Kronikë e zezë

​Përkujtohet regjisorja Vjosa Berisha

Nderime për Vjosa Berishën shprehu edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Published

on

Familjarë, artistë dhe miq të shumtë përkujtuan sot regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha.

Në ceremoninë përkujtimore të Berishës, u vlerësua angazhimi i saj për jetën kulturore në kryeqytet dhe Kosovë.

Fatos Berisha, bashkëshorti i së ndjerës, mes emocioneve, tha se Vjosa ka pasur shpirt luftarak, e cila nuk është dorëzuar asnjëherë para sfidave.

Gjithë ne që jemi këtu e kemi njohur Vjosën, shpirtin e saj luftarak. Ajo nuk është dorëzuar asnjëherë para sfidave. Nuk është dorëzuar as para kësaj sfide, siç tha shoku im në Londër, ‘mos të kishin qenë sfidat, Vjosa nuk do të kishte qenë e tillë’. Ajo edhe ndaj kësaj sfide nuk është dorëzuar”, tha ai.

Bashkëpunëtori më i afërt i të ndjerës, producenti Yll Uka tha se veprat kulturore të Vjosës do të jetojnë përgjithmonë.

Largimi i saj nga kjo jetë është humbje e madhe. Përkujtimi për të është i përhershëm dhe veprat e saj të mëdha do të jetojnë përgjithmonë”, tha ai.

Nderime për Vjosa Berishën shprehu edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Prishtina dhe komuniteti artistik humbën një ikonë, një zë të fuqishëm, një producente të zellshme, një lidere në fushën e artit që me punën e saj të palodhshme e shtroi rrugën e suksesit për shumë gra dhe vajza në këtë vend”, tha Rama.

Ndërsa, Gentiana Pallaska, këshilltarja e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, derisa lexoi letrën e tij, tha se Vjosa Berisha ka lënë prapa një trashëgimi të bujshme profesionale.

Vjosa ka lënë prapa një trashëgimi të bujshme profesionale në prodhim të filmave, programeve, dokumentarëve dhe fushave të ndryshme mediatike. Puna e saj e pandalshme në PRIFEST për të siguruar mbështetje për nismat filmike, të cilat përfunduan duke marrë çmime të panumërta në ekranet më të mëdha botërore”, deklaroi ajo.

Regjisorja dhe producentja, Vjosa Berisha, ndërroi jetë javën e kaluar, pas një sëmundje të rëndë.

Lajmet

Operacioni “Muzgu” në Mitrovicë, konfiskohen armë dhe mbi 110 gramë kokainë

Published

on

Policia e Kosovës ka realizuar operacionin e koduar “Muzgu” në fshatin Kqiq i Madh në Mitrovicë, gjatë të cilit janë kontrolluar një shtëpi dhe një lokal në pronësi të një të dyshuari.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 110.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një revole M57 me dy karikatorë, një pushkë gjuetie, 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër fishekë për pushkë gjuetie, një peshore digjitale, 150 euro, 6 mijë dinarë serbë, dy radiolidhje dhe një shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”.

I dyshuari nuk është gjetur në lokacion gjatë kontrollit, por më vonë është paraqitur në zyrat e Policisë në prani të avokatit mbrojtës.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe armëmbajtjen e paautorizuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shtetasi serb dyshohet se kishte dokument të falsifikuar, lirohet në procedurë të rregullt

Published

on

Një shtetas i Serbisë është intervistuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, pasi dyshohet se gjatë kalimit të kufirit nga Kosova drejt Serbisë kishte në posedim një dokument identifikues të falsifikuar.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2026, rreth orës 17:40. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për falsifikim të dokumentit, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I ofroi para zyrtarit policor, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Rahovec

Published

on

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në fshatin Bernjak të Rahovecit, pasi dyshohet se i ka ofruar para të gatshme një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 09:07. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Foshnja dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, rasti nën hetim

Published

on

Një foshnje është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit nga prindërit e saj.

Rasti është raportuar më 7 shtator 2029, rreth orës 07:00, ndërsa vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara