Lajmet

​Presidenti afrikano-jugor rezulton pozitiv me COVID

Me këtë rast, Ramaphosa ia ka deleguar të gjitha përgjegjësitë zëvendëspresidentit David Mabuza.

Published

on

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa është duke u trajtuar për COVID-19 pasi rezultoi pozitiv të dielën, tha zyra e presidencës në një deklaratë.

Me këtë rast, Ramaphosa ia ka deleguar të gjitha përgjegjësitë zëvendëspresidentit David Mabuza.

Ramaphosa “filloi të ndihej keq pasi u largua nga Shërbimi Përkujtimor Shtetëror për nder të ish-zëvendëspresidentit FW de Klerk në Cape Town”, thuhet në deklaratën e presidencës. Ai megjithatë është “në gjendje të mirë” dhe po monitorohet nga Shërbimi Shëndetësor Ushtarak i Forcave Kombëtare të Mbrojtjes së Afrikës së Jugut.

“Presidenti Ramaphosa thotë se infeksioni i tij shërben si një paralajmërim për të gjithë njerëzit në vend që të vaksinohen dhe të qëndrojnë vigjilentë ndaj ekspozimit. Vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital”, thuhet në deklaratë.

Afrika e Jugut, ku shkencëtarët identifikuan variantin e ri Omicron, së fundmi ka hyrë në valën e saj të katërt të pandemisë. Pak më shumë se 25% e vendit është vaksinuar plotësisht.

Ramaphosa, i cili është plotësisht i vaksinuar, së fundmi është kthyer nga një udhëtim në Afrikën Perëndimore. Ai rezultoi negativ për COVID-19 pas kthimit të tij në Johanesburg më 8 dhjetor, sipas zyrës së tij.

Presidenti tani është në izolim në Cape Town.

lajme

UBT zhvillon takim me Bordin Industrial për përgatitjet për akreditimin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilloi një takim me Bordin Industrial, me qëllim përfshirjen e perspektivës së industrisë në përmirësimin e planprogrameve dhe në hartimin e strategjisë së zhvillimit të fakultetit.

Takimi shërbeu si platformë konsultimi për përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike. Kontributi i Bordit Industrial në këtë proces synon të ndihmojë në identifikimin e kompetencave profesionale që kërkohen nga të diplomuarit dhe në orientimin e prioriteteve të fakultetit.

Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon të forcojë lidhjen ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke krijuar më shumë mundësi për përgatitjen e studentëve për sfidat e industrisë. Përfshirja e Bordit Industrial në përgatitjet për akreditim pasqyron përkushtimin e UBT-së për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimin e programeve të studimit në bashkëpunim me partnerët e industrisë.

Bordi gjithashtu vazhdoj punën bashkë me stafin e Fakultetit përmes një punëtorie për planprogramin e ardhshëm!

Continue Reading

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

lajme

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara