Kronikë e zezë

​Policia konfiskoi mall të kontrabanduar në vlerë mbi 44 mijë euro

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën Debwelldeh-Binqë.

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar mall të kontrabanduar në vlerë prej 44 mijë euro. Në një automjet të identifikuar janë gjetur qindra pako me çaj për dobësim. Lidhur me këtë, i dyshuari me inicialet I.B është dërguar për mbajtje 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën Debwelldeh-Binqë. Automjeti i identifikuar me targa vendore, ishte duke lëvizur në drejtim të kësaj rruge nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa pasi i njëjti ishte sinjalizuar për ndalje, kishte tentuar të kthehej prapa.

“Njësitë policore, pasi kanë ndaluar automjetin e dyshuar të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull me iniciale I. B., gjatë kontrollit kanë gjetur të ngarkuar çaj për dobësim 1584 pako të një firme dhe 50 pako çaj të një firme tjetër, e që në total janë gjetur 1634 (një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e katër) pako, ku vlera e përgjithshme e mallit sipas çmimit të tregut është mbi 44000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument përkatës mbi prejardhjen e tyre”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia ka theksuar se malli i gjetur dërgohet në terminalin doganor Dheu i Bardhë.

Lajmet

Arrestohen katër persona për mashtrim milionësh me prona në Prishtinë

Published

on

By

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimi dhe falsifikimi dokumentesh që dyshohet se ka rezultuar me përfitim të kundërligjshëm mbi 1.5 milion euro, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, më 19 shkurt 2026, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune të gjatë operative dhe hetimore, kanë siguruar prova që implikojnë të dyshuarit me inicialet M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. në veprat penale të mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme.

“Përmes veprimeve të kundërligjshme, përfshirë falsifikimin e dokumenteve si pasaportë e Serbisë dhe dokumente të tjera  dhe duke i përdorur ato si të vërteta, si dhe duke prezantuar një person të rrejshëm si person real, të dyshuarit kanë arritur të tjetërsojnë-shesin përmes noterit pronën e ankuesit M.T., në sipërfaqe prej 36.28 ari”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas të dhënave zyrtare, prona dyshohet se është shitur tek blerësi H.M. me pretendimin se dokumentacioni ishte i rregullt dhe ligjor. Në këmbim të kësaj shitjeje, të dyshuarit dyshohet se kanë përfituar shumën prej 1,578,180.00 euro.

Me urdhër verbal të prokurorit të rastit janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9,000 euro para të gatshme, të cilat do të shërbejnë si provë materiale në procedurat e mëtejme.

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “mashtrimi” , “falsifikimi i dokumenteve”  dhe “legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës dhe konsultimit me prokurorin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raportoi Policia.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me fatalitet në Mitrovicë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë se Kosovës, një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Kutllovc, në Mitrovicë.

Dyshohet se viktima burrë, derisa po drejtonte automjetin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit ai ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Hetim për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Hajvali

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, është iniciuar një rast për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Rasti lidhet me dyshimet se disa zyrtarë të qendrës së paraburgimit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke u mundësuar qasje në telefon celular disa të burgosurve.

Lidhur me këtë çështje janë intervistuar katër dëshmitarë, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore nga organet përkatëse.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Kolovicë

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në lagjen Kolovicë në Prishtinë është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 18 shkurtit, ku viktima, mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Të kërkuara