Kronikë e zezë

​Policia tregon se çka u konfiskua gjatë aksionit “Brezovica 3”

Gjatë bastisjes janë gjetur e konfiskuar 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona e dokumente.

Published

on

Të enjten u zhvillua aksioni policor “Brezovica 3”, ku u arrestuan tetë persona prej tyre edhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Gjatë bastisjes, në shtëpitë u tyre janë gjetur e konfiskuar 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Njësitë policore me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur, duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse pronë e tetë (8) të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. 

Lajmet

Rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë në Han të Elezit

Published

on

By

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është regjistruar të mërkurën, rreth orës 11:30, në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, katër persona të panjohur kanë dalë nga rimorkioja e një kamioni. Efektivët policorë kanë arritur të ndalojnë njërin prej tyre në vendngjarje, ndërsa tre personat e tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashë raste të dhunës në familje në rajone të ndryshme të vendit, të cilat përfshijnë sulme fizike, kërcënime, dëmtim prone dhe posedim të substancave narkotike.

Një i dyshuar në Malishevë gjendet në arrati pasi pretendohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij dhe i ka dëmtuar veturën. Rasti është nën hetime.

Në Gjakovë janë regjistruar dy raste të ndara. Në të rastin e parë një burrë ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe dyshohet se ka dalë jashtë Kosovës pa pëlqimin e ish-bashkëshortes, me të cilën po vazhdon kontaktet shqetësuese përmes telefonit. Në rastin tjetër, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i cili ka fyer dhe kërcënuar babain e tij.

Në Fushë-Kosovë është ndaluar një shtetas i huaj nën dyshimin për dhunë psikike të ushtruar javë më parë ndaj bashkëshortes. Ndërkaq në Hajvali, një burrë ka shtyrë bashkëshorten e tij teposhtë shkallëve pas një konflikti; me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pasi viktimës i është ofruar ndihma mjekësore.

Në Prishtinë një çift bashkëshortor është shoqëruar në polici pas një përleshjeje fizike mes vete. Të dy kanë refuzuar ndihmën mjekësore dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Klinë një i mitur është intervistuar pasi ka sulmuar fizikisht vëllain e tij po ashtu të mitur. Gjatë procedurës, i dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht edhe një sasi të vogël të lëndës narkotike të llojit marihuanë.

Ndërkaq në Pejë, policia ka arrestuar një person i cili, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tesla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, me ç’rast i dyshuari e ka sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim të nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Tre të mitur arrestohen në Pejë pas përleshjes, një person dyshohet se u ther me thikë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre të mitur meshkuj janë arrestuar në Pejë pas një përleshjeje, gjatë së cilës një person dyshohet se është therur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 09:40, në rrugën “Agim Qela”. Sipas Policisë, gjatë përleshjes, njëri nga viktimat ka pësuar lëndime nga therja me thikë, ndërsa një person tjetër ka marrë lëndime të lehta trupore.

Të dy viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Gjatë intervenimit, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gaz.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara