Kronikë e zezë

​Policia jep detaje mbi vrasjen e një pjesëtari të saj në Mitrovicë

Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht.

Published

on

Një pjesëtar i policisë së Kosovës ka ndërruar jetë sot si pasojë e plagëve të marra derisa kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në poligonin e gjuajtës së policisë në Cerrnushë të Mitrovicës.

Sipas policisë, B.T. (44), punonjës në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, është plagosur me armë derisa ai kishte qenë në gjuajtje me armë zjarri në kuadër të trajnimit të rregullt periodik – ricertifikimi. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, por nga ana e personelit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Njësitet kompetente të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të vazhdojnë hetimet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin. 

Lajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Published

on

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara