Lajmet

​Power: Asociacioni duhet t’i përmbahet parimeve të Cholletit dhe Escobarit

Ajo ka dhënë mesazhet e Administratës Biden për dialogun dhe marrëveshjen e fundit të arritur mes dy vendeve.

Published

on

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Asociacioni duhet t’i përmbahet parimeve që i kanë paraqitur këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Në vizitën e saj në Kosovë, ajo ka dhënë mesazhet e Administratës Biden për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjen e fundit të arritur mes dy vendeve. Ajo ka theksuar se marrëveshja duhet të zbatohet në tërësi, derisa ka përmendur si urgjencë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Si përfaqësuese e lartë e Administratës Biden kam ardhur të përforcojë mesazhin për rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve, të cilat do të prodhojnë një normalizim, i cili do të jetë tej mase i rëndësishëm për Kosovën dhe Serbinë. Normalizimi do të jetë shumë i mirë dhe dobishëm edhe për biznesin. Kemi pasur diskutime edhe për urgjencën e krijimit të Asociacionit, por edhe zbatimit të plotë të gjitha aspekteve të marrëveshjes. Po ashtu kemi shpresë që palët do të kalojnë në fazën e ardhshme të dialogut me propozime specifike. Ne e kemi bërë shumë të qartë përmes zotëri Chollet dhe Escobar se cilat janë parimet dhe po ashtu besojmë se çdo asociacion do t’iu përmbahet atyre kushteve”, tha ajo.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ajo ka thënë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, por fokusi njëherë i ShBA-ve është normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi përmes marrëveshjes së Ohrit, po ashtu edhe rikthimi i serbëve në institucionet e Kosovës.

“Fokusi ynë është në implementimin e kornizës së plotë të normalizimit. Gjithmonë ka qenë pozicioni i ShBA-ve që kjo duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe ky mbetet qëndrimi ynë. Por tani fokusi ynë është në rëndësinë e Asociacionit dhe rëndësinë që serbët e Kosovës të kthehen në institucionet e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur”, tha ajo.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se synimi i takimit të radhës në Bruksel është negocimi për zbatim të sekuencuar të marrëveshjes së Ohrit. I pyetur nga gazetarët, Kurti nuk ka bërë të ditur nëse në takimin e së hënës të kryenegociatorëve do të bisedohet për urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

“Natyrisht ne sinkronizohemi edhe sa i përket informacionit dhe synimeve. Por në të njëjtën kohë qëllimi ishte që të përgatitemi sa më mirë për një udhërrëfyes të zbatimit të sekuencuar, ashtu që edhe marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, edhe ajo e aneksit të zbatimit në Ohër të zbatohen pa kushte dhe vonesa në mënyrë të plotë. Synimi i takimit të radhës do të jetë pikërisht ky, negociata për zbatim të sekuencuar”, theksoi Kurti.

Këto komente Power dhe Kurti i kanë pas shpalljes së ankandit të parë për parkun me energji solare në Kosovë.

Në janar të këtij viti, këshilltari i lartë në DASh, Derek Chollet dhe emisari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë paraqitur qëndrimin e tyre se çka përmban dhe çka jo Asociacioni. Sipas tyre, i njëjti nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara