Ekonomi

​Pritet shtrenjtimi i mëtejmë i karburanteve

Published

on

Çmimet derivateve të cilat janë ngritur këtë vit nuk pritet të ndalen me kaq. Shoqata e naftëtarëve paralajmëron rritje edhe më të lartë të çmimeve në ditët në vijim. Aktualisht, në tregun kosovar një litër naftë kushton hiç më pak se 1.10 euro, ndërsa benzina deri 1.15.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani në një intervistë për KosovaPress thotë se shtetet e rajonit po paralajmërojnë rritje edhe më të lartë të çmimeve të derivateve e që pritet të reflektojë edhe në Kosovë.

“Sa i përket çmimeve në sektorin e naftës, çmimet variojnë prej pikës (së karburanteve) në pikë dhe sot një litër naftë është 1.03 euro deri 1.10 euro, benzina 1.07 deri 1.12 euro. Kështu që këto janë çmime. (Kompanitë) Veç kanë reflektuar, mendoj se derivatet me shumicë çmimet janë rritur, ndërsa me pakicë janë përafërsisht të njëjtat çmime, por në tregjet botërore veç ka reflektuar pritet edhe tek ne të reflektojë në ditët në vijim rritja e çmimit”, thekson Berjani.

Përveç kësaj, sfidë mbetet edhe Udhëzimi administrativ për kontrollin dhe cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës ose kontrata për kompaninë e përzgjedhur nga MTI-ja për shënjimin (markimin) e karburanteve.

Kryetari i shoqatës, Berjani thotë se nuk janë kundër markimit, por siç thekson ai, janë kundër një kompanie private që po përfiton miliona euro për këtë çështje. Teksa shton se ajo kontratë duhet të shkëputet për shkak të monopolit.

“Ne e kemi ngritur zërin edhe për këtë problem dhe iu kemi drejtuar ish-kryeministrit, kryeministrit Kurti, ministres së MINT, Rozeta Hajdari. Shoqata e Naftëtarëve nuk është kundër markimit të derivateve të naftës, por ne jemi që Dogana e Kosovës të kryejë këtë punë siç e kryejnë të gjitha shtetet e botës dhe Evropës, e jo t’i jepet një kompanie private. Ajo kompani private e ka luajtur ‘lojën’ mjaft mirë, e ka këtë situatë lidhur me Arbitrazh. Megjithatë, unë e parashoh pasi nuk është me ligj, me një udhëzim administrativ kjo kompani nuk mund ta fitojë Arbitrazhin, por gjithsesi se duhet të hetohen dhe merren parasysh të gjitha këto raste të cilat janë bërë deri më tani. Ajo kontratë (për markimin e karburanteve) duhet të shkëputet, ajo kontratë nuk mund të vazhdojë, dhe shoqata nuk do ta parasheh me ligj pigmentimin ose ngjyrosjen sepse Kosova është shtet i ri, mund të vazhdojë edhe pa të. Dhe në këtë mënyrë ajo kompani e autorizuar nuk do ta gëzojë këtë të drejt për të përfituar miliona euro”, thotë ai.

Kreu i shoqatës thotë se Kosova shpejt pritet të bëhet me Ligjin e naftës që do ta rregullojë tregun e derivateve edhe sa i përket shënjimit të karburanteve.

“Të gjitha kërkesat tona, të naftëtarëve, të inkorporohen në Ligjin e naftës i cili është duke u draftuar dhe besoj se Ligji i naftës do të kalojë tash pas 12 viteve, pasi qe 12 vite për interesa personale Ligji i naftës nuk ka kaluar, tashmë burokracitë që kanë qenë deri më tash do të eliminohen”, thotë ai.

Pasi që Kosova nuk ka rafineri të vetën, operatorët ekonomikë brenda një viti importojnë rreth 650 milionë litra të këtyre derivateve. Importi ndodhë kryesisht nga Greqia, Serbia e Bullgaria. 

Ekonomi

Komercialja pezullon daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, OEK ka apel për ZRrE-në

Published

on

Gjykata Komerciale ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani, pas padive individuale të tyre.

Si rezultat, Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga ZRrE të tërheqë këtë vendim, për të mbrojtur konkurrencën, bizneset dhe ekonominë e vendit.

”Oda Ekonomike e Kosovës njofton për aktvendimin e radhës të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani të tjera që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi të ZRrE-së. Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi” ,thuhet në njoftim.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit”, thuhet në reagimin e OEK-së./Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

882 milionë euro të bllokuara për shkak të moskonstituimit të Kuvendit thotë IKD

Published

on

Ismet Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Demokraci (IKD) ka ngritur shqetësimin se vendi tash e tre muaj ndodhet pa Kuvend funksional, dhe sipas tij, për shkak të kësaj bllokade institucionale, Kosova nuk po arrin të përfitojë nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

“882 milionë euro të bllokuara për shkak të një Kuvendi që nuk po bëhet. Dëm i interesave të ngushta partiake”, ka shkruar Kryeziu në një postim në Facebook.

Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor parasheh disbursimin e këtyre fondeve, por ato mund të kalojnë vetëm pasi të ratifikohen marrëveshjet përkatëse në Kuvendin e Kosovës, ndërkaq pa funksionalizimin e tij, procesi mbetet i bllokuar./ Ekonomia Online

Continue Reading

Ekonomi

Alarm nga Ruzhdi Kurtishaj: Shqipëria po e vret vetë turizmin me çmime të çmendura

Published

on

Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, kompanisë më të madhe turistike në Kosovë, ka ngritur një alarm serioz për atë që po ndodh me turizmin në Shqipëri. Ai paralajmëron se nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes ekstreme të çmimeve, Shqipëria rrezikon të humbë përfundimisht shqiptaret e Kosovës, ata që sipas tij deri më tani kanë qenë shtylla kryesore e sezonit veror.

Sipas Kurtishajt, çmimet në hotele dhe resorte shqiptare kanë dalë jashtë çdo logjike, duke shkuar në nivele që nuk arsyetohen as me cilësinë e shërbimit dhe as me kushtet që ofrohen.

“Të paguash 300 euro nata për një dhomë pa shërbim të denjë dhe me produkte të lira në paketën all inclusive, është tallje me shqiptaret e Kosovës”, thotë ai.

Kurtishaj e quan këtë një autogol ekonomik nga ana e Shqipërisë, që po e shndërron një destinacion të dashur për kosovarët në një terren të papërballueshëm dhe të zhgënjyeshëm. Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet urgjentishtKosova do ta kthejë sytë drejt Greqisë, Turqisë apo Bullgarisë, ku çmimi dhe cilësia ecin paralelisht.

“Shqipëria po e vret vetë turizmin e vet. Me këtë ritëm, sezoni tjetër mund të jetë shumë më i varfër dhe më i zbrazët,” përfundon Kurtishaj, duke i bërë thirrje autoriteteve dhe pronarëve të hoteleve që të reflektojnë para se të jetë tepër vonë.

Më tutje Kurtishaj tregon se gjatë muajit qershor Shqipëria pat një fillim jashtëzakonisht të mirë, duke u bazuar në ofertat e qershorit të cilat ishin jashtëzakonisht të favorshme, të pranueshme, të arsyeshme, në aspektin ekonomik për qytetarët e Kosovës./Ekonomia Online

 

Continue Reading

Ekonomi

Bie tregu global i arit

Published

on

Tregu global i artit ka shënuar një rënie prej 12% në vitin 2024, duke arritur në një vlerë prej 57.5 miliardë dollarësh, sipas raportit të publikuar nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel.

Kjo rënie vjen pas një uljeje prej 4% të regjistruar në vitin 2023.

Raporti ia atribuon këtë tkurrje pasigurisë ekonomike globale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike.

Kina,  dikur kishte rol të fuqishëm në tregtinë ndërkombëtare të artit, ka pësuar rënien më të madhe, me një ulje prej 31% në shitjet vjetore.

Tashmë, Kina ka zbritur në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e saj të ankandeve prestigjioze si Sotheby’s dhe Christie’s, transmeton albinfo.ch.

Shtetet e Bashkuara mbeten udhëheqësja dominuese, me 43% të pjesës së tregut botëror të artit.

Pas tyre renditet Britania e Madhe me 18%, ndërsa Kina ka rënë në 15%.

Continue Reading

Të kërkuara