Lajmet
Prishtina mbështet Ukrainën, bën thirrje për paqe
Të pranishëm ishin ambasadorë të vendeve aleate të Kosovës dhe gazetarët ukrainas që janë të strehuar në Kosovë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMe një minutë heshtje për të gjitha viktimat e invazionit rus në Ukrainë ka nisur seanca solemne e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila u mbajt në mbështetje të popullit ukrainas në shenjë solidarizimi dhe thirrje për paqe me rastin e njëvjetorit të luftës në këtë shtet.
Të pranishëm në këtë seancë solemne ishin ambasadorë të vendeve aleate të Kosovës dhe gazetarët ukrainas që janë të strehuar në Kosovë.
Në këtë 1 vjetor të luftës në Ukrainës, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se po ndëshkohet një popull paqësor veç se dëshiron të ndjek rrugën pro-perëndimore. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështes deri në fund luftën e drejtë të Ukrainës.
Rama tha se lufta në Ukrainë nuk është vetëm tragjedi për popullin ukrainas, por njollë e errët në ndërgjegjen e gjithë njerëzimit.
“Populli i Kosovës evokon kujtime të ngjashme kur sheh skena të tilla, populli i Kosovës e ka kujtesën e freskët të ushtrimit të dhunës nga agresioni serb nga lufta e fundit, prandaj ne bashkëndjejmë me popullin ukrainas…Ne besojmë që ky brutalitet i Rusisë do të ndëshkohet dhe të shtypet në Ukrainë se Rusisë do t’i duhet me u largua e koritur prej tokës ukrainase, prej tokës që padrejtësisht po e pushton besojmë që Ukraina do të fitoj e mbrojtësit e Ukrainës do të ngadhënjejnë besojmë që ky gjak i derdhur dhe ky flijim i tmerrshëm që po paguhet prej kombi ukrainas ka me i dhënë frytet e një fitoreje të madhërishme. Le të bashkohemi në besimin tonë që fitorja mbi agresionin të vijë pa pas nevojë me përjetuar edhe një tjetër përvjetor. Le të qëndrojmë me popullin ukrainas dhe të tregojmë mbështetjen tonë për luftën e tyre të drejtë.. Le të bashkohemi sot në këtë sallë në thirrjen drejtuar komunitetit ndërkombëtar që të mbështes deri në fund Ukrainën në luftën e saj të drejtë”, u shpreh Rama.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier thekoi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai u shpreh se shteti i Kosovës është rreshtuar karshi BE-së dhe SHBA-vë kundër invazionit rus.
Hovenier u shpreh se nga janari i vitit të kaluar SHBA-të kanë investuar më se 30 miliardë dollarë në asistentë për çështje të sigurisë për popullin ukrainas.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën për siç ka thënë vazhdimisht presidenti Biden për aq kohë sa duhet….Si përfaqësues i SHBA-ve në Kosovë jam krenar për lidershipin që presidenti Biden ka treguar për të siguruar që SHBA i prinë përpjekjeve globale për të mbështetur Ukrainën përderisa ajo mbron popullin dhe territorin e saj. …Putini ka menduar se NATO do të thyhet dhe të qaj, në vend të kësaj NATO është më e bashkuar dhe më unike dhe më bashkë se kurrë më përpara. Populli I Kosovës është pjesë integrale e këtij reagimi të unifikuar nga kombet demokratike, ju keni ofruar strehim ukrainasve që ikin nga lufta, i keni strehuar gazetarët ukrainas që të mund të vazhdojnë punën e tyre në liri dhe siguri keni qëndruar përkrah nesh dhe BE në vendosje të sanksioneve si dhe ju keni dhënë krejt çka mundeni për të demonstruar saktësisht se ku qëndron Kosova si dhe për të demonstruar saktësisht me kë qëndroni ju”, tha ai.
