Lajmet

​Pensionistët kërkojnë rritje të pensionit, kritikojnë qeverinë për mospërfillje

Gashi tha se vendi qëndron shumë më keq se shtetet e tjera në rajon, sa i përket vlerës së pensionit.

Published

on

Pensionistët në Kosovë po ankohen se vlera prej 100 eurove e pensioneve nuk po u mjafton t’i mbulojnë shpenzimet e tyre. Ata thonë se ka vite që kanë bërë kërkesë që të ketë ndryshim në ligjin për skemën pensionale, derisa kritikojnë qeverinë aktuale për mos përgjigje në ankesat e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi tha se vendi qëndron shumë më keq se shtetet e tjera në rajon, sa i përket vlerës së pensionit.

“Gjendja e pensionisteve me pensione është si mozomokeq, s’ka më keq ku të shkojë, jemi më së keqi në regjion, më së keqi në Evropë, ndoshta mundet me qenë dikush në Azi ose Afrikë më keq se ne, po them ndoshta se nuk e di. Sepse baza e pensionit tek ne është 100 euro dhe ata që kanë edhe i plotësojnë kushtet për të marr pensionin kontribut pagues është 260 euro dhe kjo po del që është më pak se 10 euro në ditë shpenzime edhe nëse e merr pensionin e kontributeve të realizuar, dhe është tre euro nëse e merr vetëm 100 euro pensionin. Tre euro e ka një byrek në ditë, me një jogurt edhe Zoti të faltë, duhet të ngopen me aq.  Vetëm Kosova i ka pensionet në bazë të trustit pensional, të gjitha i kanë në bazë të ligjit mbi sigurimet pensionale edhe Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Serbia, Bosnja, Kroacia, dhe Sllovenia”, tha Gashi.

Lidhur me këtë, Gashi theksoi se kanë bërë disa kërkesa ndër vite në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe atë të Punës dhe Transfereve, por ato gjithmonë kanë hasur në vesh të shurdhër.

“Kërkesat tona specifike ne i kemi përpiluar në formë të shkruar, ua kemi dërguar, por nuk kanë hasur në vesh që kanë sens të merren me këto gjëra, dhe nuk janë marr me këto çështje fare, dhe ne tri herë ua kemi dërguar kërkesat, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Transfereve, një ia kemi dërguar në vitin 2016, në formë të shkruar, një tjetër ia kemi dërguar diku në vitin 2022, dhe një tjetër dërguar në vitin, para shtatë tetë muajsh, ia kemi dërguar kërkesën pasi e kam marrë unë udhëheqjen e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.  Shtatë nene janë që ka shkelje drastike të drejtave të pensionistëve ne ua kemi dërguar në mënyrë takstative, në mënyrë të shkruar se si duhet të jetë, dhe ata nuk e kanë marrë për bazë asnjëherë kërkesat tona”, theksoi Gashi.

Tutje, i pari nga Shoqata e Pensionistëve të Kosovës kërkon nga qeveria aktuale që të miratohet ligji për sigurimet pensionale, derisa tregoi shumën se sa duhet të rriten pensionet.

“Kjo çështje mund të zgjidhet me një akt, me një veprim, një vendim me një ndërmarrje si të duash quaje, ky zgjidhet me një akt, çka është ajo, me e bërë ligjin për sigurimet pensionale, edhe zgjidhet problemi i pensionisteve. 07:38 Shuma është e definuar me këtë ligjin e keq, është e definuar në mënyrë taksative, sepse neni 14 i ligjit mbi skemat pensionale e obligon qeverinë që çdo fund vit të bëjë vlerësimin e inflacionit për Kosovën, dhe ata prej vitit 2019, që katër vite nuk kanë bërë vlerësim dhe rritje të pensioneve. Po të ishte bërë ajo, tani pensionistët që kanë pensioni bazik që është 100 euro, ish dashtë t’i kenë 250 euro, kurse këta që i kanë në bazë të kontributeve është dashur t’i kenë diku 400 deri në 500 euro”, tha Gashi.

Ndërkaq, meritat për miratimin e projektligjit që heq kushtin që një pensionist t’i ketë 15 vjet stazh pune për të përfituar pensionin kontribut pagues, Gashi ia atribuon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo që iu është njohur që tani duhet t’iu njihet pensioni në bazë ta stazhit sa vite ka kaluar, është meritë, jo që ne e kemi kërkuar, e shumë delegatëve në kuvend të Kosovës, dhe kryesisht të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që kanë potencuar këtë çështje. Tanimë, ata një numër shumë i madh i tyre kanë vdekur, nuk janë më gjallë, dhe nëse ke parasysh që janë diku veç 70 mijë pensionist, një numër i madh i tyre e kanë realizuar sepse i kanë pasur dokumentacionet, tani unë besoj që numri i tyre mund të mbërrijë në dhjetë mijë, që nuk e mbërrin , këta po thonë që ka ndikim në buxhet të përgjithshëm apo në fondin për pensione, nuk është e vërtetë, ajo s’është (60 milionë) as 6 milionë nuk është, por këta po e llogarisin që janë 200 mijë, që nuk janë”, tha Gashi.

KosovaPress ka pyetur Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me kërkesat e pensionistëve, por që deri në momentin e publikimit të lajmit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, në korrik të këtij viti pushteti aktual miratoi ndryshimet në ligjin për pensionet, duke iu mundësuar pensionistëve që janë larguar nga puna në vitet ’90 të përfitojnë nga pensioni kontributpagues në vlerë prej 260 euro.Kjo skemë e re pensionale për personat që u larguan nga puna në vitet ’90 llogaritet se do t’i kushtojë shtetit rreth 60 milionë euro në vit.

Sipas vlerësimeve të Qeverisë së Kosovës, në skemën e pensionit bazik duhet të jenë rreth 70 mijë persona që realisht do të duhej të kualifikoheshin për pensionin parcial kontribut-pagues të moshës.

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK dhe asamblistët e Prishtinës përsëri para Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Published

on

By

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në aksonin tashme të përditshëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 35°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

8-vjeçarja nga Luiziana humb jetën nga “ameba trungrënëse” pas notit në liqen

Published

on

Një vajzë 8-vjeçare nga Luiziana, Lillian Smart, ka humbur jetën pasi u infektua me Naegleria fowleri, një amebë e rrallë e njohur si “ameba trungrënëse”.

Sipas familjes, Lillian nga Ruston ndërroi jetë pak pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të tetë, ndërsa dëmtimet në trurin e saj ishin shumë të rënda.

Departamenti i Shëndetësisë i Luizianës kishte njoftuar më herët për një rast të dyshuar të infektimit me këtë amebë te një banor i zonës, pas notit në liqenin Claiborne, rreth 48 kilometra në veriperëndim të Ruston. Dyshohet se edhe infektimi i vajzës ka ndodhur gjatë notit në ujë të ëmbël.

Naegleria fowleri gjendet zakonisht në ujëra të ëmbla dhe të ngrohta. Infeksioni mund të ndodhë kur uji i kontaminuar hyn përmes hundës dhe arrin në tru.

Autoritetet theksojnë se ameba nuk shkakton infeksion kur uji gëlltitet dhe nuk transmetohet nga personi në person.

Departamenti i Shëndetësisë e ka cilësuar infeksionin si “jashtëzakonisht të rrallë, por pothuajse gjithmonë fatal”.

Në Shtetet e Bashkuara janë raportuar vetëm 180 raste të konfirmuara të infeksionit me Naegleria fowleri nga viti 1937 deri në vitin 2025./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara