sllovak u qëllua disa herë dhe aktualisht është në një gjendje të rrezikshme për jetën dhe se ai po transportohet me helikopter në qytetin e afërt të Banska Bystrica”.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara