Lajmet

​PDK kërkon nga Qeveria të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë

Kabashi-Ramaj në konferencën për medie u shpreh se invazioni rus në Ukrainë po eskalon në përmasa të mëdha.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar nga Qeveria që të ndajë 100 milionë euro për ushtrinë, kjo pas agresionit rus në Ukrainë.

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj në konferencën për medie u shpreh se invazioni rus në Ukrainë po eskalon në përmasa të mëdha e që mund të ketë ndikim në zhvillimet politike edhe në rajon.

“Për ruajtjen e paqes dhe sigurisë Kosova duhet t’i forcojë kapacitet e veta ushtarake. Ne e vlerësojmë krejt legjitime dhe e domosdoshme që në këtë moment kyç për ruajtën e paqes dhe sigurisë Kosova duhet t’i forcojë kapacitetet e veta ushtarake. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga Qeveria që ta sjellë brenda javëve në vazhdim në afat sa më të shkurtër, por gjithsesi brenda këtij muaji rishikimin e buxhetit për vitin 2022, konkretisht kërkojmë nga Qeveria që nga shpenzimet kapitale të parapara për këtë vit të cilat janë për llogaritur në vlerë prej 554 milionë euro, të merren 100 milionë euro dhe të njëjta të ri-destinohen për nevojat e kapaciteteve ushtarake dhe të sigurisë”, tha ajo.

Ajo ka theksuar se dyfishimi i buxhetit për ushtrinë është i rëndësishëm në mënyrë që ushtria e Kosovës të mund të kontribuojë për ruajtën e paqes së sigurisë në vend, në rajon, por edhe më gjerë.

“Në mënyrë që ushtria jonë të jetë e gatshme që t’i kontribuojë ruajtës dhe paqes së sigurisë në vendin tonë, në rajon por edhe më gjerë, dyfishimi i buxhetit për ushtrinë për këtë vit është ndër hapat më të rëndësishmet që kontribuojnë në këtë drejtim. Rruga e Kosovës është shumë e qartë dhe aspiratat tona për anëtarësim në NATO kanë edhe implikime buxhetore, kërkojmë që për çdo vit buxheti i shteti që ndahet për ushtrinë tonë të kap minimum vlerën e 2 % të GDP-së apo bruto produktit vendor konform vendimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s që është marrë në qershor të vitit 2006”, tha ajo.

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Aksident në dalje të Lushnjës, një i plagosur

Published

on

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Lushnjës.

Një automjet tip “Audi” është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës, duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë dhe drejtuesi i mjetit Aleksandro B. ka marrë plagë të shumta, duke u dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan rtsh.al./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara