Kronika e zezë

​Policia kërkon bashkëpunim për gjetjen e Besnik Lajqit i akuzuar për fajde

Lajqi është i lindur në fshatin Malaj të Rugovës.

Published

on

Policia po kërkon Besnik Lajqin, i cili sipas njoftimit akuzohet për veprat penale fajde dhe detyrim.

Lajqi është i lindur në fshatin Malaj të Rugovës dhe policia po kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar, të lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Kërkesa e policisë:

Pejë, 19 gusht 2022 -Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• BESNIK (Bajram) LAJQI i lindur me 07.04.1984 në Malaj- Rugovë.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

• “Fajde” dhe

• “Detyrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Aktualitet

Kapet 53-vjeçari në Kukës për kontrabandë me mallra

Published

on

Policia e Shtetit në Kukës ka arrestuar personin me inicialet S.V., banues në Rahovec, për kalim ilegal të kufirit dhe kontrabandë me mallra.

Personi S. V. u kap në Pakish, ndërsa po drejtonte një kamionçinë me produkte ushqimore pa faturë, ku këto të fundit janë sekuestruar.

Shtetasi i arrestuar ngarkohet për veprat penale kalimi i paligjshëm i kufirit dhe kontrabanda me mallra të tjera. /S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Operacioni “Prova” godet grupin kriminal në Kuçovë

Published

on

Policia e Shtetit në Berat ka arrestuar tre persona si pjesë e grupit kriminal që shiste kanabis në doza në Kuçovë.

Në kuadër të operacionit Prova u ekzekutua masa e sigurisë arrest në burg, caktuar nga Gjykata e Beratit, për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, për shtetasit Ll. N., (33), L. M. (24) dhe D. D. (26), të tre banues në Kuçovë.

Arrestimi erdhi si rezultat i hetimit të ndjekur për tetë muaj, me metoda pro-aktive, në drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët të organizuar si grup, shitnin doza narkotike.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin kanabis sativa, e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në Kuçovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Sulmohet dhe kërcënohet me jetë drejtoresha e Arsimit në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar me jetë, drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumnova Baçi.

Personi që e ka sulmuar është një ish-punonjëse e çerdhes “Ganimete Terbeshi” e cila edhe me herët ka qenë disa herë e arrestuar për sulm ndaj drejtoreshës Kumnova-Baçi.

Kryesja e veprës është e diagnostikuar me sëmundje mendore.

Drejtoresha Kumnova-Baçi ka thënë se tash e sa kohe e ka të vështirësuar jetën personale dhe atë të zyrtarit publik pasi personi në fjalë e ka sulmuar disa herë në vendin e punës dhe në ambiente private raporton TV Syri.

“Iu bëj thirrje organeve përgjegjëse që përmes vendimeve të merituara gjyqësore të ma mundësojne lirshëm ushtrimin e funksionit te zyrtarit publik dhe të më sigurojnë lëvizjen e lirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar Kumnova-Baçi./S.K/KP/TV Syri/

Continue Reading

Aktualitet

Pas një lëndimi aksidental, vdes dyvjeçari në QKUK

Published

on

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur mbrëmë në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në në Vrajakë të Rahovecit.

Lajmi u konfirmua edhe nga policia rajonale në Gjakovë, nga e cila thanë se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”.

Sipas informatave të para të pranuara, thuhej se fëmija e gjinisë mashkull, i lindur në vitin 2023, ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë.

Fillimisht ai është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, e më pas është transferuar në QKUK, ku ka vazhduar trajtimin mjekësor.

“Jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësi i policisë rajonale për Gjakovës Sheremet Elezaj.

“Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka folur edhe Gazmend Spahiun, drejtor i Klinikës Intensive i cili po ashtu e konfirmoi vdekjen e dyvjeçarit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara