Sport
Pasojat në aspektin sportiv për Rusinë
Tashmë janë marr vendime të rëndësishme që sanksionojnë Rusinë edhe në botën e sportit.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNdërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka pasoja edhe në botën e sportit.
Tashmë janë marr vendime të rëndësishme që sanksionojnë Rusinë duke filluar nga UEFA dhe FIFA e deri tek reagimet e shumta të klubeve dhe sportistëve që kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj situate të krijuar.
Më poshtë po rendisim vendimet që deri më tash janë marrë përkitazi me situatën e krijuar.
Pritet përjashtimi i skuadrës ruse Spartak Moska nga Liga e Evropës
UEFA do të shpallë sot përjashtimin e Spartak Moskës nga Europa League për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë. Këtë e raporton edicioni online i gazetës gjermane “Bild”. Klubi rus duhet të ishte përballur në fazën e 1/16-të me Leipzigun-un (ndeshja e parë më 10 mars, ajo kthyese më 17), që në këtë pikë do të shkojë direkt në çerekfinale të eventit pa dalë në fushë fare.
Kërkohet përjashtimi i Bjellorusisë dhe Rusisë nga Kampionati Botëror i Hokejit në akull
Finlanda dhe Zvicra i kanë kërkuar Federatës Ndërkombëtare që të përjashtojë Rusinë dhe Bjellorusinë nga Kampionati Botëror i Hokejit në akull të planifikuar për në maj në Helsinki dhe Tampere. Presidenti i Shoqatës Finlandeze të Hokejve, Harri Nummela, tha të hënën se kishte biseduar me IIHF me bazë në Cyrih për të përjashtuar të dy vendet nga ky sport.
Federata Shqiptare ka deklaruar se nuk do të luajë kundër Rusisë në garat e ardhshme të futbollit
Shqipëria ka njoftuar gjithashtu se nuk do të luajë kundër Rusisë në garat e ardhshme të futbollit. Rusia dhe Shqipëria pritet të takohen dy herë në qershorin e ardhshëm në turneun e futbollit të UEFA Nations League. Grupi përfshin gjithashtu Islandën dhe Izraelin. Dy skuadra të tjera skandinave, Norvegjia dhe Danimarka kanë shprehur nga ana e tyre mbështetje për pozicionin e Polonisë, Suedisë dhe Republica Cena në kërkesën për të përjashtuar Rusinë nga Playoffs për Kupën e Botës 2022 në Katar.
Gjithashtu edhe Zvicra dhe Anglia kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të luajnë ndeshje futbolli me Rusinë
Gjithnjë e më shumë po rritet fronti i federatave të futbollit që nuk kanë ndërmend të përballen me Rusinë në ndeshje zyrtare dhe jozyrtare, pas agresionit ushtarak ndaj Ukrainës. Më të fundit janë federata angleze dhe federata zvicerane e futbollit.
Schalke 04 ndërpret bashkëpunimin me sponzorin Grasprom, gjigantin rus të gazit
Tani është zyrtare, klubi gjerman i futbollit Schalke 04, i cili luan në divizionin e dytë, ka mbyllur partneritetin me gjigantin rus të gazit Gazprom, pas pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse. “Bordi i FC Schalke 04, në marrëveshje me bordin mbikëqyrës, ka vendosur të ndërpresë kontratën me Gazprom para se të skadojë”, njoftoi klubi në faqen e internetit. Klubi kishte vendosur tashmë javën e kaluar të fshinte emrin e Gazpromit nga fanellat për ndeshjen e ligës të së shtunës.
ITF anulon turnet e tenisit në Rusi
Për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka njoftuar se ka anuluar për një kohë të pacaktuar të gjitha turnetë ITF të planifikuara të mbahen fillimisht në Rusi.
Sport
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Published
20 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Zhgënjimi pas humbjes së Kosovës dhe mosrealizimit të ëndrrës u reflektua qartë edhe në fytyrën e yllit kosovar, Edon Zhegrova.
Bashkëlojtari i tij te Juventus, Kenan Yildiz, ndërpreu festën me skuadrën e tij për t’u afruar dhe për ta ngushëlluar Zhegrovën. Ky moment i ndjerë u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Vetë ylli turk reagoi më pas në Instagram, duke postuar një fotografi ku shfaqej duke e ngushëlluar Zhegrovën pas përfundimit të ndeshjes, duke treguar solidaritetin dhe respektin mes futbollistëve.

Sport
Arijanet Muric: “Kemi rikthyer shpresën, koha jonë do të vijë”
Published
22 hours agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ka ndarë një mesazh emocionues pas përfundimit të ndeshjeve të fundit, duke theksuar krenarinë për ekipin dhe mbështetjen e tifozëve.
Ai u shpreh i lumtur që është pjesë e një grupi të bashkuar dhe luftarak:
“Jam jashtëzakonisht krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe që zbres në fushë me një grup kaq të guximshëm dhe të bashkuar lojtarësh”.
Muric theksoi rëndësinë e këtij rrugëtimi për ekipin dhe falënderoi të gjithë tifozët për përkrahjen:
“Ky rrugëtim ka qenë gjithçka për ne dhe dua të falënderoj të gjithë në vendlindje dhe kudo në botë për besimin dhe mbështetjen tuaj”.
Portieri kosovar nënvizoi se arritjet e skuadrës shkojnë përtej rezultateve në fushë:
“Në futboll, ne fitojmë dhe humbim së bashku, por ajo që kemi arritur shkon përtej rezultateve. Ne i kemi dhënë popullit tonë shpresë përsëri”.
Në fund, ai pati edhe një mesazh motivues për brezat e rinj:
“Për brezin e ardhshëm, ky është vetëm fillimi. Ëndërroni më shumë, punoni më fort dhe vazhdoni të besoni. Koha jonë do të vijë!”.
Lajmet
Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, hapet rruga për organizimin e ngjarjes madhore
Published
1 day agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Qeveria e Kosova ka miratuar projektligjin për organizimin e Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit sportiv dhe afirmimit ndërkombëtar të vendit.
Institucionet e kanë cilësuar këtë nismë si projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar, që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe rritjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare.
Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë strategjike të projektligjit, duke nënvizuar standardet që synohen me organizimin e kësaj ngjarjeje:
“Ky projektligj, i bazuar në marrëveshjen për organizimin e Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, është projekt me interes të lartë publik dhe kombëtar. Ai garanton që organizimi i kësaj ngjarjeje madhore të bëhet me përgjegjësi të plotë institucionale, me standarde të larta transparence, integriteti dhe menaxhimi efikas të fondeve publike. Ky është një investim në rininë tonë, në sportin tonë dhe në imazhin ndërkombëtar të shtetit”.
Nga ana tjetër, ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dha detaje mbi aspektin financiar dhe organizativ të projektit:
“Përmes këtij ligji, qeveria do të miratojë shfrytëzimin e fondeve publike në shumën prej të paktën 253 milionë euro. Burimi kryesor i financimit do të jetë buxheti i shtetit, ndërsa projektligji rregullon edhe kompetencat e institucioneve përkatëse, përfshirë Komitetin Olimpik të Kosovës dhe komunat që do të përfshihen në organizim”.
Projektligji përcakton qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore, duke krijuar një kornizë të plotë ligjore për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive.
Pas votimit në Kuvend, pritet të nisin përgatitjet konkrete për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me synimin që Kosova të radhitet ndër organizatorët e rëndësishëm të eventeve sportive ndërkombëtare.
Kulturë
Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls
Published
1 day agoon
April 3, 2026By
UBTNews
Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.
Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix Suns në United Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.
Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.
Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.
Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.
Përdorimi i minave tokësore në luftë: Rasti i Kosovës dhe vazhdimësia e rrezikut
Profesori John Doone: Në Gjilan zhvillohen ushtrime për tërmete, por Kosova ende nuk ka sistem të plotë të edukimit për emergjenca civile
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 4 prill, në vitet nëntëdhjetë
LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend
Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët
Emocione të forta,Kenan Yildiz publikon fotografi me Edon Zhegrovën
Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë
Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt
Artemis II nis rrugën drejt Hënës pas ndezjes së motorit final
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
