Lajmet

​PDK kërkon dorëheqjen e Aliut: Qeveria Kurti abuzive dhe jo transparente

Hoxha, kërkoi nga ministri Aliu, që të jap dorëheqje duke lënë mundësinë për hetime.

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Shkak për këtë kërkesë të partisë më të madhe opozitare është siç thonë keqpërdorimi i nëntë milionë eurove nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila ka lidhur 42 kontrata njëburimore, pa konkurrencë dhe pa procedura.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha në një konferencë për media e ka cilësuar pushtetin aktual si abuziv dhe jo transparent.

Sipas saj, Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, për një vit, ka lidhur 42 kontrata për punë shtesë, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta të prokurimit.

Ajo tha se për këto keqpërdorime kanë folur si PDK edhe gjatë muajit prill.

“Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu, për një vit ka lidhur 42 kontrata njëburimore, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të prokurimit, rrjedhimisht 9 milionë euro të taksapaguesve të Kosovës janë dhënë nga pushteti i Albin Kurtit përmes kësaj ministrie në 42 kontrata njëburimore, qofshin ato për punë shtesë apo kontrata të tjera. Pa konkurrencë e pa procedura gjë që shpjegon natyrën e këtij pushteti abuziv, jo transparent dhe që nxit korrupsionin e keqpërdorimin.Kjo padyshim që na lë të mendojmë se mund të jetë një sipërmarrje e dyshimtë korruptive për të cilën ekipet tona të juristëve kanë evidentuar një numër të konsiderueshëm të shkeljeve”, tha ajo.

Hoxha kritikoi Qeverinë për heshtje ndaj këtyre dyshimeve të bazuara dhe theksoi se PDK do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj akterëve të përfshirë në këto afera.

“Nuk ka pasur asnjë përpjekje të vetme serioze nga Qeveria dhe të gjithë akterët e saj dhe ministrat në fjalë për të dhënë shpjegime për dyshimet e kësaj natyre. Pra, as llogaridhënie, as transparencë e as përgjegjësi. Në rrethana të tilla kur një ministri e rëndësishme siç është ajo e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është shndërruar në mjedis ekskluziv për korrupsion e abuzim nga pushteti, dhe kur dyshimet tona të bazuara si dhe dyshimet fakto grafike të prezantuara edhe nga mediat e lira hulumtuese tashmë e kanë nxjerrë në pah atmosferën korruptive që mbretëron në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu, e cila atmosferë ka protagonistë të veçantë me emër e mbiemër, jo vetëm që s’kemi parë llogaridhënie e përgjegjësi, por kemi parë një mësymje të pushtetit për të legjitimuar e amnistuar këta protagonistë, gjë që flet qartë se këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me emra të përveçëm, por më një sipërmarrje politike qeveritare që është e prirur për korrupsion e abuzim“, shtoi Hoxha.

Hoxha, kërkoi nga ministri Aliu, që të jap dorëheqje duke lënë mundësinë për hetime.

“Më e pakta që mund të bëjë ministri Aliu të jap dorëheqje morale dhe të lë mundësi për hetimet në këtë fushë”, u shpreh ajo.

lajme

Kurti takon në Paris emisarin Sorensen: Diskutohet për normalizimin dhe dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Paris, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes.

Gjatë takimit u diskutua për perspektivat e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve me fokus njohjen reciproke, stabilitetin institucional të paszgjedhjeve në Kosovë, si dhe rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon tashmë Kosova pas zgjedhjes së presidentit, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me fokus njohjen reciproke”, u shpreh kryeministri Kurti.

Edhe emisari evropian Sorensen konfirmoi takimin përmes një njoftimi, duke vlerësuar bisedën si të frytshme për përcaktimin e hapave të mëtejshëm në dialog dhe procesin e normalizimit në dobi të qytetarëve dhe rajonit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin francez, Kurti gjithashtu zhvilloi një bashkëbisedim me studentë, ku theksoi pritjet e tij që udhëheqja e re e Serbisë të njohë Republikën e Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova U19 mposhtet nga Belgjika në raundin e dytë kualifikues

Published

on

By

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll e ka nisur me humbje raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2027, pasi u mposht nga Belgjika me rezultat 2:0.

Në ndeshjen e zhvilluar në Skoci, pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo belgët zgjidhën sfidën me dy goditje të shpejta me të filluar pjesa e dytë. Naim Amengai realizoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa Jessie Da Silva dyfishoi epërsinë dy minuta më vonë.

Sfida e radhës për futbollistët e rinj të Kosovës në kuadër të Grupit A2 do të jetë të shtunën kundër nikoqires së turneut, Skocisë.

Në anën tjetër, edhe Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa ndeshjen e ardhshme do ta zhvillojë më 17 nëntor përballë Kazakistanit. Tri ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kalimin në raundin e tretë, me shortin që pritet të tërhiqet më 10 dhjetor. /E.A/

Continue Reading

lajme

Murati prezanton buxhetin për 2027-ën, opozita kritikon investimet kapitale

Published

on

By

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka prezantuar në shqyrtimin e parë para Komisionit për Buxhet Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh shpenzime në vlerë prej 4 miliardë e 268.7 milionë eurosh, të mbështetura nga të hyra prej 4 miliardë e 2 milionë eurosh dhe një deficit fiskal prej 2 për qind.

Gjatë raportimit, ministri Murati theksoi se buxheti reflekton rritjen ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së financave publike, ndërsa arsyetoi rritjen e kostos së jetesës me faktorë dhe tronditje të jashtme gjeopolitike.

“Sa i përket inflacionit, patjetër që është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Kjo ka dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë, e cila ndikoi në tronditjen globale të çmimeve të energjisë, por edhe të ushqimeve, dhe tash së fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në Gjirin Persik”, deklaroi Murati.

Prezantimi u pasua me kritika të ashpra nga anëtarët e opozitës. Deputeti nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, ngriti shqetësimin për ngecjen e investimeve kapitale dhe ndikimin e inflacionit në mirëqenien e qytetarëve, duke iu referuar edhe raporteve që tregojnë se mbi një miliard euro investime të planifikuara kanë mbetur të pashpenzuara gjatë viteve të kaluara.

Seanca u karakterizua edhe nga debati i tensionuar mes ministrit Murati dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi mungesën e një orientimi të qartë strategjik në infrastrukturë, shëndetësi dhe energji, duke vënë në dyshim pasqyrimin e premtimeve qeverisëse në kornizën trevjeçare buxhetore.

“S’je i interesuar sepse je mashtruesi më i madh që ka pasur ky vend… Buxheti nuk është një plan kontabël, është një dokument strategjik”, u shpreh Hoti gjatë përplasjes direkte me ministrin e Financave.

Sipas planifikimit të ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, për paga janë paraparë 1 miliard e 84.9 milionë euro, për subvencione dhe transfere 1 miliard e 446 milionë euro, ndërsa për investime kapitale është alokuar shuma prej 1 miliard e 70 milionë eurosh. Projektligji pritet të vazhdojë procedimin në komisionet e linjës për shqyrtim të mëtejshëm. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara