Kronikë e zezë

​Paraburgim për 50 vjeçarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 6 vjeçaren

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.M, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një 6-vjeçarje në Prishtinë.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale,ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.

Komunikata e plotë:

Është caktuar masa e paraburgimit kundër të pandehurit H.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm seksual.

Prishtinë 29 korrik 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti pë Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm seksual nga neni 229 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit H.M masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Zjarri përfshin 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh intervenimi

Published

on

By

Një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh e mbjellë me pisha është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në Prizren, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 për shkaqe ende të panjohura. Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë ekipet e zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga banorët lokalë, të cilët pas disa orësh përpjekjesh kanë arritur ta lokalizojnë vatrën e zjarrit.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në sipërfaqet e pyllëzuara. Policia vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Viti

Published

on

By

Një person është shpallur i zhdukur në Viti, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti në Polici është raportuar nga një familjar i të zhdukurit.

Ndërkaq, rasti po hetohet nga ekipet relevante. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shpërthen një granatë në një oborr në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë, pasi persona të panjohur kanë hedhur një mjet të dyshuar shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë, në oborrin e një shtëpie.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është denoncuar nga dy burra. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në muret e dy shtëpive si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime intenzive. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara