Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

Pas konfiskimit, pakot me duhan janë dërguar në terminalin doganor për procedura të tjera.

Published

on

Policia kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me pako të duhanit në rrugë alternative që çojnë në Serbi.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë patrullimit, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës, rrugë këto alternative për në Serbi, kanë vërejtur një automjet duke tentuar të kalojë nga Bistrica e Kosovës në fshatin Mure të Serbisë.

Pas konfiskimit, pakot me duhan janë dërguar në terminalin doganor për procedura të tjera. Ndërsa rasti është iniciuar “Kalim i pa autorizuar i kufirit dhe kontrabandë me mallra”.

“Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetëror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll. I dyshuari me automjetin e lartcekur (VË) transportonte ngarkesë me pako të duhanit”, thuhet një komunikatën e Policisë.

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë zjarri në Fushë Kosovë dhe Podujevë

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të mbajtjes në pronësi dhe përdorimit të paautorizuar të armëve.

Në Fushë Kosovë, gjatë një kontrolli të ushtruar dje në mëngjes, policia ka shoqëruar në stacion një person, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në fshatin Lluzhan të Podujevës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri tre burra.

Nga i dyshuari është konfiskuar pistoleta që dyshohet se është përdorur në këtë incident. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari në Gjakovë për vrasje dhe pjesëmarrje në rrahje

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor njofton se pas një punë hetimore për vepërn penale, “vrasje- pjesëmarrje në rrahje” është arrestuar i dyshuari në Gjakovë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtja për 48 orë.

“Pas një pune hetimore  në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Disa persona të arrestuar brenda një dite për raste të dhunës në familje

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje. Rastet e raportuara janë në Fushë-Kosovë, Gjakovë, Malishevë dhe në Viti.

Në rastin e parë në Fushë-Kosovë, një person është në kërkim nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht viktimën grua e më pas i ka dëmtuar edhe makinën viktimës. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari po vazhdon të kërkohet nga organet e rendit.

Ndërkaq, në Viti janë arrestuar dy burra, pasi dyshohet se janë përleshur ndërmjet vete. Gjatë incidentit, njëri prej tyre po ashtu ka sulmuar edhe viktimën tjetër burrë. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje.

Edhe në Gjakovë raportohet se është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar dy viktima, një grua dhe një burrë. Viktima burrë ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dërgohet në ndalim për 48 orë.

Në një rast tjetër, po ashtu në Gjakovë, është raportuar se viktima grua është sulmuar nga e dyshuara grua, e cila është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti i fundit ka ndodhur në Malishevë, ku edhe në këtë rast kemi një burrë të arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar viktimën grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Vdes foshnja që u lind në tualetin e Emergjencës në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj, një foshnje e porsalindur ka vdekur nën dyshimin se nëna e ka lindur në tualetin e Emergjencës. Sipas raportit policor, foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.

Ndërsa me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërkaq, e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

“E dyshuara femër kosovare raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe. Me vendim të prokurorit, foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtejshme hetimore, derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë në Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Të kërkuara