Ndërsa, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog u shpreh se invazioni rus në Ukrainës nuk është vetëm kundër këtij shteti, por edhe agresion kundër demokracisë botërore. Ai tha se Kosova me pozicioni e saj kundër Rusisë ka treguar se është në pjesën e duhur të historisë.
“Pasojat janë parë dhe janë ndjerë në gjithë botën kështu përfshihet këtu edhe Ballkani Perëndimor e sidomos Kosova në veçanti. Ne i shohim efektet e luftës në faturat e rrymës dhe në tregtitë tona…. Në muajt e ardhshëm e di që do të duhet të kemi një bashkëpunim të lartë dhe duhet të bashku të qëndrojmë dhe të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta dhe rregullat ndërkombëtare bazuar në të drejtat e njeriut, dua të falënderoj Kosovën që politikisht është bashkuar BE, mirëpo edhe duke i aplikuar sanksionet Rusisë dhe duke i pranuar refugjatët ukrainas sidomos gazetarët dhe duke iu bashkuar BE-së dhe përfundimit për të përkrahur Ukrainën dhe mendoj se Kosova është në pjesën e duhur të historisë”, u shpreh ambasadori i BE-së në Kosovë.
Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde shprehu mbështetjen e shtetit të tij për t’i dal në mbrojtje qytetarëve ukrainas.
“Jemi përkrah Ukrainës qëndrojmë me Ukrainë dhe dje kur e pash rezolutën në Kombet e Bashkuara 141 përballë 7 shteteve…ishte porosi e qartë nuk jeni vetëm qofshin milionë refugjatë që kanë gjetur strehim në Gjermani, Kanada, SHBA, Mbretërisë të Bashkuara, ndihma ushtarake e emergjente dhe kjo më tregon që ne do të vazhdojmë tu mbështesim dhe do të sigurohemi që Putini të dështoj në kërkesën e tij në përpjekjet e tij kriminale për të nënshtruar një shtet tjetër”, u shpreh ai.
Në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku po mbahej seanca solemne në shenj solidarizimi me popullin ukrainas të cilët tash e 1 vit po përballen me luftën ishin edhe gazetarët ukrainas që janë të strehuar në Kosovë.
Gazetarja ukrainase e cila po qëndron në Kosovë, Lyudmila Makey falenderoi shtetin e Kosovë që i strehoi në një epokë të vështirë.
“Fatkeqësisht jeta paqësore ukrainase është shkatërruar më 24 shkurt ë vitit të kaluar kur Rusia filloi pushtimin….Gjatë kësaj kohe liderët e shteteve evropian filluan të kuptojnë rrezikun që paraqet rreth botës regjimi kriminal i Putinit. Ata e kuptuan se ukrainasit mbrojnë jo vetëm tokën e tyre por edhe vlerat demokratike të vendeve të tjera. Prandaj, bota filloi të bashkohet dhe të mbështes Ukrainën në luftën e saj të drejtë për të jetuar…Kosova na strehoi në një epokë të vështirë. Prishtina u bë shtëpia jonë e dytë dhe na dha mundësi të qëndrojmë dhe t’i tregojmë botës të vërtetën për luftën në Ukrainë. Unë ndihem mirë dhe qetë”, theksoi ajo.
Pas seancës solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama së bashku me një grup fëmijësh kanë lëshuar në qiell pëllumba të bardhë për të dhënë mesazhin për paqe.
Komuna e Prishtinës në shenjë solidarizimi me popullin ukrainas ka vendosur flamujt e Ukrainës në sheshet e kryeqytetit, si dhe u ka dhënë ngjyrat verdhë dhe kaltër vendkalimeve dhe rrethojave në Prishtinë.
Rajoni
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
Published
4 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.
I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.
Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.
Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.
Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.
Lajmet
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
Published
4 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.
ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.
Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.
“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.
Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.
Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.
Vendi
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
Published
5 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.
Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.
Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.
Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.
Lajmet
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
5 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim
ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
