Lajmet

​Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Osmani ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes nga Japonia për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu priti në takim ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani, me ç’rast kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidentja e ka falënderuar ambasadorin Mizutani për mbështetjen e deritashme japoneze ndaj Kosovës, përfshirë rritjen e numrit të bursave për studentët kosovarë nga qeveria japoneze, si rezultat i diskutimeve gjatë vizitës së në Tokio vitin e kaluar, thuhet në komunikatë për media.

Kosova dhe Japonia ndajnë vlerat dhe parimet e njëjta në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe çështjet botërore, prandaj presim bashkëpunim edhe më të gjerë edhe ne sfera të tjera“, ka thënë Osmani.

Ambasadori Mizutani vlerësoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës karshi luftës së paprovokuar të Rusisë në Ukrainë me sanksione kundër Rusisë, si dhe qëndrimin stoik me popullin ukrainas, duke thënë se demokracitë duhet të qëndrojnë të bashkuara.

Në vazhdën e mbështetjes japoneze, organizata japoneze JICA, i ka dhuruar komunave të Kosovës një donacion me kamionë të mbeturinave, teksa Japonia nëpërmjet kësaj organizate vazhdon të implementojë dhjetëra projekte në fushën e arsimit dhe mjedisit.

Osmani ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes nga Japonia për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Lajmet

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës

Published

on

By

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt.

Gjatë takimit, drejtori Hoxha i informoi mysafiret për strukturën organizative të Policisë së Kosovës, sukseset e arritura në luftimin e krimit dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat është përballur Policia gjatë viteve të fundit.

Sipas njoftimit të Policisë, në fokus të diskutimit ishte edhe bashkëpunimi ndërkombëtar policor, ku u theksua nevoja për konkretizimin e një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet dy policive, që do të mbulojë fusha të rëndësishme si luftimi i krimit të organizuar, kontrabanda, trafikimi me qenie njerëzore, migrimi i paligjshëm dhe krimet kibernetike.

Takimi u përmbyll me zotimin e ndërsjellë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të sigurisë dhe luftimit të formave të ndryshme të kriminalitetit që prekin të dy vendet./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama për vrasjen e gjyqtarit: Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon përgjigjen më ekstreme

Published

on

By

Kryeministri në Shqipëri, Edi Rama ka reaguar pas krimit brenda një salle të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku i vrarë mbeti gjyqtari Astrit Kalaja, dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Përmes një postimi në “X”, ai thotë se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje e punonjësve të sigurisë nga administrata e gjykatës, duke përjashtuar çdo përfshirje të Policisë së Shtetit – në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Tutje, Rama shprehet se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan tutje kryeministri shqiptar./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Murati: Vendimet për studentët nuk lidhen me zgjedhjet, janë zotime të dhëna që në fillim të vitit

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se masat e miratuara për studentët, përfshirë bursën e mobilitetit dhe ndarjen e shumës së menjëhershme prej 100 eurove, nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet e 12 tetorit, por janë zotime të bëra që në fillim të këtij viti.

Murati tha se shpërndarja e mbështetjes është lidhur me nisjen e vitit akademik dhe se masa e tillë është zbatuar edhe më parë.

Viti akademik fillon këtë muaj; po të kishte filluar më herët, do t’i jepnim më herët. Bursa e mobilitetit është dhënë si premtim që në janar të këtij viti. Ndërlidhja është bërë me vitin akademik. Edhe ndarja e menjëhershme, as kjo nuk është hera e parë që bëhet; së paku në dy vite radhazi ka qenë mbështetje e tillë për të gjithë studentët,” tha Murati./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara