Lajmet

​Policia e Kosovës fillon punën me pajisjet të cilat identifikojnë kundërvajtjet në trafik

Përmes këtyre pajisjeve do të mundësohet shqiptimi i gjobave në mënyrë dixhitale.

Published

on

Policia e Kosovës ka prezantuar “Patrullën inteligjente”, pajisje këto të cilat do të identifikojnë shpejtësinë, mjetet e paregjistruara, personat të cilët janë në kërkim dhe kundërvajtje të tjera në trafikun rrugor.

Përmes këtyre pajisjeve do të mundësohet shqiptimi i gjobave në mënyrë dixhitale.

Forcat e rendit në Kosovë do të fillojnë prej sot përdorimin e këtyre pajisjeve por ndaljet nga policia në trafik do të vazhdojnë deri kur teknologjia të lidhet në tërësi me databazën.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, duke e prezantuar “Patrullën inteligjente” ka pranuar që situata në trafikun rrugor nuk është e mirë ndërsa ka theksuar rëndësinë e dixhitalizimit të komunikacionit.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë se nga sot, përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion do të jenë automjete dhe mjete teknike të cilat totalisht e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Deri sot, ose deri ën kë kohë zakonisht kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit, policia e ka ndaluar kundërvajtësin e ka identifikuar dhe natyrisht e ka shqiptuar masën e dënimit. Në periudhë në vijim identifikimi i kundërvajtjeve do të behet nga vet pajisjet teknike, vet pajisja teknike, sensorët, radarët, kamerat të cilat janë të instaluara në automjetet e bëjnë identifikimin e kundërvajtjeve. Aktualisht deri në momentin kur ne jemi të gatshëm totalisht q të punojmë dhe databazat tona janë të lidhura në mënyrë përfundimtare, ne ende do të bëjmë ndalime, mirëpo do të vjen një moment kur databazat tona të konektohen me automjetet dhe nuk do të ketë nevojë për me ndalu fare por gjoba do të shqiptohet në mënyrë elektronike, ka thënë Mehmeti.

Ai ka treguar se këto pajisje identifikojnë tejkalimin e shpejtësisë, automjetet e paregjistruara, njerëzit apo targat që janë në kërkim, pikët negative si dhe mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë elektronike të cilat pastaj me postë u dërgohen kundërvajtësve.

“Këto pajisje identifikojnë disa nga kundërvajtjet siç është tejkalimi i shpejtësisë edhe nëse automjeti është në lëvizje, mjeti ka teknologji të tillë që në 360 shkallë bën incizim, edhe nëse bëhet shpejtësia në anën e kundërt të lëvizjes, ose nëse është në autostradë atje, krejt ndoshta në shiritin e katërt, prapë automjeti mund ta regjistroj. Të gjitha automjetet që janë të paregjistruara, teknika i identifikon, i bartë në databazë e bën krahasimin dhe natyrisht që do të gjobiten dhe do të hekën nga komunikacioni. Një element tjetër që e identikun kjo teknologji është mundësia e identifikimit dixhital përkatësisht shqiptimit të gjobave dixhitale, teknologjia mundëson me u identifiku kundërvajtja, me u bartë në data bazë dhe me automatizëm me u shqiptu gjoba, gjithashtu e mundëson identifikimin e figurave, ose njerëzve të cilët mund të jenë në kërkim, teknologjia mundëson se e dhëna që është fut paraprakisht në sistem me identifiku gjatë qarkullimit nëpër rrugë kudo në territor të Kosovës. Dhe natyrisht identifikimin e pikëve negative, databaza ia mundëson zyrtarit policor me pas dosjen e çdo njërit që e ndalon”, ka thënë ai.

Drejtori i Policisë ka deklaruar se veturat që përmbajnë këto pajisje do të jenë prezente në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Veturat do të jenë prezentë në të gjitha pjesët e territorit të Republikës së Kosovës, në veri, lindje, jug, në çdo qytet, të mos them në çdo fshat sepse varësisht sa arrijmë për shkak se ju e dini që edhe me patrulla të rregullta ne nuk arrijmë me qenë 24 orë në çdo pëllëmbë sepse është e pamundur pro do të jenë në vende të ndryshme në kohë të ndryshme, konkretisht do të jenë përzëntë edhe në të gjitha komunat veriore të Republikës së Kosovës, jo vetëm të tabelat e regjistrimit të Republikës së Serbisë por edhe të tabelat e regjistrimit që vinë nga Gjermania, Greqia, Turqia, nga ndonjë shtet tjetër, data bazat tona konektohen dhe natyrisht që kushdo që hyn dhe del në Republikën e Kosovës regjistrohet në kufi ju e dini që në kufi regjistrohet numri i çdo automjeti që hyn, kjo konektohen me sistem, bëhet skanimi i tyre dhe identifikohet që X ose Y e ka një gjobë diku”, ka shtuar ai.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se gjatë ditëve të para të implementimit të këtij projekti do të ketë tolerime deri në lidhjen e plotë të teknologjisë me databazën.

Këto pajisje nuk lejojnë që gjobat të kthehen prapa ndërsa të tilla që janë përdorur në rajon kanë arritur të identifikojnë deri në 8 mijë kundërvajtje brenda një dite.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara