Lajmet

​Pasi e sulmoi, Rusia merr në kontroll termocentralin bërthamor në Ukrainë

Udhëheqësit botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë.

Published

on

Rusia mëngjesin e kësaj të premte sulmoi termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhzhias në Ukrainë. Por që pas bombardimeve, Rusia ka marrë kontrollin e termocentralit. Autoritetet thonë se objekti tani është i sigurt dhe nivelet e rrezatimit janë normale.

Udhëheqësit botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë dhe presidenti i Ukrainës akuzoi Rusinë për “terror bërthamor”.

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të ndalen menjëherë”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se sulmi “i pamatur” mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”. Të tre liderët folën me presidentin e Ukrainës ,Volodymyr Zelensky në telefon.

Ndërkohë, Zelensky tha se Rusia dëshironte një përsëritje të Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të keqe bërthamore në botë në vitin 1986.

“Nëse do ketë një shpërthim, ai është fundi i gjithçkaje. Fundi i Evropës”, tha ai.

Në një video nga centrali bërthamor shihen shpërthime që ndriçonin qiellin natën dhe shkaktonin shtëllunga tymi.

Sipas inspektoratit bërthamor të Ukrainës, ndërtesat rreth njërës nga gjashtë njësitë e energjisë të uzinës janë dëmtuar por pa ndikuar në sigurinë e tij.

Punëtorët e uzinës thanë se zjarri – i cili që atëherë është shuar – shpërtheu në një ndërtesë trajnimi jashtë perimetrit të uzinës dhe se vetëm një nga gjashtë reaktorët e uzinës ishte funksional.

Një banor që jeton aty pranë tha se pa ushtrinë ruse duke sulmuar vendin. “Është thjesht terrorizëm… Është shqetësues jo vetëm për rajonin tonë, por për Ukrainën dhe mbarë botën”, tha Kirill Dovzhik për BBC.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), tha se zjarri nuk kishte prekur pajisjet “thelbësore” të uzinës dhe nuk kishte rritje të niveleve të rrezatimit.

Por IAEA tha se ishte në “modalitet përgjigjeje të plotë 24/7” për shkak të “situatës serioze” në termocentral.

Shërbimet e urgjencës ukrainase thanë se fillimisht u bllokuan për të shkuar në vendin e zjarrit, duke bërë që presidenti Biden t’i bëjë thirrje publikisht Rusisë që të lejojë zjarrfikësit të hyjnë në vend.

Boris Johnson tha se do të kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten lidhur me sulmin.

Lajmet

Podujevë: Konfiskohen mbi 80 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Published

on

By

Mbi 80 kilogramë marihuanë janë konfiskuar në një aksion të Anti-drogës të koduar “Bregdeti”.

Fillimisht mbrëmë rreth orës 23:00 në një kamion në Merdarë të drejtuar nga H.S, janë gjetur 76 kilogramë e 800 gramë marihuanë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ai dha edhe detaje tjera, ku tha se në asistencën e Njësitit për Reagim të Shpejtë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1 armë me pesë fishekë të kalibrit 9mm; 2 vetura, një kamion; 1 telefon celular; dhe para në vlerë 2 mijë 950 euro.

Gashi theksoi se operacioni vazhdoi edhe sot, ku janë bastisur edhe dy lokacione, përkatësisht shtëpitë e dy të dyshuarve të tjerë, në fshatin Godishnjak të Podujevës.

Aty janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë; 2 vetura; 2 telefona celularë; thasë najloni të zbrazur ngjyra e zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin e narkotikëve; dhe një armë zjarri me gaz e modelit “Signasauer”.

Derisa ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

SHBA dhuron skaner për Doganën e Kosovës, do të vendoset në pikën kufitare në Merdare

Published

on

By

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

Continue Reading

Lajmet

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes të presidentit amerikan Donald Trump në një ceremoni që është mbajtur të enjten në Davos të Zvicrës.

Para nënshkrimit, Osmani ia ka zgjatur dorën Trumpit dhe kanë biseduar për pak sekonda.

Nënshkrimin për të qenë pjesë e këtij Bordi sot e kanë dhënë rreth 35 nga 50 vende të ftuara. Por asnjë nga aleatët e Evropës Perëndimore.

Bordi i Paqes është organ i ri ndërkombëtar i iniciuar nga Trumpi, i cili synon mbikëqyrjen e zbatimit të planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës.

Sipas planit të paqes të Trumpit për Gazën, Bordi i Paqes përshkruhet si një “organ i ri ndërkombëtar tranzitor”, i cili do të ndihmojë në mbikëqyrjen e rindërtimit të enklavës palestineze. Anëtarët e këtij bordi pritet të jenë udhëheqës botërorë, me presidentin Trump në krye.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka mbështetur zyrtarisht krijimin e Bordit të Paqes përmes një rezolute të hartuar nga SHBA-ja në muajin nëntor, duke i dhënë këtij mekanizmi peshë dhe legjitimitet ndërkombëtar.

Sipas statutit të propozuar, Bordi i Paqes synon të “sigurojë paqe të qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti”, jo vetëm në Gazë, duke bërë thirrje për krijimin e “një organi ndërkombëtar për ndërtimin e paqes më fleksibël dhe më efektiv”.

Lista e shteteve të ftuara përfshin Britaninë e Madhe, Rusinë dhe vende të tjera. Deri tash, Franca, Norvegjia, Britania e Italia kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Disa shtete kanë shprehur skepticizëm, edhe për shkak të kostos financiare. Për të siguruar një vend të përhershëm në Bordin e Paqes, secili shtet do të duhej të paguante më shumë se një miliard dollarë brenda vitit të parë për financimin e funksionimit të këtij organi, ndonëse ekziston mundësia e anëtarësimit pa pagesë për një mandat trevjeçar.

Continue Reading

Lajmet

Kryetari i Prishtinës takon ambasadorin francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

Published

on

By

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve.

Në fokus të takimit kanë qenë fushat me interes të përbashkët, përfshirë arsimin, kulturën dhe zhvillimin e qytetit.

Rama ka vlerësuar lart partneritetin me Francën, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për Kryeqytetin dhe për Kosovën në përgjithësi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se partneritetet e qëndrueshme ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe krijojnë mundësi të reja për qytetarët e Prishtinës.

“Bashkëpunimi me Francën mbetet një partneritet i rëndësishëm për Kryeqytetin dhe Kosovën. Sot mirëprita Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot, me të cilin diskutuam për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Të kërkuara