Lajmet

​Prindërit e shkollës “Naim Frashëri” kërkojnë të arrihet marrëveshje për fillimin e mësimit

Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor.

Published

on

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka mbajtur protestë para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre.

Ata u shprehen të revoltuar nga vazhdimësia e kësaj greve dhe të shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve të shkollës Vlora Vokshi tha se mosmbajtja e mësimit po ndikon negativisht te fëmijët, duke u neglizhuar mirëqenia e tyre respektivisht e ardhmja e Kosovës.

“Ne ndjehemi tejet të zhgënjyer dhe të indinjuar për prolongimin e një epilogu ndërmjet Qeverisë e SBAShK e që respektivisht ndikon negativisht në fëmijët tanë. Po bëhet pothuajse një muaj që fëmijët janë jashtë objekteve shkollore dhe në këtë vazhdë të mosmarrëveshjes po neglizhohet mirëqenia fëmijëve tanë, respektivisht e ardhmja e Kosovës. Përmes kësaj proteste, prindërit e SHFMU ‘Naim Frashëri’, duam të dërgojmë mesazhe tek të gjitha palët që të bashkëbisedojnë dhe sa më shpejtë të bëhet zgjidhje në të mirën e përgjithshme, por assesi duke cënuar të drejtën e shkollimit të fëmijëve”, tha ajo.

Anëtarja e Këshillit të Prindërve, Merita Sogojeva tha se arsyeja e protestës është mos fillimi i mësimit që është një shqetësim i madh për prindërit dhe përmes protestës, sipas saj, po mendojnë se mund të bëjnë diçka pasi pasojat tek fëmijët janë të mëdha.

“Arsyeja është për mos fillimin e mësimit që një muaj që është dashur të fillojë. Nuk ka asnjë përgjigje nga dy palët as nga SBAShK-u as nga Qeveria. Ndoshta arrimë diçka me mundësitë tona aq sa mund të bëjmë diçka0:36. Kërkesa është vetëm fillimi i mësimit edhe i lusim që të gjejnë një zgjidhje që fëmijët të jenë në bankat shkollore. Pasojat janë se çdo pyetje e fëmijës është kur do filloj mësimi dhe pse në shkolla po mbahen greva dhe jo mësimi.Fëmijët do të kenë shumë pasoja, edhe viti i kaluar ka qenë kështu, me 27 shtator ka filluar mësimi për shkak të grevave sot përsëri është 27 shatori dhe mësim nuk ka”, tha ajo.

Ajo shpreson që fëmijët të kthehen në bankat shkollore që ta dinë vendin e tyre dhe jo nëpër protesta sikurse jemi sot. Gjithashtu Sogojeva tha se do jetë e vështirë për fëmijët por edhe për mësimdhënësit humbja e mësimit.

“Është vështirësi më e madhe si për fëmijët ashtu ka me qenë edhe për mësimdhënësit sepse shumë prej aktiviteteve shumë prej mësimeve janë prapa. Do të kenë vështirësi dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur të jenë në bankat shkollore. Shumica e prindërve janë që të mos zëvendësohen orët e humbura por nuk munden pa i zëvendësuar orët për të arritur atë se çfarë kanë humbur”, u shpreh ajo.

Kurse Burim Xheladini babi i një vajze në klasë të shtatë ka dalur në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tij dhe e konsideron një humbje të madhe dhe është e vështirë që fëmijët të kompensojnë mësimin e humbur.

“Kemi ardhur sot në protestë që të shprehim pakënaqësitë e mos fillimit të shkollës, humbje e madhe për fëmijët që është e vështirë të kompensohet gjatë vitit shkollor. Nuk ka kundërshtime për plotësimin e kushteve të mësimdhënësve por qëllimi ynë është me i pas fëmijët në shkollë. Po ndikon shumë keq sepse ata nuk e kuptojnë rëndësinë e grevës, ata duan të jenë në shkollë. Çdo ditë bëjnë pyetje se kur do të fillojë mësimi. Fëmijët e kanë menduar dhe analizuar një pushim që është normal tani kjo ka filluar të bëhet e tepërt”, tha ai.

Ai tha se nëse nuk zëvendësohen do të ketë ndikim sepse do të ketë ngarkesë gjatë orëve që do të mbahen edhe nëse zëvendësohen nuk janë orët kualitative. Xheladini nuk ishte kundër kërkesave të mësimdhënësve por ai u shpreh se duhet ta ndërrojnë metodën e protestës.

“Nëse nuk zëvendësohen ka me pasur ndikim sepse ka me pasur ngarkesë gjatë orëve që do të mbahen. Edhe nëse zëvendësohen nuk janë orë kualitative sikur do të ishin mbajtur me kohë. E drejta për të kërkuar kushte më të mira duhet të jetë gjithmonë, nuk do të thosha që është mënyra më e mirë kjo. Le të provojnë mësimdhënësit le të bëhen më kreativ, le të gjejnë metoda të tjera të protestimit. Kjo është metoda më e lehtë me protestu, mos me mbajt mësim është më së lehti. Me mbajt mësim edhe me protestu është vështirë, ata të gjejnë metoda kreative të bëhen më interesant për Qeverinë në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët“, tha ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara