Lajmet

​Përkujtohet 22-vjetori i masakrës në Lagjen e Boshnjakëve

Published

on

Në 22-vjetorin e masakrës serbe në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila ruan në kujtesë një nga ngjarjet e tmerrshme të luftës së fundit në Kosovë, familjarët e viktimave, përfaqësues të shoqatave, si dhe një numër i qytetarëve, kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore me emrat e viktimave që u vranë nga paramilitarët serbë.

Me këtë rast, Fevzi Beqiri nga “Lagjja e Boshnjakëve”, tha se falangat serbe së bashku me paramilitarë, i kanë tubuar në shtëpinë e Mustafë Sahitit banorët shqiptarë të kësaj lagjeje, duke i plaçkitur fillimisht dhe pastaj pushkatuar.

“Sot 22 vjet u bënë që kriminelët e Serbisë me planifikim kanë dashur të bëjnë pastrimin etnik në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Në mesin e tyre edhe në lagjen tonë kanë ardhur falangat serbe së bashku me paramilitarë, me maska pa maska, i kanë tubuar në shtëpinë e Mustafë Sahitit, tashmë shtëpi Muze e gjenocidit serb, i kanë plaçkitur dhe pastaj pushkatuar”, ka thënë Beqiri.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet më shumë për veriun, sidomos për shtëpinë Muze që të bëjë renovimin e saj, në mënyrë që kjo shtëpi në përvjetorin e ardhshëm të jetë e kompletuar.

Bajram Çerkini, kryetar i Shoqatës së të pagjeturve në Mitrovicë, theksoi se sot përkujtohet krimi një regjimi të kasapit të Ballkanit, ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

“Këtu jemi sot para disa prindërve të cilët i kanë parë me sy të gjitha krimet të cilat janë bërë në këtë vend. Pra përkujtojmë se çka ka ndodhur dhe çka na ka bërë regjimi i një kasapi të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit”, u shpreh Çerkini.

Jahir Bejta, drejtor i Shoqatës profesionale për dëme të luftës në Kosovë, ka bërë thirrje për hartimin e padive kundër xhelatit të Ballkanit. Sipas tij, gjërat do të harrohen nëse nuk shkruhen në letër.

“Gjërat do të harrohen nëse nuk I shkruajmë në letër. Të harrojmë se historia jonë si tekst shkollor do të shkruajë më shumë se një faqe për UÇK-në, andaj ju kisha preferuar që të hartojmë paditë kundër xhelatit”, tha Bejta.

Ai ka apeluar që të hapet sa më parë Shoqata për dëme të luftës në Mitrovicë.

Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre, duke vrarë 23 shqiptarë të pafajshëm të kësaj lagjeje. Shtëpia në të cilën ndodhi masakra, tashmë është shndërruar në Muze. 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria e përmbyll Eurovision 2026 në vendin e 13-të

Published

on

Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e ka përmbyllur Eurovision 2026 me gjithsej 145 pikë, duke u renditur në vendin e 13-të në finalen e madhe.

Performanca e artistit shqiptar u prit pozitivisht gjatë mbrëmjes, duke marrë duartrokitje të shumta dhe reagime të mira nga publiku.

Interpretimi emocional dhe vokali i kontrolluar i Alisit e vendosën Shqipërinë mes performancave që tërhoqën vëmendje gjatë finales, ndërsa kënga “Nan” u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Mbështetja për përfaqësimin shqiptar ishte e dukshme si në sallë, ashtu edhe online, duke e kthyer performancën në një nga momentet më të përfolura të natës.

Fitues i Eurovision 2026 u shpall Bullgaria, e përfaqësuar nga DARA me këngën “Bangaranga”.

Continue Reading

Lajmet

Bullgaria fiton Eurovision 2026

Published

on

Bullgaria është shpallur fituese e Eurovision 2026, pas një finaleje të mbushur me emocione dhe garë të fortë mes vendeve pjesëmarrëse.

Përfaqësuesja bullgare, DARA, triumfoi me këngën “Bangaranga”, një performancë energjike që u vlerësua si nga publiku, ashtu edhe nga juritë profesioniste. Artistja u dallua për prezencën skenike, ritmin dinamik dhe atmosferën që krijoi në arenë.

Bullgaria qëndroi mes favoriteve gjatë gjithë mbrëmjes dhe siguroi pikët vendimtare në fund të votimit, duke arritur fitoren e madhe të këtij edicioni.

Pas shpalljes së rezultateve, delegacioni bullgar festoi në skenë, ndërsa reagime të shumta pati edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e përfundoi garën me gjithsej 145 pikë

Continue Reading

Lajmet

Dizajnerët kosovarë prezantojnë Kosovën në Eurovision përmes modës

Published

on

Kosova është e pranishme në Eurovision përmes krijimtarisë së dizajnerëve të saj, ndonëse nuk merr pjesë si shtet në garë.

Dy dizajnerët kosovarë, Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra, kanë veshur prezantuesen e finales së Eurovision Song Contest 2025, Victoria Swarovski, në skenën që u mbajt në Vjenë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Sahiti ka dizajnuar një fustan në ngjyrë smerald-jeshile me detaje që theksojnë siluetën, ndërsa Xharra është autore e një fustani ngjyrë vjollcë të veshur gjatë mbrëmjes finale.

Kjo prani vlerësohet si një përfaqësim i rëndësishëm i dizajnit kosovar në një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare të muzikës dhe televizionit.

Continue Reading

Lajmet

Alis drithëron skenën e finales së Eurovision 2026 me “Nan”

Published

on

Këngëtari nga Shkodra, Alis Kallaçi, ka dhuruar një performancë të fuqishme dhe plot emocion në finalen e Eurovision 2026, ku u ngjit i pesti në renditje me këngën “Nan”.

Pas paraqitjes së suksesshme në gjysmëfinale, Alis performoi edhe njëherë në skenën madhështore në Vjenë, duke sjellë një interpretim që kombinoi emocionin, energjinë dhe një prezantim unik artistik. Pjesë e performancës ishte sërish aktorja Rajmonda Bulku, e cila me praninë e saj i dha këngës një dimension simbolik dhe emocional, duke theksuar mesazhin për figurën e nënës shqiptare.

Performanca u shoqërua me flamurin kuqezi dhe një atmosferë elektrizuese në sallë, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje dhe brohoritje të shumta. Ekspertët e Eurovisionit e kanë cilësuar Alisin si një nga vokalet më të spikatura të këtij edicioni.

Paraqitja e Shqipërisë në finalen e madhe u konsiderua një moment krenarie për publikun shqiptar dhe një nga performancat më emocionale të natës.

Continue Reading

Të kërkuara