Lajmet

​Partitë opozitare lëshojnë mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky veprim është arrogant.

Published

on

Partitë opozitare kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky veprim është arrogant.

“Sot si grupe parlamentare opozitare të kryesisë, në shenjë revolte kemi lëshuar mbledhjen e kryesisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Ky është një vendim arrogant, i cili cënon të drejtën e 25 mijë mësimdhënësve. Në fillim të mbledhjes thamë se nuk do të marrim pjesë. Do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe Enis Spahiu. Në këtë moment është vetëm duke u dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale”, ka thënë ai.

Shefi i GP-së të LDK-së, Arben Gashi theksoi se qeveria në mënyrë arbitrare nuk po realizon këto pagesa për 25 mijë mësimdhënësit.

“Ministria e Arsimit dhe qeveria po pamundësojnë marrjen e pagave dhe po vështirësojnë jetën e mësimdhënësve. Qeveria nuk ka vendim për mos pagesë, duhet të nxjerret vendim. Mos pagesa të cilën po e bën qeveria e Kosovës ështe veprim arbitrar. Seanca është nesër, dhe pikë e rendit të ditës është interpelanca, ne do të jemi aty”, ka shtuar ai.

Shefja e shumicës parlamentare, Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka pësuar një lëndim fizik.

Vendi

Nafta shtrenjtohet në 1.89 euro për litër

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve për datën 10 prill 2026. Sipas njoftimit, çmimet kanë shënuar rritje, duke reflektuar paqëndrueshmërinë në bursat ndërkombëtare:

  • Nafta (Dizel): 1.89 euro/litër
  • Benzina: 1.47 euro/litër
  • Gasi: 0.82 euro/litër

Kjo rritje vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe boshtit SHBA-Izrael. Lufta, e cila ka nisur që prej fundit të shkurtit 2026, ka shkaktuar ndërprerje masive të furnizimit, veçanërisht për shkak të bllokimit të pothuajse plotë të Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës botërore.

Edhe pse ditëve të fundit ka pasur një marrëveshje armëpushim dyjavor të propozuar nga SHBA, çmimet në pompat e Kosovës mbeten të larta.

Ekspertët paralajmërojnë se për sa kohë tensionet ushtarake mbeten aktive dhe rrugët detare të pasigurta, kostoja e transportit dhe energjisë do të vazhdojë të rëndojë xhepat e konsumatorëve globalë, përfshirë edhe ata në vendin tonë.

Continue Reading

Lajmet

Sot mblidhet Kuvendi: Rezoluta për vlerat e luftës dhe marrëveshjet ndërkombëtare në qendër të debatit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë plenare të shoqëruar me tensione politike dhe mungesë konsensusi për rendin e ditës. Përplasja kryesore po ndodh mes PDK-së, që kërkon që rezoluta për “mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës 1998–1999” të jetë pika e parë, dhe LVV-së, e cila kërkon harmonizim paraprak dhe radhitjen e saj si pikë të fundit.

Ky bllokim ka lënë pezull edhe katër marrëveshje ndërkombëtare financiare që dështuan të miratoheshin në seancën paraprake. Ndërsa opozita (LDK dhe AAK) mbështet rezolutën e PDK-së, LVV insiston që temat nacionale të mos trajtohen si parciale.

Rendi i ditës i paraparë për këtë seancë:

  1. Miratimi i rendit të ditës.
  2. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës.
  4. Pyetjet parlamentare.
  5. Votimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (Projekti i Sektorit Financiar).
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim.
  7. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë me KfW për Energji dhe Klimë.
  8. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit 2.0).
  9. Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftës dhe koston e jetesës.
  10. Zgjedhja e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
  11. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.
  12. Propozimi i PDK-së dhe AAK-së për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Continue Reading

Vendi

Ferizaj: Sulmohen policët në krye të detyrës, një i arrestuar dhe një zyrtar i lënduar

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës është raportuar një incident i rëndë në Ferizaj, ku tre persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes rreth orës 22:10, ku si pasojë e rezistencës dhe sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Njëri nga të dyshuarit, i cili ndodhej në gjendje të dehur, është arrestuar menjëherë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë liruar dhe do të ndiqen në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si kanosje dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Continue Reading

Lajmet

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme.

Sipas raportit lidhur me këto raste janë arrestuar katër persona.

Në Drenas është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur një grua, e cila ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjashëm, në Podujevë dhe Kamenicë, dy persona janë dërguar në mbajtje nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje ndaj viktimave.

Në Mitrovicën e Jugut, një person nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht një grua, e cila ka marrë ndihmë mjekësore, mirëpo i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Pejë po ashtu është raportuar një rast i kanosjes ku i dyshuari po hetohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Vushtrri policia po vazhdon hetimet për një rast tjetër të dhunës ku viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor. Të gjitha rastet janë iniciuar në koordinim me prokuroritë përkatëse.

Continue Reading

Të kërkuara