Lajmet

​Përsëritet konkursi për guvernator

Konkursi do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2023.

Published

on

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) të martën ka përsëritur konkursin për guvernator të ri, i cili do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2023.

Pas dështimit të përzgjedhjes së guvernatorit nga Kuvendi i Kosovës, procesi kthehet në pikën zero, dhe BQK-ja për herë të dytë ka shpallur konkursin për këtë pozitë. Sipas njoftimit të BQK-së, emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar nga data e emërimit.

“Lista e kandidatëve që kualifikohen nga ana e Panelit do t’i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili do të përzgjedhë një individ. Miratimi dhe emërimi për këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti/ja i/e Republikës së Kosovës në pajtim me nenin 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38.2 të Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në publikimin e fundit të BQK-së.

Ndryshe, procesi i përzgjedhjes së guvernatorit kishte ngecur në Komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, i cili kishte kërkuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca që ta kthej këtë proces në pikën zero.

Ditë më parë edhe shoqëria civile në vend është shprehur e shqetësuar me prolongimin e emërimit të guvernatorit të ri në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Për konkursin e parë deri më 16 dhjetor 2022 ka qenë afati i fundit për aplikim për të gjithë atë që kanë synuar këtë pozitë.

Fillimisht për të qenë në krye të BQK-së kishin aplikuar 11 persona, përfshirë edhe ish-guvernatorin Fehmi Mehmeti.

Përveç tij, për ta drejtuar institucionin më të lartë financiar kanë qenë në garë edhe Nexhat Kryeziu, Shkëndije Himaj, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci dhe Ardian Uka.

Prej tyre, për këtë pozitë u patën kualifikuar katër kandidatë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli dhe Shkëndije Himaj.

Guvernatorit Fehmi Mehmeti i zgjedhur më 15 mars të vitit 2018 i kishte mbaruar mandati më 28 mars të vitit 2023.

Ndërsa, prej 29 marsit, Bashkim Nurboja është emëruar ushtrues detyre i guvernatorit të BQK-së. 

Vendi

Ethet e Champions League: Real Madrid pret Bayernin, Arsenali udhëton drejt Lisbonës

Published

on

By

Sonte nisin përballjet e para të fazës çerekfinale të UEFA Champions League, ku vëmendja kryesore do të jetë në “Santiago Bernabeu” dhe “Jose Alvalade”.

Sipas orarit zyrtar, të dyja ndeshjet pritet të nisin në orën 21:00 dhe premtojnë spektakël mes gjigantëve evropianë.

Real Madrid – Bayern Munich Në Madrid zhvillohet ajo që shumë e konsiderojnë si “finalen para finales”. Real Madridi pret kampionët gjermanë të Bayern Munich në një përballje historike. Trajneri i madrilenëve ka kërkuar mbështetjen maksimale të tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Mynih, ndërsa te Bayerni besojnë te forca e grupit për të befasuar në Spanjë.

Sporting CP – Arsenal Në anën tjetër, Arsenali luan si mysafir kundër Sportingut të Lisbonës. “Topçinjtë” vijnë në këtë ndeshje me një formë të lartë në Evropë, por do të përballen me një Sporting që nuk ka pësuar asnjë humbje në shtëpi gjatë këtij sezoni në Champions. Portugezët synojnë të bëjnë historinë, ndërsa ekipi i Mikel Artetas kërkon të hedhë një hap të sigurt drejt kualifikimit në katërshen më të mirë.

Ndeshjet e kthimit për këto dy çifte do të zhvillohen javën e ardhshme, më 15 prill, ku edhe do të përcaktohen zyrtarisht skuadrat që kalojnë në fazën gjysmëfinale.

Continue Reading

Vendi

Studentë të nivelit Master të Fakultetit Agrikulturë dhe Mjedis në UBT vizitojnë Korçën për inovacionet në pemëtari

Published

on

By

Programi Master i Fakultetit të Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj mësimit praktik dhe ndërkombëtarizimit, duke u ofruar studentëve përvoja të drejtpërdrejta në terren dhe kontakt me praktikat më të avancuara në rajon.

Në këtë kuadër, më 2 dhe 3 prill, studentët e nivelit Master realizuan një vizitë studimore në Korçë, në kuadër të lëndës Pomologji e Avancuar, e ligjëruar nga Prof. Kujtim Lepaja. Vizita u organizua me ftesë të ADAD Malore dhe me mbështetjen e GIZ Albania.

Gjatë kësaj vizite, studentët u përfshinë në aktivitete praktike, trajnime dhe demonstrime mbi masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në prodhimin e frutave, duke reflektuar qasjen bashkëkohore që ofron programi i studimit në UBT.

Ata patën mundësinë të njihen nga afër me Shërbimin e Parashikimit dhe Paralajmërimit të Sëmundjeve dhe Dëmtuesve, një sistem inovativ që ndihmon fermerët dhe ekspertët në menaxhimin efikas të rreziqeve klimatike dhe biologjike.

Në fokus të vizitës ishin:

  • Inovacionet e fundit në pemishtet e Korçës, një nga zonat më të zhvilluara për kultivimin e mollës në rajon;
  • Përdorimi i stacioneve moderne meteorologjike për monitorim dhe paralajmërim të hershëm;
  • Praktikat më të avancuara për menaxhimin e pemëve dhe rritjen e prodhimit në kushte klimatike sfiduese.

Kjo përvojë i mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën reale, duke forcuar kompetencat profesionale dhe duke i përgatitur për tregun e punës në sektorin e bujqësisë moderne.

Programi në UBT është ndër programet më inovative në vend, i orientuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, teknologjive të reja dhe përgatitjes së ekspertëve që i përgjigjen sfidave reale të sektorit agro-mjedisor.

Continue Reading

Vendi

Sekuestrohen tri armë në Malishevë, shoqërohet në polici një person

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është shoqëruar në stacionin policor në fshatin Carravranë të Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në oborrin e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar tri armë, dy karikatorë si dhe 26 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një grua në Prizren

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person është raportuar i zhdukur gjatë ditëve të fundit në Prizren.

Një burrë ka njoftuar policinë se bashkëshortja e tij është larguar nga vendi i saj i punës dhe që nga ai moment nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur mesditën e 4 prillit dhe njësitet policore tashmë kanë nisur hetimet për gjetjen e personit të raportuar si të zhdukur.

Continue Reading

Të kërkuara